Ministria e Kulturës në RMV njofton se për shkak të problemeve teknike të ndodhura për shkak të mbingarkesës së sistemit, afati për aplikim në Konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha individuale dhe aktivitete në kulturë për vitin 2024 do të zgjatet deri më 8 nëntor (e mërkurë), deri në orën 23:59.Ajo thotë se në 24 orët e fundit kanë arritur 800 paraqitje dhe u bëjë thirrje që të mos pritet momenti i fundit që të mos kemi problem me aplikimin në aspektin teknik. Paraqitja për konkursin vjetor bëhet nëpërmes sistemit elektronik në portalin kombëtar e-shërbime:…
Author: almakos
Që nga dita e premte filloi pagesa e TVSH-së, projekt me të cilin, përmes skanimit të faturave, qytetarët marrin rimbursim në shumën maksimale prej 2.100 denarë për çdo tremujor.Sipas drejtoreshës së DAP, Sanja Lukarevska rimbursimi do të jetë në vlerë prej rreth 790 milionë denarë, të cilin do ta marrin 459.670 qytetarë. “Një nga projektet më të suksesshme është “TVSH-ja Ime”, e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e tij. Nga sot fillojmë të paguajmë për tremujorin e kaluar. Për tremujorin e tretë të vitit 2023, rimbursimi do të jetë rreth 790 milionë denarë dhe do të vlejë për 459.670 qytetarë, përfitues…
Ministria për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në komunikacion, me çrrastë janë regjistruar 263 shkelje. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 263 masa, nga të cilat 111 për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 34 për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING
Një daktilografe nga Gjykata Penale e Shkupit qëllimisht ka gabuar në shtypjen e aktgjykimit për rastin TNT, në mënyrë që të pandehurit të mund të ankohen, kryetarja e Apelit të Shkupit, Meri Dika, qëllimisht ia ka dhënë lëndën gjyqtarit Gjoko Ristov dhe ai me qëllimisht e ka zvarritur çështjen që rasti të vjetërsohet. Këshjtu ka akuzuar sot biznesmeni Fiat Canoski, i cili sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore Shkup 1 është dashur të marrë dëmshpërblim prej gati 11 milionë eurove për rrënimin e kompleksit banesor-afarist Kosmos. Ai akuzoi gjyqtarin Ristov për keqpërdorime që çështja të zvarritet. Ndaj…
Opozita Shqiptare e përbërë nga Alternativa, Besa dhe Lidhja demokratike, zyrtatizuan koalicionin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare dhe presidenciale. Lideri i Alternativës, Afrim Gashi tha se ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për integrimin e RMV-së në BE. Ai theksoi se prioriteti kryesor i këtij koalicioni është lufta e korrupsionit . AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS “Emri i kolaicionit opozitar shqiptar do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim, Ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij në BE. Nuk bëjmë…
“Pas zgjedhjeve një gjë është e sigurt, VMRO-DPMNE nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në”. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i VMRO-së, deputeti Aleksandër Nikollovski. Ai tha se një nga arsyet për rejtingun e ulët të LSDM-së, është për shkak se ata nuk e kanë realizuar premtimin e tyre të vitit 2016, kur lideri i partisë, Zoran Zaev, tha se nuk do të hyjnë në koalicion me “kriminelët dhe bandat” nga BDI. ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, VMRO “Kjo udhëheqësi e BDI-së për fat të keq gjithçka ka kriminalizuar deri në maksimum, po thuajse nuk ka ditë në të cilën…
Gjatë ditës së sotme, në një konferencë për shtyp të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Shkup, opozita shqiptare ka zyrtarizuar emrin e frontit opozitar shqiptar. Mexhiti tha se në zgjedhjet e ardhshme ata do të paraqiten me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare dhe me kandidat për president të përbashkët shqiptar. “Nuk ka udhëheqës në opozitën shqiptare, secili është udhëheqës në subjektin e vet, ndërsa opozitën do ta bëjmë bashkë. Do të kemi lista të përbashkëta dhe kandidat të përbashkët shqiptar për President”, tha kreu i LD-së, Izet Mexhiti. MARKETING
Ekonomia gri e ngarkon shtetin me kosto në nivel vjetor po aq sa pjesët e autostradave të Korridorit 8 apo Korridorit 10-d, katër qendrat klinike apo rindërtimi i të gjitha ndërtesave shkollore në vend.Nëse sektori formal në përgjithësi formalizohet, nuk do të ketë nevojë për huamarrje lidhur me financimin e buxhetit. Si rezultat i kësaj, Qeveria në mënyrë strategjike kahëzon zgjidhjen e problemeve përmes Strategjisë pesëvjeçare për formalizimin e ekonomisë joformale, të hartuar nga Ministria e Financave. Gjithashtu, parashihet forcimi i njëkohshëm i sistemit për luftën kundër ekonomisë gri, si dhe ngritja e moralit tatimor dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, thekson…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se familja Skaik, e cila ka qenë e bllokuar në Gaza, ka arritur në Maqedoninë e Veriut shëndosh e mirë.“Evakuimi nga Gaza paraqet një sfidë të veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke pasur parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon. Dua të falënderoj veçanërisht diplomatët në ambasadat tona në Kajro dhe Tel Aviv, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila ndihmoi në transferimin…
Nga sheshi Skënderbeu në Shkup, partitë opozitare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, kanë shpalosur emrin me të cilin do të bashkëpunojnë dhe do të garojnë në të ardhmen. Tani e tutje koalicioni i tyre do të quhet “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, u shpreh se, tha se ata janë të bindur dhe të vendosur të sjellin ndryhsimi9n.“Sot jemi tre parti por presim që ky koalicion të rritet edhe më shumë, me parti tjera, me individë”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.Ai tha se ata do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët. MARKETING
Ali Ahmeti nga fshati Sopot, në Kompleksin Memorial të këtij fshati, tha se kur e kanë filluar veprimtarinë e tyre, qëllimi ka qenë për ta bërë Shqipëri, por politikat më pas ndryshuan. Ai tha se falë pragmatizmit që ata zgjodhën sot gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar janë zyrtarë dhe të paprekshëm në këtë shtet. “Kur e kemi filluar veprimtarinë, e kemi filluar për ta bërë Shqipëri, por politikat ndryshuan dhe ne zgjodhëm pragmatizmin dhe jo fanatizmin. Ne zgjodhëm që shqiptarët në Maqedoni të jenë shtetformues, të jenë zot e ti dalin zot vetes në vendin e vet dhe ky flamur…
Në evidencën e shërbimeve të mjekëve amë në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 428.759 raste të hipertensionit esencial (primar). Nga këto raste 255.658 janë gra, ndërsa 173.101 janë burra, tregon analiza e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, shkruan Meta.Stili i keq i jetesës, gjegjësisht obeziteti, pasiviteti dhe ajri i ndotur, janë vetëm disa nga faktorët e rrezikut që kontribuojnë në shfaqjen e hipertensionit (tensionit të lartë të gjakut). Në vendin tonë nuk ka statistika zyrtare për numrin e saktë të personave me këtë diagnozë, por mjekët internistë dhe kardiologë thonë se numri është në rritje, ndërkohë që vihet re…

