Author: almakos

Në një aksion të koordinuar të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore dhe Njësitit për krim ekonomik pranë Sektorikt për krim polici në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot në Tetovë tek një person janë gjetur dhe sekuesruar 120 kilogramë duhan i prerë dhe 19.000 copë cigare pa pulla akcize. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit që i është konfiskuar malli, Drejtoria Doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente. “Kjo ka penguar tentativën për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës. Malli është konfiskuar përkohësisht,…

Lexo më Shumë

Kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse pranohet kërkesa e tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kryeministër shqiptar. Sipas tij,  marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së në këtë rast nuk do të vlejë. Hristijan Mickoski gjithashtu  ka theksuar  se dëshiron ta çlirojnë Maqedoninë nga BDI. HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Ne thamë kemi kushte, kushti i parë është që përfundimisht Maqedoninë ta çlirojmë nga BDI, nuk ka nevojë që të jetë pjesë e asaj, kushtimisht thënë, Qeverie të përkohshme. Dhe unë e përshëndes veprimin e Bujar Osmanit që…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se nëse ata bëhen pjesë e Qeverisë pa BDI-në, deri në zgjedhjet e ardhshme, atëherë kryeministri në muajt e fundit nuk do të jetë shqiptar. Sipas tij, në këtë rast nuk do të vlente marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së. “Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë për shkak të marrëveshjes që e kanë bërë LSDM dhe BDI, ose kushtimisht thënë, etnikisht shqiptar, por do të jetë kryeministër që e kanë zgjedhur shumica e deputetëve në korniza të Kuvendit”, tha Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pasur pozicion të qartë dhe ofertë për opozitën – menjëherë të votohet për nevojën e hapjes së Kushtetutës, pastaj të formohet edhe Qeveri në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita, ndërsa pastaj të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të përfundojë faza e skriningut. “Sot opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi se është pro ndryshimeve kushtetuese, ndryshe nga dje. Jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese dhe ekipe për realizimin e kësaj ideje”, tha Mariçiq sot në manifestimin “Auditorium”, të organizuar nga Instituti Birc,…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 144 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 masa, nga të cilat 41 masa për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Pesë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i propozoi liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që bashkërisht të votojnë Kushtetutën, pastaj do të lëshojë pesë resore ministrore deri në zgjedhjet e rregullta në 2024. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Unë sugjerova që të votojmë hapjen e kushtetutës dhe ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë pas votimit të fundit të shkojmë në zgjedhje.Por gjatë periudhës së kaluar kam kuptuar se është e rëndësishme që z.Mickoski dhe VMRO-DPMNE të jenë pjesë e qeverisë. Në këtë mënyrë ne do të bëjmë një qeveri që bashkon të gjithë dhe ajo qeveri do të zbatojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, do të përfundojë procesin e…

Lexo më Shumë

Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore njëjtë sikurse shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu njoftoi  kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë konferencës së mbajtur për 100 ditët e partisë që ai drejton në Qeveri. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT “Do të sigurojmë 20 ambulanca për institucionet shëndetësore në vend dhe në fund jam i lumtur të iu njoftoj se vëllezërit tanë nga Kosova nuk do të paguajnë më shuma astronomike për shërbime shëndetësore në Shkup. Tarifat për shtetasit e Kosovës do të jenë të njëjta sikur ato për shtetasit e Republikës…

Lexo më Shumë

Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë sërish do të investonin në shtet, ndërsa për 71 për qind rritja e çmimit të energjisë është një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e tyre, tregon hulumtimi i  prezantuar  për klimë afariste të Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut AHK dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni e Veriut-Gjermani. Në anketën, e zbatuar në shkurt dhe mars të këtij viti me pjesëmarrjen e 45 prej gjithsej  150 anëtare të shoqatës, 80 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se duan ta zgjerojnë investimin, si dhe të rrisin numrin e vendeve të punës në…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar transferimi i një batalioni komandosh të forcave turke në Kosovë pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s. Një pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu. Ushtarët turq, pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë Sabri Tunç Angılı, ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e liderëve me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski vjen me plan dhe tre propozime konkrete, informojnë burime qeveritare. ”Një pjesë e 3 propozimeve të Kovaçevskit, janë që partitë t’i votojnë ndryshimet Kushtetuese dhe të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit. Propozimi i dytë është shpallja e zgjedhjeve menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese si zgjidhje kompromisi që do të thotë vazhdim i rrugës evropiane, bashkim rreth interesit strategjik të vendit, por që i jep Mickoskit rrugëdalje, duke qenë se kërkesa e tij kryesore janë zgjedhjet” – thonë nga LSDM. MARKETING

Lexo më Shumë

SPB Shkup edhe dje (06.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 181 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 42 masa për tejkalim të shpejtësisë, shtatë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 14 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Shtatë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 masa për tejkalim të paligjshëm, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska thotë se ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se janë bërë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Ajo në emisionin “drejtpërdrejtë” të RTMV-së ka treguar se çdo punë jashtë orarit do të kryhet me pëlqimin e nënshkruar paraprakisht nga punonjësi dhe se e njëjta do të paguhet rregullisht. Ajo iu referua skriningut dypalësh për kapitullin 19 në Bruksel, ku u prezantuan reformat e bëra në mbrojtjen sociale, harmonizimi i rregulloreve ligjore me ato të BE-së dhe planet e ardhshme. Sa i përket mbrojtjes…

Lexo më Shumë