Përmes një konference për media Lidhja Europiane për Ndryshim ka akuzuar BDI-në se koordinohet me partitë maqedonase për të goditur kryeqendrat shqiptare. ”E liga e BDI-së nuk ka fund. Vetëm për të mbetur në pushtet, janë të gatshëm ti lënë të pazhvilluara dhe ti varfërojnë edhe më tepër vendbanimet shqiptare, të bllokojnë të gjitha investimet e mundshme dhe të gjitha paratë e buxhetit ti dërgojnë vetëm në komunat maqedonase. Dje deputetët e BDI-së, në bashkëpunim me deputetët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Levicës ndanë një miliardë denarë, thuajse për të gjitha komunat, kryesisht ata të VMRO-DPMNE-së, por votuan…
Author: almakos
Nuk shkelet ligji për Qeveri, nëse kryeministër teknik bëhet Talat Xhaferi. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur se a shkelet ligji nëse kryeministrin teknik nuk e propozon LSDM-ja.“Nuk shkelet ligji sepse edhe qeveria paraprake edhe kjo tani është qeveri koaliconesh. Kur e ndanë mandatin kryetari i shtetit, ai ia ndanë koalicionit, që ka më së paku 61 deputetë në Kuvend, kështu që nuk shkelet ligji”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. MARKETING
Kanë vazhduar edhe sot protestat në Komunën Çashkë ,banorët maqedonas të së cilës janë kundër mësimit në gjuhën shqipe. Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë, në Maqedoninë e Veriut. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshës dhe Këshillit të prindërve.Një reagim për situatën e krijuar ka pasur edhe nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cila tha se çdo ditë e humbur nga…
Sipas raportit të fundit në Qendrën për Menaxhimin e Krizave janë regjistruar gjithsej 1.666 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Thirrje “reale” për raste urgjente ishin 39,50 për qind, ndërsa 60,50 për qind të tjera, të emëruara si “thirrje jo urgjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve. Siç informuan mëngjesin e sotëm nga QMK-ja, 46,48 për qind e thirrjeve janë bërë në polici, 45,94 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa 3,26 për qind te zjarrfikësit. MARKETING
Deputeti dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski sonte deklaroi se organet e partisë në ditët në vijim do të vendosin nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në qeverinë teknike. Sipas tij, VMRO-DPMNE duhet të marrë pjesë në qeverinë teknike për t’i heqë nga pushteti LSDM-në dhe BDI-në. Sipas tij, VMRO-DPMNE duhet të merr pjesë në qeverinë teknike në mënyrë që ta shfuqizojë pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së, ndërse ministrat e kësaj partie, thotë Milloshoski, do të keni mundësi ta shndërrojnë qeverinë më transparente “Vlerësoj se ministri i MPB-së, MPPS-së dhe tre zëvendësit në bujqësi, financa dhe MSHIA…
Ministria e Drjetësisë pasdite kumtoi se Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, i cili ishte arrestuar në Balikesir, Turqi, i është caktuar paraburgim ekstradues në kohëzgjatje prej 40-të ditësh. “Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar…
Në tetor të këtij viti janë dhënë 325 leje për ndërtim, që është 12.9 për qind më pak në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Vlera e paraparë e objekteve arrin 7 539 575 000 denarë dhe është për 47.7 për qind më pak në raport me të njejtin muaj nga viti paraprak. Ashtu siç sqaron ESHS , vlera e zvogëluar është për shkak të miratimit të lëshuar për ndërtimin e linjës hekurudhore Belakoc – Kriva Pallankë në tetor të vitit paraprak. Më së shumti leje në tetor të këtij viti janë dhënë…
Deri në fund të muajit maj apo qershor të vitit 2024 do të përfundojë procesi i bashkimit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, me të cilin nuk do të ekzistojnë më funksionet e 33 drejtorëve ekonomikë, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Deri në fund të majit ose qershorit 2024, 33 borde drejtuese, 33 drejtorë organizativë dhe 33 drejtorë mjekësorë nuk do të ekzistojnë më. Nuk do të ketë as shërbime të zakonshme që shpenzojnë 20 milionë euro në vit. Qendra klinike do të bashkohet dhe ne nuk do ta lejojmë më…
Ekspertiza e dy armëve të zjarrit, të cilat janë gjetur dhe kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, është duke vazhduar. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski bëri me dije se gjatë kësaj periudhe publiku ka dëgjuar shumë informacione, spekulime, politika lidhur me këto dy vrasje. Ai shtoi se ndarja e më shumë detajeve do të shkonte në dëm të hetimeve. Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm “Me paraqitjen e kallëzimeve penale, gjithë hetimi shkon në prokurori dhe të gjitha këto detaje shqyrtohen atje, sa i përket të dhënave të grumbulluara, por edhe të…
Buxheti i vitit 2024, i cili realizohet në kushtet e pasigurisë së vazhduar dhe ngadalësimit të ekonomisë globale, është pjesë e strategjisë së gjerë për rimëkëmbjen, ndërsa më tej për përshpejtimin e rritjes, theksoi Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën për “Faktor”, ku theksoi se strategjia bazohet në nxitjen e zhvillimit përmes ciklit të fortë investues dhe sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale. Ministri i Financave theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është hartuar në bazë të “rregullit të artë” në financat publike, investimet kapitale duhet të jenë në nivel më të lartë se deficiti fiskal. Njëkohësisht, buxheti mbetet në…
Kryeministri Dimtar Kovaçevski ka thënë se Qeveria teknike është e rregulluar me ligj dhe saktë dihet kush propozon ministra në atë qeveri teknike, dihet nga shumica parlamentare cilët janë ministrat dhe partia më e madhe opozitare cilat ministra propozohen të udhëhiqen nga propozimet e tyre. “Nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, në Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë e tjera politike, ashtu siç qëndron në ligj, tani flasim për ato që janë në pushtet të propozojnë zëvendës ministra në Punën dhe Politikën Sociale, kurse nga VMRO-DPMNE të propozojnë zëvendës ministër në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë dhe Shoqërisë…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka thënë se është duke zgjatur ekspertiza për dy armët të cilët janë gjetur e që lidhen me vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.Ai tha se kur do të mbarojë ekspertiza analizat do të dorëzohen nga Prokurorinë Publike.“Të gjitha ato informacionet si dhe ekspertiza do të dorëzohen deri tek Prokuroria Publike, në momentin kur do të mbarojnë”, tha Spasovski, raporton SHENJA. MARKETING

