Lidhja Europiane për Ndryshim ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimin të ligjeve në Kuvend, për të shterur dhe shkurtuar debatin dhe për të përshpejtuar ligjet që, , janë në interes të LSDM-së, BDI –së dhe Ash-së.
Fari Iseni nga Lidhja europiane tha se keqpërdorimi i flamurit evropian është edhe në mesin e vërejtjeve të adresuara në raportin e Komisionit Evropian. Sipas tij raporti thekson qartë se flamuri evropian u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit.
“Për arsye se blloku opozitar tash më ka gjashtë deputetë dhe dje ishte themelimi i grupit parlamentar, momentalisht si mjet juridik e kemi votimin përmes Kuvendit, ose përmes mjeteve juridike që na i lejon vetë sistemi demokratik. Shumica e pushtetit vendosi të keqpërdorë në këtë rast flamurin e Bashkimit Evropian, për interesa të tyre personale në kurriz të popullit dhe të Bashkimit Evropian. Dmth neve përveç masave juridike, që mundemi t’i përdorim si në Kuvend, por edhe në këtë formë transparente përmes mediave t’i adresojmë këto kritika dhe këto problematika konkrete, do të duhet ndoshta në të ardhme edhe më rigoroz të veprohet në terren”, thanë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.
Data 31.08.2026
Aktuale
- (VIDEO) Nesër nis viti shkollor, 148 shkolla nën dry
- Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
- I akuzuari për 4 vrasje mund të jetë duke simuluar çrregullim mendor
- (VIDEO) Buteli mbylli paralelen shqip, këshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën
- Pentagoni do të trefishojë kapacitetin e prodhimit të sistemeve Patriot dhe THAAD, mes raporteve për mungesë
- (VIDEO) Kamionët para zyrave të BE-së, transportuesit kërkojnë zgjidhje
- SHKRESA/ Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë? PD kërkon seancë urgjente për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt nga burgu
- Gjorgjievski për vendkalimin ilegal në Bit Pazar: Do ketë semaforë dhe vija të bardha



