Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme shqyrton, analizon dhe siguron prova dhe informacione për aspekte të reja që dalin nga hetimi për vrajsen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, për të cilën dyshohen pesë persona, mes të cilëve i dyshuari i parë është Lupço Palevski Palço, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Spasovski sot si mysafir në emisionin “Sloboden Peçat” në TV Slobodna, tha se MPB-ja do të veprojë me përkushtim maksimal për gjithçka që Prokuroria Publike kërkon prej tyre. Ai shtoi se në hetimin për Vanja Gjorçevskës edhe Pançe Zhezhovski, MPB-ja ka ndjekur procedura…

Lexo më Shumë

Të enjten pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset malore borë. Deri të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h), ndërsa reshjet në viset malore do të kalojnë në borë, ndërsa temperaturat do të bien. Reshjet do të jenë më të dendura, në disa vende madje mbi 20 l/m2, ndërsa në viset më të larta do të formohet sipërfaqe e re e borës. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri kërkon që autorët e librave të jenë më të kujdesshëm me qëllim që të mos ketë më gabime si në librin e Matematikës për klasën e gjashtë. “Kam kërkuar të dorëzohen vërejtje zyrtare nga ana e profesorëve universitarë të cilët janë të përfshirë në përgatitjen e librit që të tregohet arsyeja se pse është bërë ai gabim. E dini se në të gjitha librat e matematikës, edhe ne kur kemi mësuar, ka pasur gabime, por besoj se edhe ai gabim teknik do të zgjidhet si duhet”, deklaroi Shaqiri, i cili sot mori pjesë…

Lexo më Shumë

Sipas Raportit të fundit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) gjatë 24 orëve të kaluara në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 ka pasur gjithsej 1.543 thirrje. Sipas QMK, thirrje “reale” për raste urgjente ishin 41,08 për qind, ndërsa 58,92 për qind, ose siç i cilëson Qendra “thirrje jo urgjente”, që ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjeshtë nuk ishin urgjente. “Me pranimin e këtyre thirrjeve ‘të tjera’ në QMK, shërbimet dhe institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (SQK) që janë për ndërhyrje të menjëhershme lirohen nga thirrjet joproduktive”, thonë nga Qendra e Menaxhimit me…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë sot në Klubin e deputetëve në Shkup organizon debat publik për Draft-ligjin për raportimin e mbrojtur dhe mbrojtjen e informatorëve. “Draft-ligji përmban dispozita për transpozimin e Direktivës së BE-së 2019/1937 dhe tejkalimin e mangësive të konstatuara në Ligjin për Mbrojtjen e informatorëve”, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë.  MARKETING

Lexo më Shumë

Në vend në tetor të këtij viti janë evidentuar 94 165 turistë, nga të cilët 27 mijë  (28.9 për qind ) ishin turistë vendor, ndërsa 67 mijë (71.1 për qind) turistë të huaj, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. “Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 21.2%, përkatësisht: turistët vendas janë rritur me 0.1%, dhe turistët e huaj janë rritur me 38.6%. Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i fjetjeve është rritur…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë seanca e 136-të në të cilën duhet të shqyrtohet Propozim-ligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, me procedurë të shkurtuar. Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim ligjit më datën 9 të këtij muaji, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Me të rregullohen përfituesit e mbështetjes financiare dhe shuma, mënyra për sigurimin dhe pagesën e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Mbështetje financiare do të marrin përdoruesit e një kompensimit të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një prononcim për LajmTV, ka komentuar situatën e Komunës së Çashkës ku po protestojnë prindërit maqedonas vetëm që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë në gjuhën shqipe në këtë komunë. Mexhiti ka theksuar se Çashka dëshmon se sa të pafuqishëm janë ministrat shqiptarë në Qeveri ndaj këtij problemi. Ai ka thënë se shpeshherë ministrat e BDI-së ua kanë marrë kompetencat në arsim kryetarëve shqiptarë, ndërsa tani po heshtin. “Kjo tregon se ne po improvizojmë qeverisje dhe nuk po qeverisim, ose tregojnë dhëmbët kur kanë të bëjnë me opozitën shqiptare. Ministri i Arsimit dhe të…

Lexo më Shumë

Deputetët në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 136-të e votuan Propozim-ligjin për huamarrje me kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Organizatës  së vendeve eksportuese të naftës sipas Marrëveshjes për hua për Programin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës, me procedurë të shkurtuar. Siç qëndron në arsyetimin e Propozim-ligjit të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, vlera e përgjithshme e huasë së Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEK, arrin 50.000.000 euro. Afati i pagesës është 10 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej dy vitesh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujore e rritur për margjinat prej 1,7 për qind.…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë është përcaktuar në mbledhje të Qeverisë. “Qëllimi  kryesor  i  ligjit është  realizimi  i  interesit  më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj  bëhet  harmonizimi  me  direktivat  e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale  të  fëmijëve  të  cilët  janë  të  dyshuar  ose  të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen  dhe  mbrojtjen  e  viktimave të krimit”, ceket në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë. Me ligjin, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për…

Lexo më Shumë

Një sondazh i realizuar nga Instituti “Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë” (ECFR), që operon me zyra në shtatë kryeqytete evropiane tregon një mbështetje të ultë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Nga sondazhi i realizuar në gjashtë vende anëtare të BE-së, saktësisht në Gjermani, Danimarkë, Poloni, Rumani, Francë e Austri del se  evropianët kanë një qëndrim të ftohtë ndaj anëtaërsimit në BE të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me më pak se 30% mbështetje. Për Ballkanin Perëndimor, nga ky sondazh mbështetja “më e zbehtë” është për Kosovën, me…

Lexo më Shumë

Shefi i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, sot ka deklaruar se për momentin janë duke u hetuar provat materiale në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovski ng Velesi.“Hetimi në lidhje me veprimet është në atë nivel që ju thash edhe herën e kaluar, ndërsa normalisht po hetohen provat materiale. Mund të them se provat materiale flasin me të njejtën gjuhë me të cilën flasin të dyshuarit. Aq”, tha Bubevski, raporton SHENJA.Ai nuk deshi të jep përgjigje konkrete nëse motivi i vrasjes mbetet i njejt- përfitime.Në pyetjen e gazetarëve nëse makina është incizuar nga “Safe City”…

Lexo më Shumë