Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Më çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 296 gjoba, nga të cilat 77 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 20 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 16 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 21 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, 12 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. MARKETING
Author: almakos
Deri në fund të tetorit të këtij viti, numri i të punësuarve në kompanitë në zonat zhvillimore teknologjike industriale është ritur në 17.769 që është 10 për qind më shum se e njejta periudhë e vitit të kaluar. Analiza e fundit e Drejtorisë tregon se krahasuar me të njejtë periudhë të vitit 2021 kemi rritje prej 28 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2020 ka rritje prej mbi 32 për qind. Sipas analizës, për tre vjet krahasuar me numrin mesatar të të punësuarve në vitin 2020 më shumë se 4.800 qytetarë kanë marrë vende te reja pune në zona. “Gjithashtu, eksporti në…
Deri në fund të tetorit të këtij viti, numri i të punësuarve në kompanitë në zonat zhvillimore teknologjike industriale është ritur në 17.769 që është 10 për qind më shum se e njejta periudhë e vitit të kaluar. Analiza e fundit e Drejtorisë tregon se krahasuar me të njejtë periudhë të vitit 2021 kemi rritje prej 28 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2020 ka rritje prej mbi 32 për qind. Sipas analizës, për tre vjet krahasuar me numrin mesatar të të punësuarve në vitin 2020 më shumë se 4.800 qytetarë kanë marrë vende te reja pune në zona. “Gjithashtu, eksporti në…
Është angazhuar ekspert për Marrëveshje Fidik përmes të cilit duhet të sigurohet analizë e Marrëveshjes për ndërtimin e ausotradës Kërçovë – Ohër, si dhe zgjidhje për të gjitha hapat e ardhshëm të Qeverisë për realizimin e këtij projekti dhe deri në fund të vitit do të merret vendim me zgjidhje më adekuate për përfundimin e ndërtimit, paralajmëroi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga atje informojnë se edhe janë paraqitur 11 rrëshqitje të dheut dhe për shkak të kësaj do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë të cilët do të japin propozim zgjidhje projektuese dhe mendim për projektin gjithpërfshirës. “Lidhur me çështjet…
Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen në Ohër të një fëmije dy vjeçar njoftoi se mjekësia ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes. Nga MSH-ja kumtuan sonte se fëmija është sjellë në spitalin e Ohrit sot në ora 07:12 pa shenja jete. “Në Repartin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimi Intensiv pranë ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, sot në ora 07:12 nga ana e shërbimit për ndihmë të shpejtë është sjellë pa shenja jete një fëmijë një vjeç e njëmbëdhjetë muaj. Ekipi i anesteziologjisë filloi menjëherë reanimacionin, por nuk pati sukses. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore”,…
Infermieret në IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji – Shkup sot i kanë përgënjeshtruar pohimet për punën e klinikës, të parashtruara më 2 nëntor në konferencën për shtyp nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ata i përgënjeshtruan pohimet e Mickoskit se në ditarin e ambulancës, presoneli mjekësor, e ka regjistruar pjesën tjetër të barnave të papërdorura sikur t’i ishte dhënë një pacienti tjetër, pa dëshmi me shkrim nëse medikamenti është dhënë apo është hedhur. Nga aspekti administrativ, gjegjësisht mbajtje të shënimeve, në të gjitha repartet dhe spitalet ditore, ka edhe evidentim të rregullt dhe të përditshëm të të gjitha…
Lista e stafit profesional defiçitarë po rritet. Për momentin më së shumti mungojnë teknikë ndërtimi, mekanike dhe ushqimore, por ende nuk ka mjaftueshëm furrtarë, mjeshtër pllakash, fasadash, hidraulikë. Ndërkohë, disa nga zanatet, si zdrukthtaria, po shuhen sepse proceset janë duke u automatizuar dhe kjo, nga ana tjetër, imponon një nevojë nga profile krejtësisht të reja, të ndryshme. Siç u tha sot në një konferencë për shtyp në Odën ekonomike, rreth 60 për qind e kompanive në vend nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar, ndërsa vetëm 2,5 për qind e të punësuarve të rritur përmirësojnë aftësitë e tyre. Mungesa…
Kyetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga Radovishi u bëri thirrje qytetarëve maqedonas që të mos bien pre e provokimeve nacionaliste të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili gjatë fundjavës në fshatin Sopot në Komunën e Likovës hapi një Qendër memoriale ose Muze të UÇK-së, në të cilën është harta e Shqipërisë së Madhe, fotografi të tij dhe të komandantëve me uniformë dhe grada të UÇK-së. “Duhet që gjatë periudhës që vijon qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse gjithmonë BDI-ja kur kapet në hajni, vjedhje, plaçkitje, ata menjëherë kthehen drejt temave kombëtare, gjegjësisht në nacionalizëm dhe shovinizëm. BDI-ja tashmë…
“Deri sa të jetë BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime floku”, kështu ia përgjigj Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i cili theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë. BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM “Më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte ‘Pse jo, BDI në opozitë, dhe e dini rrjedhën tutje, rezultatin, këtë e tha mes tjerash në përgjigjen e tij në lidhje me deklaratat e fundit nga VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet,…
Sindikata e Policisë u ka dorëzuar kërkesë të gjithë grupeve parlamentare në Kuvend, për rritjen e dënimeve ndaj atyre që sulmojnë policët zyrtarë. Sindikata informon se ata kanë propozuar ndërrim të neneve 382 dhe 383 prej Kodit Penal edhe atë të veprës penale “Parandalim dhe sulmë ndaj një zyrtari të autorizuar”. SINDIKATA E POLICISË “Me ndryshimet ligjore të propozuara në Kodin Penal, kërkojmë të korrigjohet padrejtësia që u është bërë punonjësve të policisë prej vitesh. Në dy-tre vitet e fundit, punonjësit e policisë kanë qenë shënjestër e sulmeve të përditshme, të cilat rezultojnë me sulme të shpeshta (të shtëna në…
Pohimet e shprehura në komunikatën e kryetares së Gjykatës së Lartë në lidhje me ndikimin dhe presionin politik tek gjykatat, për kryetarin e Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, janë thjeshtë pikëpamje të saj personale. Ai thotë se prezenca e Ademit në takimin e sotëm ka qenë i nevojshëm dhe ligjor. SASHKO GEORGIEV, KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR “Këshilli Gjyqësor ishte dhe është i gatshëm për diskutime të këtilla të hapura për këso problemesh senzitive dhe nga ana tjetër inkurajoj dhe dërgoj porosi për gjyqsorin, për gjykatësit, të të gjitha Gjykatave, se nëse kanë presione të këtilla ose të çfarëdollojshme, Këshilli Gjyqor është…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë, duke thënë se përderisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t`u mungojë as një qime floku“Më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “Pse jo, BDI në opozitë”, dhe e dini rrjedhën tutje, rezultatin, këtë e tha mes tjerash në përgjigjen e tij në lidhje me deklaratat e fundit nga VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet, nuk do të koalicionojnë me…

