Liria e shprehjes është kategori e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë është e pacenueshme. Kështu reagoi Agjencia e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele, ndaj vendimit gjyqësor kundër IRL-së. ASHAM në reagimin e saj thotë se liria e shprehjes mund të kufizohet vetëm në raste të caktuara, thotë se saktë janë të përcaktuara këto kategori, kur rrezikohet siguria dhe qetësia publike si dhe shëndeti publik. ASHMAA “Qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar në mënyrë objektive, saktë dhe në kohë për të gjitha çështjet që janë të një rëndësie të madhe dhe që kanë të bëjnë me interesin publik…
Author: almakos
Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Komisioni Evropian vërtetoi se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë penguesit e rrugës evropiane dhe të reformave në vend.Reklama“Raporti në mënyrë të qartë thekson se VMRO-DPMNE në mënyrë aktive e bllokon punën në Kuvend që ishte pengesë kryesore për zhvillim”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë në raport është vërtetuar nevoja që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe reformat për BE që në mënyrë të qartë bllokohen nga Mickoski dhe partia e tij. “Bllokimi i VMRO-DPMNE-së është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit. Por, e pas obstruksioneve të opozitës,…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV-SHBA, po punohet për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve. Osmani thekson se gjithashtu po punohet në krijimin e një linje direkte ajrore Shkup-Nju Jork. “Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, në fushën “Tregtia dhe investimet” po punohet në: Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e…
Nëpunësit e policisë nga SPB Shkup sot e kanë gjetur të miturin që mbrëmë u raportua se është larguar nga shtëpia, njofton MPB-ja. Nga policia theksojnë se vajza është gjetur në Qendër dhe se e kanë dorëzuar te prindërit. Gjatë ditës së djeshme, e ëma e vajzës 16 vjeçare në stacionin policor në Aerodrom raportoi vajzën e saj për të humbur. Ende nuk dihen shkaqet dhe ku ka shkuar vajza gjatë 24 orëve. MARKETING
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Shëndetësisë dhe Personelit Administrativ-Teknik sot sërish kërkuan kushte më të mira të punës për anëtarësinë dhe paralajmëruan protesta më 17 dhe 24 nëntor dhe më 2 dhjetor. Kërkojnë rritje të pagave 30 për qind, të shtesës për infeksion nga një në katër për qind, marrëveshje të re kolektive, stazh të beneficuar pune dhe transformim të marrëveshjeve në kohë të caktuar pune me ato të pacaktuar. Bobi Bojçevski, kryetar i SPPSH-së, prezantoi tri propozime se si të plotësohen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë. “Tatim 40 për qind për pagën e lartë…
Presidenti Stevo Pendarovski pozicionohet në anën e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Pas vendimit të djeshëm të gjykatës kundër gazetarëve të IRL-së, për dokumentarin “Redaksia”, kundër Koço Angjushevit, dhe deklarimeve skandaloze të gjykatëses, ka reaguar shefi i shtetit. Pendarovski rikujton se liria e mediave është direkt e lidhur me shkallën e demokracisë dhe gazetaria është profesion i lirë dhe ashtu duhet t’i nënshtrohet principeve për vetërregullim. Stevo Pendarovski, president “Etiketime, diskreditim dhe tentime për rregullimin e gazetarëve dhe mediave ka pasur edhe në të kaluar, dhe jemi dëshmitarë që proceset e tilla nuk na dërgojnë deri te zhvillimi demokratik. Si…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micksoski bënë të ditur se në zgjedhjet që vijojnë do të jetë bartës i njësis zgjedhore numër 1, pasi ai ka lindur, është rritur dhe jeton në Shkup. Më tej thotë se VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje do të fitoj bindshëm. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Unë jam lindur në Shkup, këtu jam rritur, jetoj në komunën Karposh, komuna Karposh është pjesë e njësis zgjedhore numër 1 dhe është e logjikshme që ajo të jetë njësia në të cilën unë do të kryesoj listën e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”. Ndërkaq, duke folur për zgjedhjet për portalin Republika, Mickoski shprehet…
Me panelin me temë “Demokracia energjetike në qytetet dhe komunitetet tona”, filloi Forumi i tretë për transformim socio-ekologjik i cili po mbahet sot në Shkup. Pjesëmarrësit bisedojnë për mundësitë, por edhe për sfidat që janë pasojë e kalimit nga një sistem energjitik konvencional në një sistem energjik të pastër. Në fjalimet hyrëse të Forumit u theksua se tranzicioni energjetik duhet të sigurojë mbrojtjen e mjedisit të jetesës, por edhe drejtësinë sociale. Razmena Cekiq Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë tha se shteti ynë është palë kontraktuese me Komunitetin Evropian të Energjisë dhe në këtë periudhe e ka miratuar Udhërrëfyesin…
Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë gatishmërie në fushën e shkencës dhe kërkimit. Është bërë njëfarë progresi në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sektorit publik dhe privat për kërkimin dhe inovacionet, përmes rritjes së buxhetit për shkencën, përmes zhvillimit të Strategjisë së Specializimit të zgjuar që ende nuk është miratuar, dhe përmes vazhdimit të përmirësimit të pjesëmarrjes së vendit në programin Horizont Evropë. Megjithatë, mbetet të zbatohen rekomandimet e vitit të kaluar, konstaton Komisioni Evropian (KE) në Raportin për progresin e vendit në vitin 2023. Për vitin e ardhshëm, KE-ja rekomandon që vendi të rrisë investimet në…
Pas publikimit të raportin të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integruese, por edhe pas analizës së bërë dhe vlerësimit të situatës aktuale në raport me integrimin në BE, Lidhja Europiane për Ndryshim konkludon se: Vërejtjet dramatike në fushat themelore të mungesës së progresit na bindin se nuk ka BE me BDI-në në pushtet! Ky është raporti më i keq i Komisionit Evropian që ka marrë Maqedonia e Veriut kurdoherë. Në vend të progresit, raporti ka regjistruar regres, gjë që është tejet shqetësuese. Duke i marrë parasysh rreziqet dhe pasojat që burojnë nga kjo gjendje e…
Nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se raporti i BE-së për Maqedoninë e Veriut i vërtetoi deklarimet e tyre se BDI dhe LSDM bënë vendin si vendi më i korruptuar në Evropë dhe me gjyqësi më të varur. Sipas tyre, ky është raporti më i keq që e ka marrë Maqedonia e Veriut dhe jo që s’ka përparim, por ka hapa pas në disa fusha. “Ky raport e vërtetoi katastrofën në gjyqësi, posaçërisht kritikat për ndryshimet në kodin penal, me procedurë të shpejtë për të cilën ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se ligji nuk duhet të miratohet”, thonë nga kjo…
Gjithsej 16 persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit, Elena Levkova-Kyulumova. Dy prej tyre janë transferuar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, por nuk janë në rrezik për jetën. Shoferi i furgonit 57-vjeçar me lëndim në kokë dhe pasagjeri 55-vjeçar me lëndim në bërryl janë dërguar për tretman në Shkup”, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit. Katërmbëdhjetë personat e mbetur të lënduar që janë sjellë në spitalin e Velesit kanë lëndime të lehta. Fillimisht u bë e ditur se…

