Sipas një hulumtimi të pubikuar nga Instituti Arben Xhaferi, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme (cikli i parë) në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndjeknin mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022, transmeton Portalb.mk. Hulumtim i Institutit Arben Xhaferi/ Foto: Instituti Arben Xhaferi
Author: almakos
Sfidat energjetike janë të përbashkëta – tonat, të rajonit, të Evropës, ndërsa zgjidhja e tyre kërkon një qasje të përbashkët, planifikim të përbashkët dhe veprime të përbashkëta, porositi sot zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi përmes një video mesazhi. Ai përcolli përshtypjet nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Kishinjev të Moldavisë, por edhe pritshmëritë e aktorëve kryesorë politikë në BE, të cilët, siç thotë, nga Maqedonia e Veriut presin përgjegjësi maksimale për vendimin e shtetarit që duhet ta sjellim në periudhën e ardhshme me ndryshimet e Kushtetutës sonë si një hap të rëndësishëm për prosperitetin dhe për të ardhmen…
CVETAN TRIPUNOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE MENAXHIM TË UJËRAVE “Raporti i parë i referohet një analize të domateve, porositës është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, mostra është marrë më 28.05.2023, dhe analiza është bërë më 30.05.2023. Ajo që dua të paraqes para publikut është se në këtë analizë të një domateje, prania e kadmiumit është konstatuar nga sasia maksimale e lejuar prej 0.05 njësi matëse, në raport janë zbuluar 1.34 njësi matëse. Kjo është 27 herë mbi sasinë e lejuar që duhet të ketë ky produkt”.Elementi i dytë kimik, metali i rëndë i plumbit, sipas rregullores për…
Gjykimi për lëndën “Titanik 2” i caktuar pë sot në Gjykatën Apelit – Shkup, është shtyrë për më 14 korrik 2023 në orën 9:30 me kërkesë të njërit prej të akuzuarve. Siç kumtoi Gjykata, gjykimi ështlë shtyrë me kërkesë të të akuzuarit S.S. për shkaqe shëndetësore. “Titanik 2” është lëndë që ka të bëjë me parregullsitë zgjehdore në zgjehdjet lokale në vitin 2013 në komunën e Strumicës, për të cilat aktakuza u ngritën kundër ish-drejtorit të DSP, Sasho Mijallkov, liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të Komisionit shtetëror zgjedhor. Në procedurën e përsëritur pët “Titanik 2”, më 23…
Pas tri thirrjeve publike të pasuksesshme për paraqitjen e autorëve për përgatitjen e tekstit shkollor të gjuhës maqedonase për klasën e 5-të, të publikuar në vitin e kaluar 2022 në mars, qershor dhe korrik, deri në përpjekjen e katërt në muajin gusht është paraqitur ekip autorësh të cilët dorëzuan propozim dorëshkrim, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, potencojnë nga MASH, më pas është kthyer dy herë në korrigjim nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, për të harmonizuar të gjitha përmbajtjet e propozuara me programin e ri për lëndën përkatëse. Pas miratimit përfundimtar nga Komisioni Nacional për Tekstet…
Pas skadimit të masave qeveritare për ngrirjen e çmimeve, nuk është vërejtur ndonjë rritje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Televizioni Shenja gjatë ditës së sotme vizitoi njërin ndër tregjet më të frekuentuar, atë të “Bit Pazarit, ku qytetarët deklarojnë se çmimet megjithatë janë të larta. QYTETAR “Ku ka lirë, krejt shtrenjtë, vetëm rriten çmimet, mos të ngriten tash, duhet të zbresin, vera po vjen, me qenë dimër në rregull, vera po vjen çmimet njejtë, ndonjëherë 60 denarë, e ndonjëherë 80 denarë, ndonjëherë 50, sërish bëhen 90 QYTETAR “Janë të shtrejta në këtë kohë, gjithmonë kanë qenë më lirë, tash…
Kryeministri Kovaçevski me këtë rast theksoi mbështetjen e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi për mbështetjen të cilën populli ukrainas e merr nga Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se ajo vjen në momente kyçe. “Ju nuk bëtë kalkulime, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”.

