Nxënësit e shkollave fillore po përfundojnë sot vitin shkollor 2022/2023, ndërsa gjimnazistët tashmë prej të premtes janë në pushim. Nxënësit e shkollave fillore mbajtën mësim edhe disa ditë, sepse gjysmëvjetori i dytë filloi më vonë, pasi me vendim të qeverisë u zgjatën pushimet dimërore. Ky vit shkollor përfundoi pa tekste për disa lëndë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, problemin me tekstet e lokalizon në interesin e pamjaftueshëm të autorëve për t’u regjistruar në thirrje, kështu që zgjidhjet do të kërkohen edhe përmes materialeve përgatitore. Ai siguron se nga 1 shtatori do të ketë tekste, por ende nuk mund…
Author: almakos
Qeveria në mbledhjen e sotme e konfirmoi tekstin e Propozimit të Ligjit për ratifikim të Marrëvehsjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për transport ujor ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit. Ndikimet e pritura nga ratifikimi i Marrëveshjes, sipas propozuesit, Ministrisë së Punëve të jashtme, janë pozitive, sepse do të zhvillohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në bazë të parimit të lundrimit të lirë në rajonin e komunikacionit të brendshëm ujor përmes Liqenit të Ohrit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Marrëveshja është nënshkruar në Shkup më 14 nëntor 2022, ndërsa qëllimi…
Qeveria është e përkushtuar në rritjen e të gjitha pagave në vend, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Mbështetje për këtë është rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik dhe privat, pavarësisht disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike globale në tri vitet e fundit, kumtoi Ministria e Financave. “Sa i përket kërkesës së një pjese të të punësuarve tatimorë për rritjen e pagave, theksojmë se Qeveria angazhohet për sistemin e rritjes së pagave në tërë sektorin publik. Përmes Këshillit Ekonomik dhe Social, së bashku me partnerët socialë, tashmë po punojmë mbi përcaktimin e sistemit të pagave për…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i gatshëm që ta lëshojë pozitën e kryeministrit nëse, ndonjëri prej VMRO-DPMNE-së do të bëhej propozues i ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri beson se sapo tw miratohen ndryshimet kushtetuese do të zhvillohen menjëherë zgjedhjet parlamentare. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Duhet të dihet se unë si kryeministër jam propozues i ndryshimeve kushtetuese. Nëse, cilido nga VMRO-DPMNE pranon që të bëhet propozues i ndryshimeve kushtetuese, unë me kënaqësi do të ia lëshoja vendin”. Në brifingun me gazetarë, Kovaçevski tha se për sa i përket atij, votimi për amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve si pakicë në Kushtetutë duhet të jetë i…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i ka quajtur joreal kushtin e VMRO DPMNE-së për votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat do të hynin në fuqi më vonë. Megjithatë, Pendarovski e ka përshëndetur “ndryshimin e rëndësishëm të sjelljes së VMRO-DPMNE-së”, e cila, siç thotë ai, varet drejtpërdrejt nga ajo se a do të mund të arrijmë shumicën prej 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT “Të dyja palët kanë të drejtë. Kryeministri ka të drejtë kur thotë se ka një ndryshim drastik në qëndrimin e opozitës në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër, opozita ka të…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbajti konferencë të përbashkët për media me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup, raporton Anadolu. Në fjalën e saj, presidentja Pirc Musar tha se Maqedonia e Veriut është në zemrën e saj dhe se ka ndjenja të veçanta për vendin, duke shtuar se 10 vjet më parë ka punuar në Shkup për më shumë se 6 muaj. Presidentja sllovene tha se në fokus të bisedimeve me homologun Pendarovski ishte edhe procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ajo rikujtoi se rruga drejt anëtarësimit…
Takimi i liderëve ka qenë një hap i shkëlqyer në drejtim të duhur dhe në atë takim u panë kushtet e Qeverisë, respektivisht LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ndryshimet kushtetuese dhe në ditët në vazhdim mund të lëvizim pozicionet, por sigurisht që duhet të jetë brenda kufijve real, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në televizionin Sitel, ka thënë se duhet të vazhdohet nga aty ku është lënë takimi i liderëve, por ajo të jetë në suaza reale dhe me një bisedë të arsyeshme, për të arritur kështu në “pikën që bashkërisht të ndërmarrim dhe ndajmë…
Numri i turistëve në prill të vitit 2023 është 69 934, nga të cilët 25.8 % janë turistë vendor, ndërsa 74.2 % turistë të huaj, informon Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Numri i bujtjeve në prill të vitit 2023 është 130 702, nga të cilat 28.4 % janë turistë vendor dhe 71.6 % turistë të huaj. Në periudhën janar – prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 24.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 3.6 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.1 %. Në periudhën…
Qendra shtetërore e provimeve (QSHP) në mënyrë më se profeisonale, në kuadër të kompetencave të veta e kreu maturë shtetërore, kumtoi QSHP pasi që Ministria e Arsimti dhe Shkencës kërkoi prej saj ta locojë përgjegjësinë për lëshimin në kalimin e provimit të dytë ekstern të Gjuhës angleze, të shtunën. QSHP në kumtesë thekson se testet ishin përgatitur me kohë dhe distribuuar drejt shkollave dhe testimi ka filluar me kohë. “Për ngjarjet lidhur me grupin në Viber dhe ndarjen e pyetjeve dhe përgjigjeve gjatë mbajtjes së provimeve do të diskutohet në Këshillin shtetëror të maturës, si organ më i alrtë për…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që të zbatojë atë që u tha, e të mos interpretojë propozimet nga mbledhja e lidershipit, sepse kërkesat e opozitës janë të pranueshme për LSDM-në dhe BDI-në. Kovaçevski theksoi se konkluzioni kryesor është se tani më VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Konkluzioni kryesor është se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Më parë ata akuzonin se do të kishim humbur gjuhën dhe identitetin tonë nëse do të përfshinim bullgarët në Kushtetutë. Aty u diskutua se VMRO-DPMNE dëshiron të hyjë për të qenë pjesë e Qeverisë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu drejtua Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për organizimin e maturës shtetërore, për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze.Edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njejti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur. Pas marrjes së informacionit nga QSHP të njejtat do të ndahet me…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku protagonist është pronari i një hosteli dhe dy turiste gjermane. Ngjarja ka ndodhur pranë një hosteli të quajtur “Himare Relax Hostel”, ku dy vajza gjermane kishin rezervuar për të kalaur pushimet. Megjithatë, kur kanë mbëritur janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi pronari ka qenë i dehur. Ai ka nisur duke i ofenduar vajzat, madje dhe duke u thënë se do u nxirrte organin e tij gjenetal. “K*rvat e dreqit, doni t’ju tregoj p*nisin tim, ju jeni k*rva”- mësohet tu ketë thënë pronari shqiptar. Vajzat janë trembur…

