Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare, raporton SHENJA.“Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën jubilare…
Author: almakos
Brenda dy javësh, Maqedonia e Veriut do të dorëzojë në Kuvend amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Këtë e ka bërë të ditur për mediat bullgare eurodeputeti dhe raportuesi special i PE për progresin e vendit tonë, Ilhan Kyuchyuk. Ai mohoi se i është bërë presion për të shtyrë votimin e raportit të vjeshtës. Arsyeja e vonesës së raportit është se javën e kaluar eurodeputetët nuk ranë dakord që të përfshihen në të temat e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Nuk ka pasur presion nga asnjë shtet, as bullgar, as amerikan, as maqedonas, as ndonjë koleg nga…
“Gjatë forumit Globsek kam pasur biseda me kryeministrin e RMV-së Dimitar Kovacevski dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. U thashë se kur fokusohen vetëm në Bullgari dhe nuk bëjnë reformat e nevojshme në Republikën e Maqedonisë, nuk tregojnë se janë të gatshëm t’i integrojnë vlerat evropiane në veprimet dhe reformat e tyre, në vendimet e tyre politike. Unë u thashë atyre: “Ju thjesht po bëni një gabim të madh”.Kështu ka deklaruar ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë për “BGNES”. Ai u kujtoi politikanëve tanë se jo vetëm Bullgaria, por edhe Rumania dhe Kroacia, si dhe të gjitha vendet e…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 354 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 354 masa, nga të cilat 107 masa për tejkalim të shpejtësisë, 27 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës, pesë masa për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar 15 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 22 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë masa për kalim në semaforë të mbyllur (semafor…
Pas dy ditëve heshtje, BDI u deklarua për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që kryetari i Strugës, Ramiz Merko të futet në listën e zezë të SHBA-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, tha se ata i respektojnë vendimet e SHBA-së dhe i konsiderojnë si qëllimmira. Në bazë të kësaj, Osmani tha se BDI ka marrë tre vendime: I pari, që institucionet të hapin menjëherë hetim gjithëpërfshirës për Merkon, i dyti, të pranohet vendimi i Merkos për ngrirje të anëtarësisë së tij në kryesinë e BDI-së dhe e treta pezullimi i aktivitetit partiak zgjedhor në Strugë. Osmani njoftoi se…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke komentuar vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së, tha se BDI ka sjellë tre vendime, njëra është të fillojë hetimi menjëherë për Ramiz Merkon, e dyta, pranimi i vendimit të Ramiz Merko për pezullimin e antarësisë së tij në BDI dhe e treta është ndërprerja e aktivitetit partiak në Strugë, raporton SHENJA.“SHBA janë partneri jonë më i madh strategjik dhe qëndrimet e tyre jo vetëm që në BDI i respektojmë por i konsiderojmë si qëllim mira. Kështu ka qenë gjithmonë. Shpesh e them se çdo sukses i shtetit e mban vulën…
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se merr jashtëzakonisht seriozisht njohuritë e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin e mundshëm të kryetarit të Strugës Ramiz Merko në procedurën gjyqësore. “Për këto arsye, prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Të gjithë prokurorët që do të konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të parakohshme, joprofesionale dhe nën ndikim do të ndiqen penalisht dhe publiku do të informohet siç duhet”, thonë nga Prokuroria. Krahas gjashtë rasteve aktive për Merkon në vitet e kaluara janë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pohon se nëse ai do të vendosej në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm që do të kishte dhënë dorëheqje por këtë do ta kishte cilësuar si humbje të madhe. “Unë po të gjendesha në listën e SHBA-së, jo vetëm që do të jepja dorëheqje por këtë do ta cilësoja si humbje më të madhe në karrierën time personale dhe profesionale”, ka thënë Kovaçevski, raporton SHENJA. Ai ka bërë thirrje që komuna e Strugës të bashkëpunon me organet të cilët po e inspektojnë punën e Merkos. “Jam i vetmi i cili përgjigjet në këto pyetje. Ndoshta…
BDI sot do të deklarohet në lidhje me vendosjen e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së. Ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili është kuadër i BDI-së, tha se partia do të ketë qëndrim në lidhje me këtë çështje. “Edhe aty në lidhje me atë në programin është vetingu dhe në përgjithësi në vend do të keni qëndrim nga partia”, tha Besimi. Ai nuk deshi të përgjigjet se si e shikon këtë situatë dhe vendosjen e Merkos në listën e zezë. “Po më pyesni për çështje politike dhe partiake. Këtë do ta merrni sot gjatë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 246 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa nga të cilat 90 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 15 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë vendosur 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim në semaforë të kuq, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit…”,…
Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ekziston vullneti që numri i shqiptarëve të ngritet aty ku duhet në Ministrinë e Mbrojtjes. “A do të arrihet kjo nuk e di. Është dashur me kohë të ngrihen. Ti tani nuk mundesh të avancosh një person në pozitë të lartë nëse ai paraprakisht nuk i plotëson disa kushte ligjore. E ky moment nuk është përfill dhe është bërë anashkalim. Është bërë shkëputja e atij zinxhirit. Këtu ka patur shkëputje, e tani që unë po mundohem është që t’i vendos ato harqe në zinxhirin e shkëputjes që të…
Bashkimi Demokratik për Integrim me indinjatë të thellë ndjek reagimet dhe fushatën politiko-mediatike kundër Universitetit të Tetovës, si dhe pretendimet tendencioze dhe të pabazuara kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.BDI konsideron që arsimi publik universitar është një ndër shtyllat kryesore për të ndikuar në avancimin e proceseve të rëndësishme shoqërore.Bashkimi Demokratik për Integrim ka vlerësuar dhe ka mbështetur lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve për të administruar dhe menaxhuar vetë veprimtarinë e tyre dhe ka mbeshtetur lartë lirinë e pedagogëve për të shprehur bindjet e tyre.Në këtë periudhë, në vendin tonë janë realizuar procese zgjedhore në 4 institucione publike të arsimit…

