Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Strugë në prag të hapjes zyrtare të Forumit të Prespës për dialogun 2023, u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është theksuar mbështetja e qartë e Gjermanisë, për përparimin e mëtutjeshëm të vendit tonë në integrimet evropiane. Theksohen pritshmëritë konkrete se Maqedonia e Veriut i njeh shanset e papërsëritura për perspektivat evropiane të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe kontributin e saj në kontekstin gjeopolitik aktual dhe stabilitetin e Evropës. MARKETING

Lexo më Shumë

Në Gjykatën themelore penale – Shkup sot për rastin e njohur si “Softuerët” fjalë përmbyllëse dhanë të akuzuarat Irena Ivanovska dhe Maja Siljanovska. Aktvendimin gjykata do ta kumtojë më 6 korrik. Avokati i cili foli në emër të Irena Ivanovskës dhe Maja Siljanovskës kërkoi nga gjykatësit të largohen nga presioni i prokurorisë, si dhe me paanshmëri, pavarësi në vendim-marrje, me atë që, siç tha avokati, për dy të akuzuarat për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, do të sjellin aktvendim lirues. Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë, Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të…

Lexo më Shumë

Nën moton “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: “Mision i  mundur”, nisi sot në strugë Forumi i Prespës për Dialog . Në Forum marrin pjesë figura të rëndësishëm të politikës vendore, rajonale madje dhe ndërkombëtare.  Evenimenti filloi me ceremoninë e nënshkrimit të “Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet Nismës Rajonale të Migracionit, Azilit, Refugjatëve dhe Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit”. Shefi i diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Struga deklaroi se janë duke punuar në dy drejtime me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për ti votuar ndryshiimet kushtuese. Osmani  siguron se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk mund të vendosë kushte…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka konfirmuar se personi që është qëlluar për vdekje me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në “Rrugën C” në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.Ai tha se viktima është nga Shkupi, por nuk bëri të ditur më shumë informacione.“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet e Kosovës dhe kanë konfirmuar informacionin e publikuar në opinion për shtetasin tonë të qëlluar në Kosovë, por sigurisht që institucionet tjera do të japin më shumë detaje. Ne si MPJ bëmë kontaktin e parë dhe e konfirmuam lajmin”, është përgjigjur shkurt Osmani. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare. “Nga kjo pozitë ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë euroatlantik, pasi kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, theksoi Osmani. Ai foli edhe për draft projektin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Draftin e kam parë dhe e përshëndes z. Rama për këtë iniciativë dhe ideja e z. Rama është për të krijuar ide…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se është për t’u përshëndetur ndryshimi i qëndrimit të Hristijan Mickoskit për ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM thonë se me këtë, tashmë të gjitha partitë, përfshirë edhe VMRO-në, pajtohen që kjo përbërje parlamentare të ketë legjitimitet dhe mandat të plotë për të zbatuar ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane. “Është mirë që në mbledhjen e kryesisë u hodh një hap serioz dhe u arrit një pikë e caktuar, tani duhet të vazhdohet sa më shpejt dialogu në pjesën se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Ne inkurajojmë Mickoskin që…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 gjoba, nga të cilat 24 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. “Gjashtë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk do të mbajë përgjegjësi nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, tha zv. kryeministri Bojan Mariçiq në “Top Tema”. Edhe pse ka kaluar një vit nga pranimi i kornizës franceze për fillimin e negociatave dhe zgjerimin e BE-së dhe vetëm tani ka nisur dialogu për një proces që opozita e di se duhet, Mariçiq thotë se e dinë se kush e ka fajin.“Me ndërgjegje të pastër mund të themi se kemi bërë gjithçka që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe të realizojë ëndrrën për një Maqedoni evropiane. Ata që do të votojnë kundër dhe do…

Lexo më Shumë

Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre. Kështu mes tjerash e shpreh shqetësimin më situatën në Kosovë, lideri i BDI-së Ali Ahmetit, ndërsa i apelon palës serbe ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve.Postimi i plotë i i Ali Ahmetit:Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre.Pala serbe duhet ti ndalojë…

Lexo më Shumë

Inflacioni është në linjë rënëse dhe këtë e konstatojnë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror oër statistika të cialt tregojnë se 19,8% në tetor të vitit 2022, inflacioni ka rënë në 11,3% për muajin e kaluar, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, në intervistë për portalin Lokalno. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky trend i uljes së inflacionit pret të vazhdojë deri në fund të vitit, që është në linjë të projeksioneve të BPRM-së dhe projeksioneve qeveritare sipas të cilave inflacioni për tërë vitin 2023 do të ishte rreth 8%.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, ka mësuar KOHA. Kjo ka ardhur pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresion ky është edhe synim për destabilizim. Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre. Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00. MARKETING

Lexo më Shumë

Shoqata aksionare “Alkaloid” Shkup, si kompani me përgjegësi shoqërore, vazhdimisht përpiqet për një botë më të shëndetëshme dhe për cilësi superiore të produkteve dhe shërbimeve, imperativ i të cilave është kujdesi për shëndetin dhe mbrojtjen e çdo personi, i pozicionuar lart në strategjinë e biznesit të korporatës. Dhe këtë vit qëndrimi human ndaj çdo njeriu dhe ndaj komunitetit u shfaq me një fushatë të re dhurimi gjaku të punonjësve të kompanisë, realizuar me rastin e përkujtimit të 14 Qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut. Në fushatën e dhurimit të gjakut “Dhuro gjak – shpëto jetën”, e cila u…

Lexo më Shumë