Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë, duke thënë se përderisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t`u mungojë as një qime floku
“Më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “Pse jo, BDI në opozitë”, dhe e dini rrjedhën tutje, rezultatin, këtë e tha mes tjerash në përgjigjen e tij në lidhje me deklaratat e fundit nga VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet, nuk do të koalicionojnë me BDI-në”, deklaroi Bujar Osmani.
Osmani tha se derisa është Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’ju mungojë asnjë qime.
“VMRO-së mund t’i them vetëm se derisa është BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime. Kështu që të gjitha ato kërcënime janë të pavlera”, pohoi Osmani.
Data 31.08.2026
Aktuale
- Gashi: Të gjitha ligjet me badenter do të shkojnë në votim, çështja është më shumë politike sesa procedurale
- Janevska: Janë shuar 433 paralele, vitin që vjen do të ketë rritje të pagave në arsim
- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan takohet në Stamboll me homologun e tij saudit
- Më pak nxënës, më pak paralele: 433 klasa janë shuar në arsimin fillor dhe të mesëm
- VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje
- Shkupi po bëhet i papërballueshëm: 60 metra katrorë kushtojnë gati 130 mijë euro!
- Nesër nis viti shkollor, rreth 14.500 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore
- Çmime të reja të derivateve të naftës, ulet dizeli, shtrenjtohet benzina



