“Shteti dhe kryeqyteti kanë kapacitet për të pritur të gjithë mysafirët e lartë të cilët do të marrin pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup. Delegacionet e të gjitha vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve të Organizatës do të jenë nga 30 deri në 60 persona, respektivisht pritet që të jetë ngjarja më e madhe ndërkombëtare-politike e organizuar në historinë e Maqedonisë së Veriut, ku do të marrin pjesë rreth 1000 delegatë. Jemi të përgatitur dhe i kemi përpunuar të gjithë skenarët për zhvillimin normal të kësaj ngjarje…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme.MPB njofton se nesër hyn në fuqi ligji për posedim të gomave të dimrit dhe pajisjeve dimërore në makina. Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes. Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi nesër (15 nëntor) do të zgjasë deri më 15 mars. MARKETING
Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot mbi 40 projekte me karakter publik nga sfera të ndryshme shoqërore, përpiluar nga sekretariatet përkatëse të Degës. Kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri në fjalimin e tij para të pranishmëve falemnderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë, duke mos harruar ideatorët dhe përkrahësit nga BDI. Neziri tha se tashmë është e lehtë të hartohen dhe realizohen ide, sepse 20 vite pas themelimit të BDI-së ka kuadro profesionale që shërbejnë me dinjitet në çdo institucion të vendit. “Falemnderoj çdo kryetar të secilit Këshill Vendor, çdo anëtar dhe kontribues…
Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot përpara kryetarit të partisë, Ali Ahmeti projektet programore nga sfera të ndryshme shoqërore, përpiluar dhe realizuar nga sekretariatet përkatëse. Në një fjalim rasti, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se mbi 40 projektet e prezantuara në këtë ngjarje sfidojnë qeverinë drejt përmbushjes dhe realizimit të të njejtave, duke përmendur dhe shumë projekte të realizuara më sukses nga platforma zgjedhore e BDI-së. Grubi tha se BDI ka besimin e qytetarëve, sepse është parti e të gjithëve dhe jo vetëm e disa personave. “Ju falemnderoj të gjithëve për këtë punë madhore, drejt përpilimit të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës, sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Siç njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, në takimin me Kurtin u rikonfirmuan angazhimet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus bashkëpunimin ekonomik. “Kovaçevski dhe Kurti diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe konfirmuan se integrimi i tregjeve rajonale të energjisë elektrike dhe puna e mëtutjeshme aktive në drejtim të sigurimit të…
Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite, pëmes deklaratës së shkruar reagoi ashpër ndaj kryetarit të qytetit të Tetovës dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili, siç thotë nër eagim, “e keqpërdori Kuvendin me atë që i shkeli procedurat e vendosura parlamentare për mbajtjen e konferencave për shtyp në ndërtesën e dhomës ligjvënëse, për promovim personal politik”. “Në Kuvend është parashikuar procedurë e veçantë për mënyrën e mbajtjes së konferencave për shtyp për atë se ku dhe kush mund të shfrytëzojë këtë të drejtë. Në përputhje me këtë, Pres-qendra në dhomën ligjvënëse…
Nuk ka efekt pozitiv në atë treg ku shteti ndërhyn dhe dora e shtetit në vend se të luaj rolin e rregullatorit, ai e luan rolin e një ekonomie të mbyllur dhe të centralizuar e cila determinon çdo gjë, kështu u shpreh për televizionin Shenja, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonis Veri-Perëndimore Durim Zeqiri. Duke ju referuar masave të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, ai porositë që qasja e Qeverisë duhet të jetë afatgjate dhe afatmesme dhe jo ad-hoc sa për të tejkaluar disa sfida qofshin ato politike apo edhe ato të tipit populist. Institucionet shton ai, duhet t’i…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Prilepit lidhur me vdekjen e një të porsalinduri që ka ndërruar jetë nga sepsa, ka konfirmuar sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Inspektorati sanitar inicova sot të ketë kontrolla në Prilep menjëherë gjithashtu edhe një Komision prej ekspertëve të shkojë atje. Nuk do të folim asgjë përmendësh, kur do të vijnë komplet raportet prej këtyre inspekcioneve edhe komisionit të ekspertëve atëherë do të shpërndajmë menjëherë në mënyrë shumë transparente edhe me ju meidume”. Foshnja ka ndërruar jetë nga sepsa në Klinikën…
Në Kuvend kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se Lidhja Evropiane për Ndryshim do të formojë grupin e vet parlamentar. Grupi do të ketë gjashtë deputetët, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini.“Bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. I bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të mos e zvarris zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së për shkak se kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e shqiptarëve nga BDI dhe çirakët e tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk…
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike. Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 230 masa, nga të cilat 102 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar, 21 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit. Gjashtë sanksione janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 3 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit… MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për…
Një makinë e policisë është dëmtuar mbrëmjen e djeshme në Bllacë të Shkupit nga disa kontrabandues, të cilët pasi u ju sekuestruan produktet e kontrabanduar kanë bllokuar rrugën makinës policore.“Më datë 11.11.2023 rreth orës 20:30, gjatë kohës që një punonjës policie ka qenë duke drejtuar automjetin zyrtar “Dacia Duster”, në pronësi të MPB-së, përgjatë rrugës lokale nga fshati Bllacë e Poshtme, në drejtim të pikës kufitare “Bllacë”, disa persona, të cilëve më herët u janë sekuestruar produkte kontrabandë, kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën ndërsa M.B. ka dëmtuar automjetin me sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë…

