Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në UNESCO, mbajti fjalim në margjinat e Konferencës së 42-të Organizatës të Përgjithshme, e cila po mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.Kryeministri Kovaçevski është kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut që i drejtohet UNESCO-s, pas anëtarësimit 30-vjeçar të vendit tonë në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Më poshtë teksti i fjalimit integral të kryeministrit Kovaçevski. “E nderuar Drejtoresh e Përgjithshme e UNESCO-s, I nderuar Kryetar i Konferencës së Përgjithshme, I nderuar Kryesues i Këshillit Ekzekutiv,…
Author: almakos
Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshime” ka dalë me reagim pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian. Ata thonë se raporti konfirmoi atë që e thonë ata se “se kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE”.Reklama“Në kohën kur qytetarët e vendit tonë presin lajme të mira nga Brukseli, që edhe Maqedonia e Veriut ta zë hapin e hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Europian, është vetë Komisioni Europian që ka dhënë vlerësimin se Maqedonia e Veriut është shumë keq në pikëpamje të gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit.Natyrisht, ky është lajm…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nuk sheh se raporti i Komisionit Evropian është negativ për Maqedoninë. Sipas tij, ka progres në 80 për qind të kapitujve. “Komisioni ofron një seksion objektiv të progresit por edhe të dobësive. Doli një mesazh i rëndësishëm, ne kemi përparuar në 80 për qind të kapitujve dhe nuk është vërejtur asnjë regres. Vlerësimi është një nivel i mirë në vitin 2023 dhe ka qenë konstante solide për disa vite më parë. Në klasterin e grupit të vlerave themelore, vërehet se shteti jep rezultate”, thotë Maricic. Sipas tij, plani i rritjes është pozitiv, i…
Sot rreth orës 16:00 zyrtarë policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.P (28) nga Shkupi për shkak dyshimit se me mjet të fortë në shtëpinë familjare e ka vrarë babain e vet 75 vjeçarin B.P.“Sot rreth orës 16 nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 28 vjeçarin A.P nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara se me mjet të mprehtë në shtëpinë e familjes e ka vrarë babanë e tij, 75 vjeçarin B.P. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Urgjencës, ndërsa nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/ MARKETING
Maqedonia e Veriut që nga anëtarësimi i saj në NATO i konfirmon përpjekjet e saj për respektimin e vlerave që i promovon dhe i përfaqëson Aleanca. Është një anëtare e respektuar e cila kontribuon për sigurinë në nivel rajonal, por edhe një aleat i përkushtuar që i respekton qëllimet dhe vlerat e përbashkëta. Këtë mes tjerash, e deklaroi Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë së NATO-s Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore Havier Kolomina, në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë…
Maqedonia e Veriut u obligua të fillojë dhe në mënyrë prioritare t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që në Kushtetutë t’i përfshijë edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e shtetit dhe të cilët janë pjesë e popujve të tjerë, me çka vendi do të konfirmohet si shembull i mirë për shoqëri multietnike, ceket në Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit në të cilin MIA pati qasje. “Pas Konferencës së parë ndërqeveritare për procesin e negociatave për inkuadrim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022, shqyrtimimi analitik i së drejtës së BE-së (skriningu) përparoi…
Avokati i popullit në raportin për ngjarjet në burgun e “Idrizovës” kur u lënduan nëpunës policorë dhe të burgosur, konstatoi tejkalim të autorizimeve të policisë. “Përfundoi procesi i përpunimit të video-regjistrimeve dhe do ta japim raportin. Për fat të keq, la elemente të shkeljes së të drejtave në kuptim të tejkalimit të autorizimeve të pjesëtarëve të policisë”, deklaroi sot Avokati i popullit, Naser Ziberi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës “Roli mbikëqyrës j Avokatit të popullit ndaj sektorit të sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”. I pyetur nëse ai është shkaku i situatës…
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve doganore të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko realizuan takim në selinë e Doganës koreane në Seul ku paralajmëruan fillim të realizimit të grantit prej 4,8 milionë dollarë për zhvillimin dhe implementimin e sistemit për menaxhimin e rreziqeve… Bogoev, siç njoftoi Drejtoria doganore është për vizitë pune dyditore të Shërbimeve doganore në Republikën e Koresë, që realizohet në kuadër të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim. “Implementimi në këtë sistem do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit në drejtorinë Doganore, dmth të mbledhim më shumë para në buxhet, të bëhemi…
Është publikuar shpallja publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarët aktual të KSHPK-së nuk kanë të drejtë rizgjedhje. Sipas kushteve në konkurs, personat që në çfarëdo mandati kanë mbajtur postin e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ose kanë qenë anëtarë të KSHPK-së, pavarësisht kohëzgjatjes së mandatit, nuk mund të zgjidhen as për kryetar ose anëtar të Komisionit Shtetëror. Secili kandidat për kryetar duhet të ketë të paktën dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit…
Në organizim të Komunës së Çairit mbrëmë u mbajt Akademia “Ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992”, ku u përkujtua vrasja e tre qytetarëve të pafajshëm shqiptar Safet Sejfullahu, Sulejman Memishi dhe Shemsedin Ibrahimi, si dhe plagosja dhe arrestimi i shumë shqiptarëve të tjerë 31 vite më parë. Në prani të familjarëve të viktimave të Ngjarjeve të Bit Pazarit, kryetari i Komunës Visar Ganiu tha se është obligim i ynë kombëtar që të mos i harrojmë ngjarjet ku është derdhur gjaku shqiptar. “Sepse, historia jonë, fatkeqësisht ka një përmbajtje të dhimbshme. Ne, jemi mësuar të bashkëjetojmë edhe me dhimbjen. Por,…
Zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë së NATO-s dhe i dërguari special i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Tema të takimit, siç ka paralajmëruar MPJ, do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme. Pas takimit…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin e sotëm “Top Tema” në televizionin “Telma” tha se Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar “Lidhja evropiane për ndryshim” për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Sipas Mexhitit, kandidati i tyre i përmbush kushtet dhe do të aplikojë në konkurs. Ai vend në KSHZ, thotë Mexhiti, duhet të plotësohet sa më shpejtë që, siç tha, të ndërpriten spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje jo korrekte. “Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ai vend, do të thotë se po…

