Author: almakos

Jemi duke bërë përpjekje që të fillojmë ndryshimet kushtetuese, në fund të korrikut besoj se do të fillojmë procedurën, tha për TV24 zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe anëtari i BDI-së.“Në Kuvend janë 120 deputetë, jo 80. Besoj se të gjithë, me përjashtim të dy deputetëve, janë pro integrimit të vendit tonë në BE, siç ishin pro NATO-s. Jam i bindur se nëse ky amendament teknik në Kushtetutë paraqitet mirë, do të pranohej edhe nga qytetarët, jo vetëm nga deputetët. Këto janë vetëm ndryshime teknike për të vazhduar rrugën evropiane”, tha Grubi. Ai tha se është e rëndësishme ajo që tha Hristijan…

Lexo më Shumë

Pesë ditë pas takimit në mes Dimitar Kovaçevskit dhe kryetarit të partisë opozitare, Hristijan Mickovski, ende nuk kanë pushuar reagimet e partisë opozitare.“LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në takimin e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet duke paraqitur informacione të pasakta dhe duke imputuar fjalë praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap të vërtetë përpara me një zgjidhje që do të nënkuptojë ruajtjen e identitetit dhe integrimin real dhe të shpejtë të shtetit”, tha Mickoski për “Deutsche Welle”. Ai sqaron se edhe në vetë takimin Kovaçevski…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Dellçevë (A3), dy kilometra para Dellçevës, komunikacioni është rikahëzuar përmes Vinicës dhe Smojmirovës. Në vendngjarje është vendosur sinjalistika adekuate e komunikacionit.Për shkak të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje – Ohër në rrugën magjistrale A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet kanë nisur në datën 09.06.2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga…

Lexo më Shumë

Viktori dhe Harilla janë djem xhaxhallarësh por në konflikt i ka futur një makinë. Viktori e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar t’i kthejë mbrapsht makinën e djalit të tij të vetëm i cili ka ndërruar jetë një vit e gjysmë më parë. Harilla i thotë se e kupton problemin e tij, por edhe ai ka mjaftueshëm gjëra që e shqetësojnë dhe kërkon prej Viktorit që ta mirëkuptojë. Ai nis të rendisë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” problemet që ka dhe një prej tyre përmban edhe një akuzë të rëndë. Harilla: Kam halle tej mase.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski duke komentuar qëndrimin e fundit nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për pranimin e ndryshimeve  kushtetuese ka deklaruar se nga JO qëndrimi i tyre është ndryshuar në  PO. I pari i Qeverisë tha se tani kemi një moment të ri në skenën politike në vend dhe një retorikë e re, krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani, për pranimin  e ndryshimeve kushtetuese nga Mickoski. Ndryshimi i qëndrimit është bërë për të mirë  të vendit dhe Kovaçevski tha se ka mirëpritur këtë vendim. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISËSË VERIUT “LSDM udhëheq konceptin e një…

Lexo më Shumë

Berin Muhamed, nxënësi vitit të dytë në gjimnazin “Zef Lush Marku”, është kryetari i ri i Unionit të Nxënësve të Maqedonisë së Veriut.Ai u zgjodh sot në Kongresin e Tretë të Unionit, ndërsa kundërkadidat kishte Iva Tërpevskën, nxënëse e shkollës së mesme “Mirko Mievski” në Kërçovë.Muhamed do të ketë mandat dy vjeçar, ndërsa pas përzgjedhjes ka deklaruar se do të punojë për avancuar punën e bërë nga ana e kryetarit të deritanishëm Luka Paviqeviq dhe liderëve tjerë që kanë qenë më herët.“Dëshirojë të përkrah punën e rinis, e dyta, do të jenë librat për shkak se nuk kemi mjaftueshëm libra…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski duke komentuar qëndrimin e fundit nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për  pranimin e ndryshimeve  kushtetuese ka deklaruar se nga Jo qëndrimi i tyre është ndryshuar në  Po. I pari i qeverisë tha se tani kemi një moment të ri në skenën politike në vend dhe një retorikë e re, krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani, për pranimin e ndryshimeve kushtetuese nga Mickoski dhe ndryshimi i qëndrimit është bërë për të mirë  të vendit dhe Kovaçevski tha se ka mirëpritur këtë vendim. “LSDM udhëheq konceptin e një Maqedonie evropiane dhe punon për…

Lexo më Shumë

Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen në formë elektronike në shkollat e mesme. Afati i parë mbyllet më 21 qershor, por rezultatet për përzgjedhjen e nxënësve do të bëhen publike më 22 qershor. Në shkollat ku do të ketë interesim më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm se sa vendet e parapara do të ketë edhe provim pranues. Afati i dytë dhe i fundit për regjistrim është 27 dhe 28 qershori. Për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira, prej të cilave 20 608 vende për gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut në raportin ndërmjet importit dhe eksportit, vetëm për katër muaj ka regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 828 573 000 euro, pasi me shumicën e shteteve më shumë importon sesa eksporton mallra.“Në janar – prill 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave. Gjermania në Maqedoninë e Veriut ka sjellë mallra në vlerë prej 21 697 074 000 denarë, ndërsa ka Maqedonia aty ka dërguar 78 722 430 000 denarë. Raport të tillë pozitiv, Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar draftin për Asociacionin, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve. Grubi ka thënë se iniciativa e kryeministrit Rama i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. “E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara. Çdo iniciativë dhe…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka sqaruar arsyet pse në takimin e liderëve me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski propozoi qeveri kalimtare pa BDI-në. Mickoski tha se kjo nuk do të nënkuptonte amnisti për krimin, por detronizim të BDI-së dhe shtetit. Ai tha gjithashtu se  nuk do të kishte një kryeministër që nuk zgjidhet  nga populli. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Ne do t’i luftojmë kriminelët nga brenda institucioneve shumë më me sukses se nga jashtë, dhe muaj më vonë qeveria jonë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të sjellin para drejtësisë, para gjykatave. Kushdo…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka paralajmëruar padi ndaj prokurores tashmë të shkarkuar, Villma Ruskovska. Ai u shpreh i kënaqur nga zhvillimi i procedurave kundër tij, pasi Prokuroria Themelore Publike i hodhi poshtë si të pabaza të dy akuzat ndaj tij. Në komunikimin me gazetarët përmes Viberit, ai vlerësoi që kjo është një dëshmi se nuk ka punuar në mënyrë të paligjshme derisa ishte drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare. “Vendimet e Prokurorisë konfirmuan se institucioni të cilin unë e kam udhëhequr nuk ka pasur parregullsi dhe kundërvajtje në periudhën e udhëheqjes sime. Siç kam thënë më herët, kam…

Lexo më Shumë