Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” është shtyrë për me 30 janar të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Gjykata Supreme pritet të jap mendim lidhur me iniciativën e palës mbrojtëse për mendim juridik parimor për interpretim autentik të Ligjit për Amnisti lidhur me rastin e 27 prillit të vitit 2017 në Parlament. Në seancën e sotme Gjykata e shkallës së parë, përsëri është dashur të vendos për kërkesën e amnistisë e cila më herët ishte refuzuar, por Gjykata e Apelit e anuloi atë.Siç informojnë nga Gjykata Penale, ka arritur njoftimi se mbrojtja…
Author: almakos
Lidhja Europiane për Ndryshim ka formuar Trupon Koordinativ të koalicionit duke unifikuar edhe më shumë forcat politike opozitare thuhet në kumtesë. ”Lidhja Europiane për Ndryshim, në takimin e sotëm ka formuar Trupin Koordinativ të koalicionit, duke e bërë edhe një hap drejt unifikimit të forcave politike opozitare për të finalizuar përpjekjet e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut me qëllim mposhtjen e BDI-së së korruptuar dhe kriminalizuar. Ky thellim i bashkëpunimit ka një zotim të qartë politik, sjelljen e ndryshimit duke u profilizuar kështu si shpresa e vetme që mund ta mundësojë këtë synim të shqiptarëve. Trupi Koordinativ diskutoi në…
Partnerët strategjikë të Maqedonisë kanë ndarë 500 milionë dollarë për të luftuar korrupsionin dhe Maqedonia ka një epidemi korrupsioni. Qeveria e tandemit LSD dhe BDI ka 7 vjet që është në pushtet, ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski për 9 vjet me radhë, dhe ka një epidemi të korrupsionit dhe besimi në gjyqësor tani është më i ulët se kurrë më parë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. “Vetëm 2% besim në gjyqësor është për shkak të krimit dhe korrupsionit që po ha shtetin, 500 milionë dollarë përfunduan në Maqedoni për të luftuar korrupsionin, krimin dhe për…
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Kështu thuhet në deklaratën e miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha pas samitit se porosia kryesore e samitit ishte nevoja për integrim gradual të këtyre vendeve në bllok, si…
E pyetur se cilët janë gjasat që LSDM-ja, të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, tha se nga ajo që mund të shihet definitivisht shanset janë të mëdha. “Ne 4 vite po mbijetojmë në një koalicion të gjërë dhe të madh i cili ndan vlera të njëjta evropiane. Ne çdoherë kemi gjetur mënyrë edhe përkundër kërkesave të ndryshme, mendimeve të ndryshme për ndonjë ligj, masë, kemi gjetur mënyrë për të zbatuar politikat tona të përbashkëta dhe sërish koalicioni të mbijetojë aq shumë kohë”, deklaroi deputetja Koleva, raporton SHENJA. Ajo tha se këto zgjedhje do të tregojnë…
Deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se buxheti për vitin 2024 është zhvillimor dhe përmbajtjesor në bazë të disa parametrave. Ajo tha në bazë të të ardhurave do të rritet për 6 për qind edhe shpenzimet. Ajo tha se sot janë votuar masat antikrizë në vlerë prej 662 milionë euro dhe se do të vazhdohet me miratimin e masave për t’ju ndihmuar qytetarëve. “Opozita atë që e propozon nuk përputhet me tjetrën dhe janë kontradiktor. Nga njëra anë propozon që të ulen tatimet ndërsa nga ana tjetër propozon projekti kapitale të cilat nëse grumbullohen vlejnë…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për media në Bruksel, ka shpallur suksesin e procesit të shqyrtimit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ne jemi një vend me një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar. Sigurisht, një nga temat do të jetë plani i ri për rritjen e përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor, ku do të diskutojmë në detaje përgatitjet që janë bërë. Maqedonia e Veriut përfundoi një proces të suksesshëm të shqyrtimit që u njoh nga BE-ja, por të gjithë e dini se ka edhe një detyrim që…
Situata me nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës është dëshmi se BDI dhe LSDM kanë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-europiane. Kështu deklaroI Validin Ademi nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. Sipas tij, kjo që ndodh me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njejtë si në kohën e Jugosllavisë dikur, e si tani në Rusi e Serbi. LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM “Por kjo është BDI, vasalja e LSDM-së, e cila me Ministër dhe Zëvendësministër, ska aftësi të hap asnjë paralele shqipe, u shkurton fondet shkollave në komunat shqiptare dhe investon në Kazino dhe Bastore. Për në fund, nëse pak keni…
Aty ku nuk sundon ligji, sundojnë paratë. Kështu u shpreh shefi i shtetit Stevo Pendarovski, duke ju referuar vërejtjes së Komisionit Evropian se në fushën e sundimit të ligjit, vendi nuk kishte përparim. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian me temë “Vlerat themelore sociale për të ardhmen evropiane”, Pendarovski tha se në mënyrë evidente tek ne flitet në gjuhën e korrupsionit. Por, siç shtoi, në fund të ditës përgjigjen ata që kanë gabuar para ligjit, por “nuk kanë me çfarë të tregtojnë”, që ta blejnë lirinë e tyre. Stevo Pendarovski, president “Për fat të keq, shumë…
Kryetari i forumit për ndryshime në arsim Blendi Hodai sot në një deklaratë për media tha se ata kanë dorëzuar tek inspektorati shtetëror i arsimit, dyshime për avancim të kundërligjshëm të profesorit Agron Alili pranë universitetit të Tetovës. Ai sqaroi se këto dyshime janë konfirmuar nga inspektorati dhe lënda ka kaluar në kompetenca të ministrisë së arsimit dhe shkencës, në të cilën ligji parasheh ngritje të iniciativës për kundërvajtje. Hodai akuzoi ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqirin se edhe pas 6 muajve nuk ka ndërmarë masa në lidhje me këtë rast. BLENDI HODAI, KRYETAR I FORUMIT PËR NDRYSHIME NË…
Si akuza të pabaza i vlerësoi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami vërejtjet e sotme të BDI-së, grupi i këshilltarëve të të cilës përmes një konference për media sot e akuzuan kryetarin e komunës dhe komunën për presione në një shkollë fillore. MARKETING
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës mbajtën konferencë shtypi duke akuzuar udhëheqësinë e pushtetit lokal se kryen presione politike në shkolla. Ata akuzojnë se kryetari i komunës po e politizon arsimin. “Politika duhet të mbaj duart larg nga institucionet arsimore, por drejtuesit e komunës së Tetovë, shkollat dhe arsimin e shohin si sferë për pazare politike dhe komoditet për militantët e tyre, të cilëve iu premtuan shumë, por nuk i është dhënë asgjë. Dëshmia më e mirë për këtë që po themi është ngjarja e fundit me ish drejtorin e SHF ‘Istikball’, Zija Ademi i cili…

