Sot u zhvillua seanca e 158-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku u vendos që në Shkup të ndërtohet parku i parë kulturor për inovacion, transmeton Portalb.mk. Në njoftimin e Qeverisë, theksohet që ky lloj projekti tashmë gjendet në Lubljanë, Tiranë, Strasburg dhe Prishtinë, ku të rinjtë do të mund të realizojnë kapacitetet e tyre. Këtu do të mbështetet të rinjtë që do të duan të krijojnë biznese, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare. Qeveria miratoi propozimin për pushim pa pagesë në vitin 2023 për fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijët që shfrytëzojnë shtesa të veçanta. Zoran…
Author: almakos
Drejtori i NP HRMV – Infrastrukturë, Hari Llokvenec sot dha dorëheqje nga funksioni. Dorëheqjen, siç deklaroi për MIA-n, e dha për shkaqe personale. Llokvenec ishte në funksionin drejtor i NP HRMV – Infrastrukturë nga nëntori i vitit 2020. MARKETING
Nesër mbahet takimi i lidershipit ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në orën 11:00 në Klubin e Deputetëve, në të cilin nga qeveria thanë se do të diskutohet për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë. Nga partia opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim sot kanë thënë se Kovaçevski të zgjedhë ndryshime kushtetuese dhe tradhti ose…
Sot në Bruksel vazhdojnë skrining takimet për Klaster 3 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse” për Kapitullin 17, “Politika Ekonomike dhe Monetare”. Siç kumtoi SÇE, Anëtarët e grupit punues për Kapitullin 19, të udhëhequr nga Zëvendëse kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, prezantuan për situatën aktuale ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe reformat strukturore fiskale aktuale. Para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, zëvendëse kryenegociatorja me BE-në, Abdiu-Halili, tha se “Maqedonia e Veriut në vazhdimësi arrin rezultate të dukshme përmes aplikimeve në programet ekonomike para-aderuese, ndërkaq së fundmi edhe nga programet për reformat ekonomike”. Abdiu-Halili në takim…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, deklaroi se qëllimi i tyre është që të përpiqen ta dërgojnë vnedin drejtë anëtarsimit në Bashkimin Evorpian (BE).“Pres që të shtrohen të gjitha pyetjet me ndryshimet kushtetuese, të bisedohet rreth vetë tekstit dhe rreth procesit se si të zbatohen ato sa më shpejt dhe thjesht me qëllim që t’i vazhdojmë negociatat dhe ta heqim bllokimin e mundshëm. Mendoj se vetëm dialogu është zgjidhja më e mirë dhe para se të fillojë procedura në Kuvend, është logjike që liderët e partive më të mëdha politike të ulen, të bisedojnë. Qeveria do të jetë konstruktive dhe…
Në Shkollën Fillore të Çairit “Ismail Qemali” sot u promovua Klubi i Çiklizmit me emrin “Arbër Shaqiri”. Hapja e klubit erdhi pas realizimit po sot të “Autobusit të biçikletave” ku mbi 50 fëmijë në shkollë shkuan me biçikletat e tyre.“Me rastin e promovimit të KÇ “Arbër Shaqiri” theksova se në këtë mënyrë më së miri senzibilizohen fëmijët për përdorimin e biçikletës për aktivitetet e përditshme për një jetë të shëndetshme dhe mjedis të pastër”, ka shkruar kryetari i Cairit, Visar Ganiu, raporton SHENJA.Në aktivitetin e sotëm morën pjesë edhe mësimdhënës dhe përfaqësues të Klubit të Çiklizmit “Phoenix”. Share Now Facebook…
“Pasi kam marrë drejtimin e MPB-së, është vendosur si prioritet pagesa e rregullt e bonusit për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit, si e drejtë e garantuar e punonjësve të MPB-së në përputhje me Marrëveshjen Kolektive”, tha ministri Spasovski, duke theksuar pagesën e shpërblimeve të mëparshme.Ministri tha se në sajë të politikave të zbatuara të përgjegjshme ekonomike dhe si rezultat i punës së ekonomive familjare, paga mesatare u rrit, e në këtë mënyrë u rrit edhe shuma individuale e bonusit të pagave në Ministrinë e Brendshme.
Ata e kanë aktivizuar eksplozivin por nuk kanë mundur të depërtojnë tek bankomati. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar banorët në objektet afër.Katër personat të cilët kanë tentuar të hapin bankomatin nuk kanë arritur në qëllimin e tyre, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar tre makina të cilët kanë qenë të parkuar në afërsi.Persona të lënduar nuk ka. Policia është në teren dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.Më tepër detaje priten gjatë ditës.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, shtatë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Angazhimi i Qeverisë për krijimin e një mjedisi në vend në të cilin mediat do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur sipas parimeve të gazetarisë, pa ndikime dhe presione politike dhe ekonomike, u theksua në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare gazetareske. Kryeministri Kovacevski theksoi rolin e shoqatave mediatike, në të cilat Qeveria sheh partnerë për promovimin e mëtejmë të lirive të mediave, si me ligjin e miratuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili garanton lirinë e…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim në panel diskutimi në forumin dypalëah të organizatave think-tank nga Maqedonia e Veriut dhe Spanja me temën “Të menduarit dhe të punuarit së bashku”, organizuar nga Instituti i Prespës. Zëvendëskryeministri Bytyqi nënvizoi se vendi ka hyrë në një periudhë rimëkëmbjeje ekonomike pas pandemisë, por rreziqet dhe pasiguritë janë ende aty, në lidhje me zinxhirët e shpërndarjes, lëvizjet e çmimeve, shqetësimet financiare, pasigurinë energjetike dhe tensionet gjeopolitike. “Këto variacione ndaj të cilave ekspozohen ekonomitë kombëtare, paraqesin një sfidë…

