Oda e noterëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të “25 vjetorit të noteriatit të Maqedonisë”. Në shënimin solemn janë ftuar përfaqësues nga institucione të rëndësishme dhe organe gjyqësore, përfaqësues nga noteriati ballkanik, të gjithë noterët. Siç është paralajmëruar, në seancë do të mbajnë fjalime kryetari i Odës së noterëve, Mastodija Ristoski dhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. MARKETING
Author: almakos
Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern të provimit të maturës shtetërore, i cili është fakultativ. Maturantëve u jepet mundësia të zgjedhin nga shtatë lëndë dhe përveç matematikës, estetikës dhe filozofisë, mund të zgjedhin edhe një nga gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht.Më herët, më 27 maj, 15.620 maturantë i janë nënshtruar provimit të parë ekstern, gjuhës amtare të detyruar (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi. Dhënia e provimit të maturës shtetërore u vu në pikëpyetje pasi punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve dolën në grevë më 25 prill duke kërkuar rritjen e pagave për 29 punonjësit dhe…
Kryesia Qendrore e LSDM-së mbrëmë ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera parlamentare për operacionalizimin e hapave të ardhshëm konkret në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Grupi punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq Vardarski. “KQ i jep mbështetje absolute kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe grupit punues që të vazhdojnë me përpjekjet për të siguruar konsensus të gjerë për ndryshimet kushtetuese, e me këtë edhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, deklaroi pas seancës së BQ-së, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. Kuzeska informoi…
“Vetëm me qeveri kalimtare mund të sigurojmë bashkim kombëtar dhe besim te qytetarët, si dhe ta dërgojmë Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë pas 20 vjetësh dhe kriminelët të përgjigjen, theksoi lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski në forumin e sonte “Politika për kulturë të fortë dhe turizëm të zhvilluar”, i cili u mbajt në Ohër në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, njofton SHENJA. “Më vjen shumë mirë që sonte kam rastin t’ju tregoj dy lajme të rëndësishme pas mbledhjes së kryesisë. E para është se LSDM-ja është pafuqishme, theksoi në Ohër lideri i…
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski, para takimeve të kryesisë së partisë për rezultatin e takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, tha se ka ndryshim të qëndrimit të opozitës VMRO-DPMNE për këtë çështje dhe se është shumë pozitive që po hapet hapësira, më në fund qytetarët ta arrijnë qëllimin e dytë strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Natyrisht, ne jemi duke negociuar me Brukselin, nuk jemi duke negociuar me Bullgarinë, ne kemi një kornizë negociuese që është miratuar nga 27 anëtarë të BE-së, të paraqitur nga presidenca franceze dhe unë besoj se procesi duhet të zhvillohet në kuadër të…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se nuk ka bazë në kallëzimet penale kundër ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe një të punësuari tjetër në këtë institucion, të ngritura në rrugë anonime mbi dyshimet për mosveprim në kallëzime anonime. “Nga ekspertiza e dorëzuar dhe analiza e përmbajtjes së pajisjeve kompjuterike të konfiskuara, është konstatuar se dokumentet dhe të dhënat kompjuterike nuk kanë asnjë lidhje me subjektin konkret. Nuk kishte dyshim të arsyeshëm se i pandehuri, duke përdorur ndikimin e tij real ose të supozuar, pozitën dhe reputacionin e tij zyrtar ose shoqëror, ka…
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvend realizuan takim pune me përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar: Zhak Minian, shef i Delegacionit; Tomas Gade, anëtar i Misionit dhe Faton Sulejmani nga zyra e FMN-së në Shkup. Në takim, siç kumtuan nga pres shërbimi i Kuvendit, u diskutua për reformat tatimore, miratimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit, inflacionin, situatën në sektorin energjetik dhe rrogat në sektorin publik. Sipas shefit të Delegacionit të Misionit të FMN-së, Zhak Minian, procesi i reformave tatimore duhet të nisë sa më shpejt, të miratohen zgjidhjet ligjore për përmirësimin e sistemit…
Para seancës së komitetit qendror dhe ekzekutiv të LSDM-së, Kryeministri Dimitar Kovaçevski realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së në vend Erik Majer. Pas takimit Kovaçevski në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është periudha kur duhet të marrim vendimet kyçe për të përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane, sepse BE-ja është rruga jonë e vetme. Siç tha Kovaçevski, me Majerin, përveç procesit të integrimeve evropiane, është biseduar edhe për mbështetjen e SHBA-së në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “U pajtuam që vendimet e guximshme sjellin sukses, Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet…
Lidhur me çmimoren për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për shtetasit e huaj, Ministria e Shëndetësisë informon se të gjitha klinikat dhe institutet universitare janë pajisur me letër për harmonizimin e listave të çmimeve për shërbimet shëndetësore private të të huajve me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë të pasiguruar dhe paguajnë privatisht. Theksojmë se kjo nuk ka të bëjë me barazimin e çmimeve midis shtetasve të huaj dhe shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por me barazimin me pacientët privatë që nuk janë të siguruar shëndetësor, domethënë që nuk paguajnë sigurim shëndetësor. Prandaj, këto ndryshime…
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje për 2,4 për qind, vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale. Rritja ekonomik në vend lehtë do të përshpejtohet deri më 2,7 për qind në vitin 2024 dhe 2,9 për qind në vitin 2025. Banka Botërore parashikon që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor këtë vit do ta përfundojë me një rritje ekonomike prej 2.6 për qind. Faktorët kryesorë që ndikojnë në perspektivën ekonomike janë ndikimet e luftës në Ukrainë, konsumi më i ulët personal, ashpërsimi i kushteve financiare globale dhe kërkesa më e…
Viti shkollor 2022/2023 sot përfundon për nxënësit e shkollave të mesme, por jo edhe për filloristët për të cilët fundi i mësimit do të jetë të mërkurën, më 14 qershor.Në shkollat fillore viti shkollor është zgjatur për tre ditë. Pas pushimit dimëror gjysmëvjetori i dytë filloi më 23 janar në vend të 18 janarit. Maturantët, nga ana tjetër, nesër do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Kandidatët e regjistruar patën mundësinë të zgjedhin nga shtatë lëndë: Matematikë, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Rusisht, Estetikë apo Filozofi. Në provimin e parë të jashtëm, Gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsinë, më 27…
Kjo është periudha kur duhet të marrim vendimet kyçe për të përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane, sepse BE-ja është rruga jonë e vetme, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk pas takimit me ushtruesin e punëve në Ambasadën Amerikane në vend, Erik Majer. Siç tha Kovaçevski, me Majerin, përveç procesit të integrimeve evropiane, është biseduar edhe për mbështetjen e SHBA-së në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike. “Ramë dakord që vendimet e guximshme sjellin sukses, Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet edhe anëtare e BE-së, për çka vendi ynë ka mbështetje të fortë dhe konkrete…

