Një veturë me katër persona është aksidentuar sot në rrugën Shkup – Prishtinë, si pasojë e të cilit ka rënë në lumin Lepenc, në afërsi të tunelit.
Nga vendi i ngjarjes shihet se ka të lënduar dhe prezent është policia e Maqedonisë dhe ndihma e shpejtë.
Për momentin janë krijuar kolona të gjata. Pritet që policia të përditësoj me informacione për të lënduarit nga ky aksident.


