Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut.Prej tyre: 102 për tejkalim të shpejtësisë, 25 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 të tjera për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 2 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve. Janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 gjoba janë shqiptuar për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 6 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.…
Author: almakos
Nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar se në aksidentin e sotëm në rrugën Elbasan-Peqin në Shqipëri ka ndërruar jetë një fëmijë 8 vjeç nga Gostivari, përcjell TV21. Nga MPJ shtojnë se dy personat tjerë në veturën e aksidentuar me targa të Gostivarit janë jashtë rrezikut për jetë.’ “Ju njoftojmë se sot, më 17 qershor, në magjistralen Elbasan-Peqin, Republika e Shqipërisë, ka ndodhur aksident i rëndë trafiku, ku ka humbur jetën fëmija 8 vjeçar, A. K. nga Gostivari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy bashkëudhëtarët, T. D. dhe R.K. janë jashtë rrezikut…
Një veturë me katër persona është aksidentuar sot në rrugën Shkup – Prishtinë, si pasojë e të cilit ka rënë në lumin Lepenc, në afërsi të tunelit. Nga vendi i ngjarjes shihet se ka të lënduar dhe prezent është policia e Maqedonisë dhe ndihma e shpejtë. Për momentin janë krijuar kolona të gjata. Pritet që policia të përditësoj me informacione për të lënduarit nga ky aksident. MARKETING
Në 24 orët e fundit Qendra e Menaxhimit të Krizave ka raportuar për dalje nga shtrati të lumenjve më të vegjël në të gjithë vendin pas reshjeve të dendura të shiut. Përmbytje të rrugëve dhe rrëshqitje të dheut në rrugë janë shënuar në disa qytete dhe fshatra të Maqedonisë verilindore dhe veriperëndimore. Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në Tetovë njoftuan se lumi Lakavica është derdhur në fushat e fshatit Turçanë. Lumenjtë “Kriva Reka” dhe “Kiselicka Reka” në Krivapallankë mbrëmë kanë shkaktuar dëme të mëdha, janë rrëmbyer urat për këmbësorë, janë përmbytur banesat e qytetarëve. Komuna e Kriva Pallankës bëri…
Pas shtatë orësh është hapur rruga magjistrale Prilep-Gradsko, rrugë e cila që nga mëngjesi i sotëm ishte e pakalueshme për shkak të derdhjes së lumit Reaçka, por edhe për shkak të rrëshqitjes së dheut. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut herët në mëngjesin e sotëm një sasi e madhe uji është grumbulluar në rrugën afër vendit të quajtur “Motel Drenovë”, ndërsa te “Pletvari” përballë tuneleve ka rrëshqitje dheu dhe rënie guri. Ndryshe në fshatin Pçinja në Kumanovë është grumulluar pemë dhe degë nën urën e lumit Pcinja. Por për momentin nuk ka rrezik për derdhjen e lumit apo…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë. “Ju uroj shëndet dhe shumë suksese të reja në të ardhmen. E di që Ju presin shumë arritje të reja në planin personal dhe profesional, sepse jeni gjeneratë ambicioze e cila do të sjellë përfitime të mëdha për vendin dhe për prosperitetin e përgjithshëm social dhe ekonomik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me këto fjalë ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e…
Më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e Liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen shumëvjeçare mes dy vendeve dhe hapi rrugë për perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale. Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke pretenduar se janë bullgare. Pesë…
Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, sot kreu inspektim gjatë punëve ndërtimore në pjesën e rrugës 38 “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Komunën e Shuto Orizarës, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Nga Qyteti informojnë se me urdhër të tyre, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” kanë filluar me aktivitetet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës 38 në Komunën e Shuto Orizarës në një gjatësi prej 450 metra në një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. “Me realizimin e këtij projekti, qytetarët e Shuto Orizarës do të marrin një infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në kumtesë.…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që edhe përkrah çmimeve të larta, pushimet e tyre verore ti bëjnë në vende të ndryshme, disa brenda vendit e disa të tjerë jashtë vendit. Qytetarët e intervistuar nga TV SHENJA, thonë se këtë vit kostoja e pushimeve verore do t’iu kushtojë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Por, ky fakt nuk i ndalon ata që ta shfrytëzojnë verën për pushime. QYTETARJA “Po, po do të shkoj. Çmimet janë pak më të larta nga viti I kaluar, me aq sa jam e informuar. Dua të shkojë se është koha e mirë…
Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në panelin e organizuar në Forumin e Prespës për Dialog, ka kritikuar politikanët që nuk e mbështesin idenë e “Ballkani i Hapur”, duke thënë se kufinjtë mes shteteve të Ballkanit duhet të hiqen pasi ata tashmë janë vatër e korrupsionit.“Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur” sepse nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të thotë imagjinoni. Atëherë si mund të ekzistojë BE-ja, sepse ku është kufiri mes Portugalisë dhe Greqisë, ku është kufiri mes Bullgarisë dhe Suedisë, do të thotë e sheh…
“Bujar Osmani nuk ka kredibilitet për të negociuar për identitetin tim maqedonas”, tha sot nga Vatasha kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, pas deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk do të bllokojë Maqedoninë e Veriut.“Ai nuk mund të më thotë se çfarë dhe si mendon Bullgaria. Në të kaluarën, në vend që të tregojë respekt elementar si Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i ka munguar dhe jo vetëm që nuk ka respektuar, por edhe e ka shkelur. Unë do ta këshilloj Osmanin, të këshillojë ministrin e ri të…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 21 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, pesë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. “Janë vendosur 14 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, dy sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët…

