Pasi bashkëpuntori i Mickoskit nga Peshtani u kap me kokainë, skandal i ri. Mickoski është ulur në të njëjtën tavolinë me personin M.A nga Gërçeic i arrestuar për trafikim të 32 kilogramëve drogë në një aksion policor që preu një kanal ndërkombëtar për kontrabandë droge. Aksioni i policisë është nga 3 dhjetori i këtij viti dhe pikërisht me veturën e personit M.A në të cilin ishte ulur Mickoski është transportuar drogë në vlerë prej 120.000 euro, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në foto është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Mickoskit, Antonio Milloshoski. Çfarë po kërkojnë Mickoski dhe Milloshoski, në të…
Author: almakos
BDI akoma me mish e me shpirt mundohet që Nikolla Gruevskin ta kthejë në Shkup “pa therë në këmbë”, sepse kthimi i tij nga Budapesti, sipas kësaj partie, do të thotë shumë, akuzojnë sot nga Lidhja Europiane për Ndryshim. “Do të thotë shumë, sepse të vetmin shpëtim BDI e sheh pikërisht te kthimi i Gruevskit. Është kjo një ëndërr e BDI-së, por për fatin e tyre të keq, realiteti aktual nuk është ëndërr, por dëshmi që tregon se në Maqedoninë e Veriut kemi përkeqësim të gjendjes në çdo aspekt dhe në çdo sferë. Tashmë ka dëshmi se BDI, përmes formave…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së se do të mendojë nëse do të merr pjesë ne qeverinë teknike, thotë se kjo është detyrim ligjor.“Kështu është e theksuar në Ligjin për qeveri, në ligjin për përzgjedhje dhe mendoj se të gjitha partitë politike duhet ra respektojnë obligimin e tyre, sic është obligim i imi në 100 ditë para zgjedhjeve të jap dorëheqje, që do ta bëj. Po ashtu është obligim i të gjithë partive politike të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në të kundërtën, pa kurrfarë nevoje i vihet një njollë procesit zgjedhor”, tha Kovaçevski. /SHENJA/ MARKETING
Nga kazermë ushtarake u shndërrua në Universitet. Bëhet fjalë për Universitetin “Nënë Tereza”, i cili konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha të arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Rruga që të çon drejt këtij Universiteti është mjaftë e frekuentuar, madje edhe tejet e ngarkuar. Ekipi i Televizionit Shenja vizitoi nga afër se si duket hapësira. Pamjet nga brenda universitetit tregojnë një hapësirë të rregulluar të gjelbër, me ulëse për studentët dhe gjëra tjera të bukura që bien në sy. Mirëpo, pamjet jashtë dyerve të Universitetit e thonë të kundërtën, aty ka mbeturina të hedhura, të mbledhura…
Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski sot theksoi se mospjesëmarrja eventuale e VMRO-së në qeverinë teknike është alibi për humbjet e dyfishta.Ai thotë se politikat destruktive të VMRO-së, bllokadat, tentativat për ta futur vendin në ngërç, për të bllokuar Kuvendin i shohim prej vitesh. “VMROnuk di gjë tjetër, sepse nuk ka ofertë për qytetarët.Përpjekjet për të krijuar një krizë nuk janë diçka e re, unë fola për to në shtyp. Meqë nuk ka funksionuar deri më tani, nuk do të funksionojë as këtë herë.Nuk do të gjejë alibi, Mickoski po përballet me humbje të dyfishtë në zgjedhje, ai e di shumë…
Dispozitat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nuk janë thjesht fjalë të shtypura, ato janë drejtime për lëvizjen e shoqërive. Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale, tha Avokati i Popullit Naser Ziberi me rastin e 10 dhjetorit, Ditës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. “Në vitin në të cilin ne përkujtojmë 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument që ishte i pashmangshëm pas traumës më të madhe të përjetuar nga bota, Luftës së Dytë Botërore, dua të bëj një apel, një mesazh për të gjithë aktorët e shoqërisë.Dispozitat…
Dispozitat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nuk janë thjesht fjalë të shtypura, ato janë drejtime për lëvizjen e shoqërive. Çdokush ka të drejtë të jetojë një jetë normale, tha Avokati i Popullit Naser Zyberi me rastin e 10 dhjetorit, Ditës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. “Në vitin në të cilin ne përkujtojmë 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument që ishte i pashmangshëm pas traumës më të madhe të përjetuar nga bota, Luftës së Dytë Botërore, dua të bëj një apel, një mesazh për të gjithë aktorët e shoqërisë.Dispozitat…
Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.504 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112. Thirrjet “reale” të urgjencës ishin 40.56 për qind, dhe 59,44 për qind ishin të tjera, të quajtura “telefonata jo urgjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente. Me marrjen e këtyre telefonatave “të tjera” në QKM, shërbimet/institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave që janë për ndërhyrje të menjëhershme çlirohen nga thirrjet joproduktive”, njoftojnë nga QMK.Qendra e Menaxhimit të Krizave kishte 1,90 për qind të thirrjeve “reale” të…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (09.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 285 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 285 masa, nga të cilat 107 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa për mospërdorimi i rripit të sigurimit, 15 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING
Një i moshuar është gjetur i pajetë në një shtëpi të djegur në Kërçovë, njofton MPB. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Me datë 09.12.2023 në ora 04:45 në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova ka shpërthyer zjarri. Gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, sipas policisë, pronari i shtëpisë ka gjetur vdekjen. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa ekipi inspektues nga DPB Kërçovë ka kryer hetime./Telegrafi/ MARKETING
Pas nominimit të Talat Xhaferit për kryeministër teknik në 100 ditët e fundit , nga Bashkimi Demokratik për Integrim, vijnë edhe reagimet nga partitë opozitare në vend. Sipas VMRO-DPMNE-së, me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë së Veriut. E për këtë ata fajin e hedhin tek LSDM-ja në pushtet, pasi sipas tyre, po e lejon një gjë të tillë dhe të njejtit akuzojnë Kovaçevskin dhe LSDM, se po e shkatërrojnë vendin. VMRO-DPMNE “Me emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër teknik, Maqedonia po kalon një BDIzim të plotë. Edhe një herë u tregua në veprim dhe u dëshmua se BDI është…
ë dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, sot – me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – ne, rinia e Lidhjes Europiane për Ndryshim, jemi këtu para Qendrës Tregtare “Soravia”, që tashmë njihet si Qendra Tregtare “Ali Ahmeti”, që në mënyrë simbolike, përmes këtij aksioni dhe bllokimit të kësaj rruge, ta tërheqim vëmendjen e opinionit dhe të deklarojmë se korrupsioni ka emër të përveçëm. Duke qenë në këtë ditë, kur Kombet e Bashkuara e shënojnë 20-vjetorin e Deklaratës për Luftë Kundër Korrupsionit, me të cilën kanë deklaruar se arsye e problemit të moszhvillimit në botë është pikërisht korupsioni, kjo…

