Author: almakos

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vlerëson se vlen të merren parasysh të gjitha kërkesat, pritjet apo kushtet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të cilat, siç thekson, janë në kuadër të kornizës negociuese. “Mickoski prezantoi më shumë kushte për votim, për mendimin tim, është mirë që ka filluar dialogu dhe është mirë që është kaluar kufiri tabu sa i përket votimit, gjegjësisht për mbështetjen për hyrjen e bullgarëve në Preambulë dhe në kushtetutën tonë. Dhe jo vetëm bullgarët, por të gjitha ato komunitete, sllovenët, kroatët, malazezët dhe të gjithë ata që duhet të përmenden në preambulë. Është mirë që…

Lexo më Shumë

Në përgjithësi rrugët në Maqedoninë e Veriut nuk janë  të sigurta për shkak të disa arseve, siç është infrastruktura  e rrugëve e cila nuk është në nivelin më të lartë që duhet, më pas mosrespektim i rregullave të komunikacionit, të cilët pasojnë me fatkeqësi fatale, duke humbur jetë njerëzish. Kështu vlerësoi eksperti i sigurisë, Ljubomir Gjurceski në një prononcim për TV SHENJA. Ai përmendi edhe mosfunksionimin e gjyqësorit dhe organeve gjyqësore, që sipas tij kjo çon në katastrofa të mëdha siç ishte aksidenti i dy ditëve më parë në lumin Lepenc. Ljubomir Gjurceski, ekspert i sigurisë “Arsye  për këtë situatë…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Aerodromit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë mendon se është një rrugëdalje e qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i eurointegrimeve, theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.“Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm që…

Lexo më Shumë

Llojet e pagjumësisë, cilat janë dhe si t’i dalloni. Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre. Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët. Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë: Pagjumësia e Përgjithshme Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe. Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit. Pagjumësia e…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Kosovës 37 vjeçar me vendbanim në Kondovë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – prodhim, posedim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.“Më 18 qershor, gjatë kontrollit të ushtruar në vendbanimin ku qëndronte, policia zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri dhe municionesh, mes të cilave armë, municione dhe lëndë plasëse të ndaluara për qytetarët. Meqenëse…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një kumtese tha se për një vit rresht VMRO-DPMNE bashkë me Levicen, i gënjyen dhe i trembën qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim të shtetit për të ardhur në fund që të pranojnë ndryshimet Kushtetutese. Nga atje akuzuan liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, se nuk ka bërë asgjë as për shtetin, as për identitetin maqedonas. Sipas tyre, partia opozitare VMRO, nuk arritën të lobojnë në partitë e tyre simotra që të votojnë për rezolutën në Bundestagun gjerman. “Mickoski dhe VMRO nuk mund të arrijnë asgjë pozitive, as për shtetin, as për qytetarët, as për popullin maqedonas. Por përkundër…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup që të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj shoferit 64-vjeçar B.B. nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë, ku si pasojë vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, ndërsa sot nga ujërat u nxor automjeti me 3 viktima. Nga Prokuroria thonë se do të urdhërohet edhe autopsi për 3 viktimat në mënyrë që të zbardhet rasti. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka vazhduar kontrollin në vendin e aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë. Pas…

Lexo më Shumë

Po vazhdojnë kërkimet për tre personat e zhdukur, vetura e të cilëve dje pasdite pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë ra në lumin Lepenc. Në veturë së bashku me drejtuesin ishin edhe tre udhëtarë ndër të cilët njëri fatmirisht arriti të shpëtojë ndërsa tre të tjerët akoma rezultojnë të zhdukur… Bëhet fjalë për persona të cilët me automjetin me targa të Kosovës gjatë aksidentit të djeshëm kanë rënë në lumin Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë. Sipas informacioneve nga Prokuroria Themelore Publike, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit “folksvagen turan” me targa të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në lumin Lepenc, ka informuar Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).Angellov ka thënë se kërkimet po zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të vështira. Arrestohet shkupjani që ishte përfshirë në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc “Lumi është i thellë dhe shumë i shpejtë që paraqet rrezik për zhytësit”, ka thënë ai. Bëhet fjalë për persona të cilët me automjetin me targa të Kosovës gjatë aksidentit të djeshëm kanë rënë në lumin Lepenc në rrugën Shkup – VK Bllacë. Në automjetin, përveç shoferit ka pasur edhe tre…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar personi B.B. nga Shkupi, i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc, ku si pasojë ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumë.“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc. Në veturë gjendeshin katër anëtarë të një familje, njëri nga ta ka arritur që të dal nga vetura. MPJD njofton se kërkimet për tre anëtarë e familjes po vazhdojnë, dhe se ende janë pa ndonjë epilog, për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara. “Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë…

Lexo më Shumë