Qeveria sot solli vendim për formim të Komisionit për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektrike. Komisioni, siç qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, duhet ta zbatojë tërë procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike me anë të konkursit publik, përkatësisht për ta përgatitur konkursin publik, dokumentacionin e tenderit, prëfshirë edhe projektin të marrëveshjes dhe të kryejë evaluimin dhe të përgatisë raport për evaluimin e ofertave. Komisioni do të duhet të parashtrojë në Qeveri propozim për zgjehdje të ofertuesit më të volitshëm apo propizim për anulim të procedurës. “Zgjedhja e furnizuesit universal…
Author: almakos
Për herë të parë me ndryshimet ligjore parashikohen dispozita të qarta për mbrojtjen e tokës bujqësore nga konvertimi. Përcaktohen kriteret se në cilën klasë të tokës nuk mund të ndërtohen ndërtesa energjetike, por specifikohen edhe përjashtimet. I vetmi përjashtim i parashikuar nga këto ndryshime të propozuara në seksionin e tokave të kategorisë së parë dhe të dytë është ndërtimi i objekteve energjetike që janë objekt i investimeve strategjike dhe nuk paraqesin asnjë kërcënim për tokën bujqësore. Përjashtimet e tilla rregullohen nga një procedurë tjetër, e rregulluar me ligj të veçantë. Para së gjithash, përmes një procedure transparente do të duhet…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se gazi rus nga sot në Maqedoni të Veriut është më i shtrenjtë për shkak të vendimit të Bullgarisë për vendosjen e taksës shtesë prej 10 eurove për megavat orë për energjinë që tranzitohet nëpër këtë vend. Ai tha se vendi është pothuajse tërësisht e furnizuar me gaz rus sepse ka vetëm një gazsjellës të ndërtuar që lidhet me Bullgarinë dhe aktualisht është me kapacitet të kufizuar. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Furnizuesi i cili ka kontratë direkte me ‘Gazprom’ filloi të rrisë çmimet me 10 euro duke inkorporuar taksën e…
Pensionistët nga të gjitha anët e vendit u mblodhën sot në protestën e tretë të madhe në Shkup, duke kërkuarqë autoritetet ta dëgjojnë kërkesën e tyre për pensione më të larta. Rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë dhe pension minimal prej 18.000 denarëve, janë dy kërkesat kryesore që ata i bënë nga protesta e sotme. Marshi protestues filloi nga Ambasada Amerikane dhe përfundoi para ndërtesës së Qeverisë. Pensionistët thanë se edhe pas tre muajsh protestë, ende nuk kanë asnjë përgjigje nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me kërkesat e tyre. DRAGAN UGRINOVSKI, KRYETARI I BORDIT…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, lavdërohet me dikasterin që ai drejton. I pari i policisë në profilin e tij në Facebook, thotë se vetëm për një javë, pra në periudhën prej 30 tetorit deri më 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, sikurse për tregti të paligjshme të drogës, kontrabandë, vjedhje të rëndë, vjedhës të drunjëve , persona të kërkuar me urdhërarrest, organizimin e lojërave të fatit pa licencë. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si…
Pres të mbizotërojë arsyeja, pres të mbizotërojnë interesi shtetëror edhe në javët në vijim deri në dy, të arrihet konsensus rreth datës për zgjedhjet në një shpenzim, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga Resnja. Lideri i opozitës maqedonase, Mickoski propozoi se nuk duhet qytetarët të ngarkohen me shpenzime të dyfishta, ndërsa pa zgjedhjeve të arrihet deri në një qeveri të zgjedhur nga populli. “Të mos i ngarkojmë qytetarët me shpenzime të dyfishta dhe të organizojmë zgjedhje presidenciale, ndërsa në rrethin e dytë nga zgjedhjet presidenciale të ketë zgjedhje parlamentare që ta shkurtojmë këtë agoni në Maqedoni, të vijë një…
Pensionistët nga e gjithë Maqedonia sot kanë protestuar për rritjen e pensioneve. Protesta filloi para Ambasadës Amerikane në Shkup, e më pas vazhdoi para Qeverisë.Kërkesat kryesore të pensionistëve janë rritje lineare e pensioneve prej 5.000 denarë, pension minimal prej 20.000 denarë dhe ndryshim i metodologjisë për ngritjen e pensioneve. “Nga protesta e fundit e deri më sot nuk ka pasur ndryshime, megjithëse atëherë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tha se për shtatë ditë do të jepte një raport, pra se çfarë kishte bërë grupi që zhvilloi metodologjinë. Por kanë kaluar 27 ditë kështu që ende nuk ka asnjë përgjigje.…
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar hartën e Shqipërisë së Madhe të vendosur në Kompleskin Memorial në Sopot të Kumanovës. Ai ka thënë se kjo është e vonuar për 145 vite dhe i parëndësishëm. Sipas tij harta të tilla janë të pranishëm në cdo vend ballkanik.“Vlerësoj se atë që sot e kemi si shoqëri aspak nuk i bën relevante hartat e këtilla, për shkak se pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta tjera që janë më relevante, e kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me nisjen e negociatave harta me…
Ministri i Ekonomisë në RMV Kreshnik Bekteshi, sot njoftoi se paketa e re e masave anti-krizë pritet të publikohet kah mesi ose fundi i javës së ardhshme.Ai tha se paketa e re e masave anti-krizë është ndarë nga Ministria e Financave me kabinetin e kryeministrit dhe me institucionet tjera të përfshira në krijimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka gjasa që masat të shpallen dhe të fillojnë të zbatohen nga mesi ose në fund të javës së ardhshme”, theksoi ministri Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizituan një…
“Në periudhën prej 30 tetorit deri 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona me baza të ndryshme, për tregti me drogë, plaçkitje, vjedhje të rënda, kontrabandë me emigrantë, persona të kërkuar me fletarrest, organizim të lojërave të fatit pa licencë”.Për këtë mes tjerash ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në RMV, Oliver Spasovski, i cili në Facebook ka shkruar se MPB në këtë periudhë i ka forcuar masat operative dhe parandaluese, për të rritur sigurinë e qytetarëve në vend. “Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe nga…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me organet e drejtësisë. Kovaçevski në deklaratën e sotme për media tha se nuk është takuar me ish kryeministrin Zoran Zaev. “Nuk kam pasur takim me ish kryetarin, pas mbledhjes që kishim me trupin për strategji të LSDM-së, ku takohen ish kryetarët e LSDM-së, sekretarët e kështu me radhe dhe as që kam pas takim me sekretarin aktual. Kthimi i Gruevskit është temë deplasuar. Ndaj tij ka flet-arrestim ndërkombëtarë dhe ai duhet të kthehet në…
Përpjekja për ekonomi gri është penguar, pasi në pesë raste doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun e vendit tonë. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar në mënyrë të paligjshme ta importojnë mallin pa paguar detyrimet e importit, njoftojnë Dogana e Maqedonisë.“Në katër prej rasteve, veshje dhe këpucë të padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë sediljeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë…

