Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” dje në mbrëmje në ora 22:35 në SVR Shkup është raportuar se me lëndime të rënda tek ta është sjellë O.O. (25) dhe O.E. (29), i dënuar nga KPU Shtip, lirohet me pushim, të dy nga Shkupi. “Policët kanë dalë në vendngjarje dhe pas intervistimit zyrtar janë konstatuar se dy personat pronarë të një lokali hoteliere në zonën e Çairit janë plagosur nga E.J. dhe E.N., i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, pasi paraprakisht kishte kërcënuar se do t’i merrte para dhe ushqime një personi i cili…
Author: almakos
Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” dje në mbrëmje në ora 22:35 në SVR Shkup është raportuar se me lëndime të rënda tek ta është sjellë O.O. (25) dhe O.E. (29), i dënuar nga KPU Shtip, lirohet me pushim, të dy nga Shkupi. “Policët kanë dalë në vendngjarje dhe pas intervistimit zyrtar janë konstatuar se dy personat pronarë të një lokali hoteliere në zonën e Çairit janë plagosur nga E.J. dhe E.N., i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, pasi paraprakisht kishte kërcënuar se do t’i merrte para dhe ushqime një personi i cili…
Helmimi i 12 nxënësve në 6 shkollat e Shkupit nga bakteria e quajtur Sallmonella, rezultoi me mbyllje të kuzhinave të shkollave. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka njoftuar se pas inspektimit të jashtëzakonshëm në disa shkolla për shkak të paraqitjes së infeksionimit nga sallmonella ka mbyllur kuzhinat e shkollave “Vojdan Çernodrinski”, “Jan Amos Komenski”, “Bratstvo” dhe “Hristian Todorovski – Karposh si dhe magazinën qëndrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore, njoftojnë nga Inspektorati sanitar shëndetësor. INSPEKTORATI SANITAR SHËNDETËSOR “Nga të dhënat e marra nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup, nga dita e djeshme janë raportuar gjithsej 12 nxënës me simptoma …
Maqedonia e Veriut në të ardhmen duhet të arrijë rezultate më të mira në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Kështu deklaroi ambasadorja e e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler, në lidhje me raportin e Komisionit Evropian, ku kishte një sërë vërejtjesh për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, sipas amabasadores, Raporti i Komisionit Evropian është një bazë e mirë për negociatat e ardhshme me BE-në. Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë “Raporti për Maqedoninë është shumë i rëndëishëm dhe domethënës sepse mat progresin në fusha të ndryshme. Raporti paraqet një bazë për diskutim, një bazë…
Instituti për Politikë Evropiane – Shkup në analizën e raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë me titull “Themelet e lëkundshme të negociatave”, vlerëson se ajo që duhet të na shqetësojë posaçërisht janë vlerësimet në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit si fusha kyçe nga të cilat varet rrjedha e përgjithshme e negociatave si pjesë e klasterit “ Themelet”. Nga IPE thonë se ne si vend theksojmë vazhdimisht nivelin tonë të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, por ky stagnim i përgjithshëm i kombinuar me mungesën e progresit në kapitullin 23: drejtësia dhe të drejtat themelore minon argumentin e përdorur nga…
Prokuroria publike ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti prej të cilit kërkon që të mos e përdorë rastin e onkologjisë për qëllime politike.“Prokuroria Publike zhvillon procedurë para hetimore dhe nuk vepron sipas kërkesave të personave të tjerë. Informacioni ndahet vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, ku theksohet se prokurorët punojnë me themel dhe me përgjegjësi, duke respektuar të gjitha afatet ligjore. “Prokuroria Publike apelon tek politikanët që të përmbahen nga përdorimi i këtij artikulli delikat për qëllime politike”, thotë Prokuroria. MARKETING
Është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër për rastin “Onkologjia” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në promovimin e sotëm të pajisjeve të reja mjekësore dhe ambulancave të rinovuara në Klinikën për Neurologji.“Edhe një herë bëj thirrje, për rastin në Klinikën për Onkologji, është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër të saktë”, deklaroi Fatmir Mexhiti. Sipas tij, në shëndetësi duhet për çdo ditë të shuhen vatra të reja zjarri dhe se punët kanë nis të rregullohen dhe të ketë progres. Ai ka paralajmëruar se do të ketë rezonancë të…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (09.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 273 masa.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 masa, nga të cilat 34 masa për tejkalim të shpejtësisë, 37 masa për ngasje pa patentë shofer, 12 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë vendosur 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tre masa për kalim në semaforë të kuq”, njoftojnë nga MPB. MARKETING
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, të cilës i përfundon mandati në vend, iu falënderua për të gjitha arritjet, si dhe shprehu bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta dhe shtoi se në të vërtetë të gjitha agjencitë e KB-së në vend japin një kontribut të madh dhe me të njëjtit po shënohet bashkëpunim i shkëlqyeshëm, njoftojnë nga MPB. “Мe këtë rast të dy bashkëbiseduesit bënë një rezyme të disa nga arritjet kyçe në periudhën e kaluar, gjatë së cilës, Përfaqësuesi i UNHCR-së, Sandri konstatoi…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me një postim në Facebook ka njoftuar se sot janë marr një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas shqetësimeve të shprehura nga Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vitit 2023, ka nisur formimi i një grupi punues për përgatitjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Raporti thekson shqetësimin serioz të Komisionit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe bën thirrje për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve. Kritika vjen pas shkarkimit të kontrovershëm të Kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe…
Vizioni i Qeverisë për ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive vendase në tregjet ndërkombëtare po realizohet gjithnjë e më shumë përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, me të cilin ne mbështesim financiarisht 919 kompani në ciklet e tyre investuese, të cilave u përgjigjen me vende të reja pune me paga më dinjitoze për qytetarët tanë, tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës së tij në kompaninë “Adrius” në Shkup. Siç informoi Bytyqi, vetëm në vitin 2023 janë pranuar 427 aplikime rekorde për projekte të reja investuese, ndërsa janë miratuar ose nënshkruar 289 kontrata të reja (sipas LMFI)…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të kryejë inspektime në të gjitha shkollat në territorin e Komunës së Karposhit ku kompania “Vanilla Fud” bën shpërndarjen e ushqimit.“Si masë parandaluese, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari do të zbatojnë inspektime të jashtëzakonshme në kuzhinat e të gjitha shkollave të kësaj komune të cilat me ushqim i furnizon ky operator, më saktë edhe ato shkolla ku nuk ka raste të konfirmuara të nxënësve të infektuar me salmonelë. Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm dhe pas marrjes së rezultateve nga analizat laboratorike, opinioni do të njoftohet për rezultatet dhe për…

