CVETAN TRIPUNOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE MENAXHIM TË UJËRAVE “Raporti i parë i referohet një analize të domateve, porositës është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, mostra është marrë më 28.05.2023, dhe analiza është bërë më 30.05.2023. Ajo që dua të paraqes para publikut është se në këtë analizë të një domateje, prania e kadmiumit është konstatuar nga sasia maksimale e lejuar prej 0.05 njësi matëse, në raport janë zbuluar 1.34 njësi matëse. Kjo është 27 herë mbi sasinë e lejuar që duhet të ketë ky produkt”.Elementi i dytë kimik, metali i rëndë i plumbit, sipas rregullores për nivelin maksimal të lejuar është 0.10 njësi matëse dhe në këtë rezultat sasia e plumbit të zbuluar është 4.48 njësi matëse ose 45 herë mbi kufirin e lejuar, thotë Tripunovski. Ai theksoi se rezultati i dytë nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar i referohet një mostre të një kastraveci, mostra është marrë më 28.05.2023 dhe data e përfundimit të analizës është 30.05.2023. CVETAN TRIPUNOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE MENAXHIM TË UJËRAVE “Këtu në këtë rezultat u zbuluan tre elementë kimikë, domethënë metale të rënda. I pari është arseniku, ku sipas rregullores nuk lejohet prania e këtij metali të rëndë në ushqim. Dhe si rezultat, u zbuluan 2.0 njësi matëse, që është një e dhënë katastrofike. Metali i dytë i rëndë është kadmiumi me rezultat 0.64 njësi matëse, që është 13 herë mbi kufirin e lejuar.Dhe elementi i tretë, pra metali i rëndë, është plumbi, i cili u zbulua me 37.43 njësi matëse, që është 374 herë mbi kufirin e lejuar”. “Situata është shqetësuese dhe alarmante. Bëj apel për vigjilencë nga ana e qytetarëve, sepse të njëjtat produkte ndoshta tashmë janë lëshuar në qarkullim në tërë territorin e vendit, që do të thotë se qytetarët tashmë po i konsumojnë”, tha Tripunovski. Medina Ajeti Ali /SHENJA/
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]