Author: almakos

Me shumicë votash të stafit akademik të 13 fakulteteve, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës, për mandatin e ardhshëm trevjeçar, 2023 – 2026. Pas marrjes së rezultateve për realizimin e votimit të sotëm për zgjedhjen e Rektorit, të dorëzuara nga komisionet e njësive akademike, Komisioni qendror universitar i zgjedhjeve i ka kontrolluar dhe përmbledhur rezultatet e votimit për të gjitha njësitë e UT-së. Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 334 anëtarë të këshillave mësimorë-shkencorë të fakulteteve. Gjatë procesit të votimit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 302 votues, ku kandidati Prof. Dr. Jusuf Zejneli…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler thotë se përveç Ramiz Merkos, në “listën e zezë” të SHBA-së do të ketë edhe emra të tjerë. Ageler tha se procesi i shpalljes të një personi “non grata” bëhet me kujdes dhe bazohet në fakte. Ageler “Vetëm të shtoj se këto emërtime marrin kohë, ndiqen nga afër nga një proces ligjor i rishikimit, nuk merren lehtë, nuk merren shpejtë dhe në një moment të caktuar shqyrtohen një numër i emrave, pasi zyra jonë ligjore në SHBA dhe zyrat tjera rishikojnë faktet”. E pyetur se kur pritet të shpallen emrat e tjerë, Aggeler tha…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk specifikon se kur do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për amvisëritë. Siç tha ai sot, vendimin për këtë duhet ta marrë rregullatori dhe Qeveria është këtu për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme. Sipas Bytyqit, situata në sektorin energjetik po monitorohet me kujdes dhe po bëhen analiza, pasi siç tha ai, periudha në vijim është e pasigurt, ndërsa po vjen edhe dimri i ri. “Ishim me fat që me të gjitha kapacitetet mundësuam ta kalonim mirë dimrin e kaluar, pavarësisht shpenzimeve të mëdha buxhetore për mbështetjen e sistemit…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, sot në kazermën në Shtip “Jane Sandanski” do të mbajnë fjalim në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të lehta JLTV, të cilat janë pjesë përbërëse e pajisjes së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të Armatës do të marrin pjesë edhe anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri. Pas fjalimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është parashikuar të realizohet edhe një stërvitje e shkurtër me…

Lexo më Shumë

SPB Shkup edhe dje ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 271 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa, nga të cilat 87 masa për tejkalim të shpejtësisë, 26 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 36 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara. Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Strugës Ramiz Merkos, pasi ky u fundit u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ja reagimi i plotë i Lëvizjes Besa: Ramiz Merko në listën e zezë Amerikane, të jep dorëheqje sa më shpejtë! Ajo për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tashmë një kohë të gjatë, se kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë përveç se një Qeveri e krimit dhe korrupsionit, sot u vërtetua edhe nga partneri jonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vënia në listë të zezë e kreut të Strugës Ramiz Merko, është shembulli tipik…

Lexo më Shumë

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, ka kërkuar shtyrjen zyrtare të votimit për raportin në PE, i cili ishte planifikuar për në fund të qershorit, kumtuan nga shërbimi për shtyp i Quçuk. “Jam i bindur se periudha e ardhshme para votimit të raportit do të jetë një test serioz për elitën politike në Maqedoninë e Veriut dhe do të masë gatishmërinë e vendit për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, përmes zbatimit të ndryshimeve të nevojshme kushtetuese. Përndryshe, kritikët që nuk besojnë në aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut mund të rezultojnë të kenë të…

Lexo më Shumë

Forca vendase dhe të huaja po përpiqen të ndalojnë përparimin drejt Bashkimit Evropian. Kështu deklaronë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. I pari i qeverisë edhe një herë theksoi se në Maqedoninë e Veriut  dhe jashtë saj ka forca me të njëjtin burim, të cilat përpiqen të ngadalësojnë përparimin e vendit drejt BE-së. Ai nuk tregoi se për kë bëhet fjalë, por tha se taktika e tyre është ta bëjnë atë përmes gënjeshtrave për identitetin maqedonas. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Disa forca brenda vendit, por edhe jashtë vendit, me të njëjtin burim po tentojnë të ngadalësojnë apo ndalojnë progresin…

Lexo më Shumë

Prokurorët kanë kërkuar një masë më të lehtë ndaj ngasësit të veturës që dyshohet se është shkaktar kryesor i aksidentit që shkakti vdekjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli. Prokuroria ka kërkuar vetëm arrest shtëpiak për 64-vjeçarin nga Shkupi, duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dyshuarit, por edhe nevojën për sigurinë e tij gjatë procedurës penale. I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – Bllacë në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën e pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE, SHKUP “Kur ka dalë para tunelit të Bllacës,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi deklaratat e ish kryeministrit dhe ish presidentit Branko Cërvenkovski, i cili dje tha se vendi në 7 vjetët e fundit ka stagnuar në rrugën euroatlantike.Kovaçevski tha se ka biseduar me ish këshilltarët e tij, të cilët kanë thënë se në kohën e tyre ka qenë e pa imagjinuar që të arrihet marrëveshje me Greqinë, e që vendi të bëhet anëtar i NATO-s. Kovaçevski u shpreh i bindur se deri në vitin 2030, Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, nëse merr vendimet e duhura. Në lidhje me: Cërvenkovski me nismë për Bashkimin Europian, qasje më…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 253 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 253 masa, nga të cilat 117 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 12 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa për kalimin në semaforë të kuq, 12 masa për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka vizituar lokacionet më kritike me rrëshqitje të dheut në komunën e Kriva Pallankës, të shkaktuara nga vërshimet nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut ditëve të fundit. Kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, së bashku me përfaqësues të shërbimeve komunale, e njoftuan presidentin Pendarovski për dëmet e shkaktuara në qytet dhe rrethinë, për gjendjen e infrastrukturës rrugore, rrëshqitjet dhe masat e ndërmarra për pastrimin e situatës. Nga Komuna e Kriva Pallankës informojnë se për shkak të vëllimit të dëmeve, për rehabilitimin e tyre do të nevojitet ndihmë nga shteti, veçanërisht për zgjidhjen e dy…

Lexo më Shumë