Author: almakos

“Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë. Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”,…

Lexo më Shumë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë lidhur gjithsej 12.882 martesa, që është 2,4 për qind më pak se një vit më parë.Më së shumti martesa, 1.851 ose 14,4%, janë lidhur në muajin gusht, ndërsa më pak në nëntor, 761 martesa ose 5,9%.Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç për nusen dhe 29.9 vjeç për dhëndrin. Numri i divorceve, megjithatë, në vitin 2022 shënoi një rënie prej 17,9% krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 1.613 martesa të divorcuara. Më pak martesa, 38 ose 2,4% gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht,…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 94 shoferë për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve, 66 në rajonin e Tetovës dhe 28 në rajonin e Gostivarit.SPB Tetovë u bënë thirrje shoferëve që të mos lëvizin me shpejtësi, sepse numri më i madh i aksidenteve vjetore në komunikacion janë rezultat i shpejtësisë jo të duhur sipas kushteve të rrugës dhe mbi të gjitha me pasoja më të rënda”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.

Lexo më Shumë

“Ministrin e ri për Punët e Jashtme të Turqisë Hakan Fidan e urova edhe personalisht, duke ia përcjellë vullnetin dhe përkushtimin tonë në kultivimin raporteve miqësore dhe tradicionale, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.Maqedonia e Veriut vlerëson lartë raportet me Turqinë dhe jemi të gatshëm të japim kontribut shtesë për thellimin e mëtejmë, në interes të vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.Kujtojmë se dje presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar, ndërsa në mandatin e ardhshëm në krye të diplomacisë turke, është caktuar të jete Hakan Fidan.

Lexo më Shumë

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 masa, nga të cilat 50 sanksione për drejtim të ngasjes me shpejtësi të lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 12 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar dhe nga ndikimi i alkoolit.

Lexo më Shumë

Më 5 qershor Bashkimi Demokratik për Integrim në hotelin “Aleksandar Palace” do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti me anë të një postimi në rrjetin sociale facebook. Ndërkaq në anën tjetër fraksioni në BDI, ose i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, kanë njoftuar që 21 vjetorin e formimit të kësaj partie do ta mbajnë në Tetovë.

Lexo më Shumë

Mickoski është i ftuar në një takim serioz, shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Këto nuk janë takime private dhe ne nuk duam të ndërhyjmë në marrëdhëniet brenda -partiake në VMRO-DPMNE, tha sot deputetja Daniella Nikollova në një konferencë për media pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se preferon takim personal me kryeministrin Dimitar Kovaçevski se sa  të jetë takim i ekipeve partiake. DANIELLA NIKOLLOVA , DEPUTETE E LSDM-SË “Nëse Mickoski nuk i beson udhëheqësisë së  tij, ia lëmë të zgjedhë nëse do të vijë vetëm apo me dikë nga menaxhmenti i VMRO-DPMNE-së. Një mundësi historike për…

Lexo më Shumë

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%,  në krahasim me vitin 2001/2002, tregon hulumtimi i  institutit Arbën Xhaferi i bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.  Në vitin 2001/2002, mësimin e ndiqnin  244.740 nxënëss, ndërsa në vitin 2021/2022 mësimin e ndiqnin 186.649. Rënia e numrit të nxënësve ka ndodhur në 68 komuna të Maqedonisë së Veriut, kurse rritje ka në vetëm 9 komuna. INSTITUTI ARBËN XHAFERI “Tri…

Lexo më Shumë