Për zgjedhjet e vitit të ardhshëm me Propozim-buxhetin për vitin 2024 janë paraparë një miliardë denarë apo për secilin cikël nga 500 milionë denarë, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas tij, investimet e planifikuara kapitale gjatë zgjedhjeve nuk guxojnë të promovohen, por realizimi i tyre nuk do të stopojë. “Është e qartë në Ligjin për parandalim të korrupsionit se gjatë zgjedhjeve, ajo që është projektuart, nuk ndërpritet, por nuk mund të promovohet. Nuk mund të promovohet apo të fillohet me projekte të reja të cilat mund të ndikojnë në ciklin zgjedhor. Kështu që, këto projekte që janë projektuar…
Author: almakos
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot paralajmëroi se deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhje për uljen e pagave të funksionarëve, të cilat nga marsi me vendik të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78 për qind. Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e shënimit të fillimit zyrtar të Aktivitetit të USAID-it për të rinjtë të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi, theksoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione ose një ligj i ri për pagat në sektorin publik ose ndryshime në gjashtë apo shtatë ligje ku rregullohen pagat…
Ndryshimet e Kodit Penal, po zbrazin listën e lëndëve gjyqësore të hapura nga ish PSP-ja. Vjetërsim i lëndës u vërtetua edhe për rastin gjyqësor “Titanik2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, pas çka ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, shpëton edhe nga një përndjekje penale. Gjykata e Apelit bëri të ditur se e hedh poshtë aktakuzën kundër ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për këtë rast. Kurse të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Zgjedhor Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, denimet për ta u ulën, nga 2 vite…
Gjykata e Apelit ka vendosur për lirimin e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, pasi ai kishte dhënë garanci në vlerë prej rreth 193 mijë eurosh pronë të patundshme. Gjykata e shkallës së dytë po ashtu e refuzon si të pabazuar ankesën kundër vendimit të Gjykatës Penale të parashtruar nga prokurori kompetent i lëndës. Gjykata e Apelit “Gjykata e Apelit në Shkup, në seancë me dyer të mbyllura, e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si të pabazuar dhe me aktvendim konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup është hequr…
Vendimi i fundit i kryesisë së partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH) është të kandidojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme. Kështu deklaroi sot lideri i ASH-së, Arben Taravari, në pyetjen e një gazetari për ofertën e Ali Ahmetit që Aleanca dhe BDI të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme. “Tani për tani, vendimi i fundit i kryesisë së partisë është të shkojmë në zgjedhje në mënyrë të pavarur. Por, ky vendim duhet të kalojë edhe në kuvendin qendror që do të mbahet deri në fund të këtij viti, diku në dhjetor. Definitivisht, Aleanca për Shqiptarët nuk…
Lidhja Europiane për Ndryshim ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimin të ligjeve në Kuvend, për të shterur dhe shkurtuar debatin dhe për të përshpejtuar ligjet që, , janë në interes të LSDM-së, BDI –së dhe Ash-së.Fari Iseni nga Lidhja europiane tha se keqpërdorimi i flamurit evropian është edhe në mesin e vërejtjeve të adresuara në raportin e Komisionit Evropian. Sipas tij raporti thekson qartë se flamuri evropian u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit.“Për arsye se blloku opozitar tash më ka gjashtë deputetë…
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e RMV-së, Mile Janakieski, në mënyrë të kundërligjshme ka qëndruar në burg në rastet “Organizimi i 27 prillit” dhe “Shkallët spanjolle”. Vendimi i Gjykatës Evropiane bazohet në nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Gjykata konsideron se Mile Janakieskit i është cenuar e drejta për liri (neni 5.3 i KEDNJ) për shkak të mungesës së arsyeve të mjaftueshme për privimin e lirisë”, thuhet në aktvendimin e GJEDNJ. Gjykata ka vendosur që dëmshpërblimi ndaj Janakievskit të kap vlerën 6.100 euro, prej…
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një diler nga Gërçeci i kërkuar me flet arrest.“Më datë 14.11.2023 në orën 12.20 në Shkup, zyrtar policor nga ekipi operativ pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.E (23) nga Gërçeci i cili është kërkuar me urdhër të burgut të Shkupit, në lidhje me nenin 215 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut i dënuar me tre vite burg. S.E do të dërgohet për të vuajtur dënimin me burg”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton SHENJA. MARKETING
Vazhdon vjetërsimi i rasteve gjyqësore. Gjykata e Apelit bëri të ditur se e hedh poshtë aktakuzën kundër ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për rastin “Titanik 2”. Të akuzuarit e tjerë në këtë rast, përfshi edhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Zgjedhor Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, iu ndryshuan dënimet me burg në dënime me kusht. MARKETING
Gjykata e Apelit njofton se e ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për Dragi Rashkovskin, gjegjësisht e ka pranuar garancën e ofruar nga ai për prezencën e tij në procedurën penale ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.“Gjykata e Apelit në Shkup, duke vepruar në lëndën penale KSZh – 816/23 në seancë me dyer të mbyllura më 03.11.2023, e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si të pabazuar dhe me aktvendim konfirmoi Vendimin e Gjykatës Themelore Penale – Shkup, me të cilin është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe është pranuar…
Profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i UEJL-së, Ali Pajaziti, gjatë konferencës interdisiplinare ndërkombëtare “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë Bashkëkohore “, që u mbajt në Vlorë, më 10 dhe 11 nëntor, fitoi çmimin “Ambasador i Paqes” i akorduar nga Federata Universale e Paqes , që funksionon në 120 vende të botës. Ai aty bëri prezantimin e temës “Kërkimi i paqes në kohët apokaliptike: enigmat e reja dhe të vjetra në botë dhe në Ballkan”. Në këtë konferencë marrin pjesë 245 autorë nga 22 vende të botës. Ndërkohë, Profesori Pajaziti pas këtij çmimi, po ashtu e ka fituar…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se paga minimale në muajin mars do të jetë 22.500 denarë. – Paga më e ulët në vend nga marsi 2024 do të jetë 22.500 denarë. Më shumë se dyfishi i pagës minimale në vitin 2017, ka shkruar Bekteshi. Paga minimale tani arrin në 20.175 denarë.Në mars të vitit 2022 janë bërë ndryshime në Ligjin për pagën minimale sipas të cilit është vendosur një metodologji e re sipas së cilës masa e pagës minimale është përshtatur në 50 për qind të rritjes së kostos së…

