Ia lëmë që këtë ta publikojë kryeministri i ardhshëm, por medoj se jemi afër përfundimit të marrëveshjes. Kështu u përgjigj, Arben Taravari përfaqësues i VLEN, i pyetur se deri ku ka arritur negocimi me VMRO-DPMNE-në dhe kur do të bëhet publike. Taravari informoi se për tre deri në katër ditë do të bëhet publike marrëveshja e arritur, ndërsa tha se VLEN asnjëherë nuk do të jetë pjesë e qeverisë, nëse nuk do të kishte reforma dhe përparim të shtetit . Arben Taravari, VLEN “Në pikat kryesore të programit sigurisht që janë kodrinuar dhe i di, megjithatë detajet për shembull për…
Author: almakos
Me 11 vota PËR Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka pranuar kërkesën e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për suspendimin e së drejtës për pension që ai e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj. Sipas Ligjit, ish presidenti i vendit ka të drejtë të kërkojë nga shteti pension, për shkak se për gjatë 5 viteve ka qenë në krye të shtetit. Pas zgjedhjeve presidenciale, Pendarovski ka deklaruar se nuk do ta shfrytëzojë pensionin që i takon ligjërisht dhe ka njoftuar se do të kthehet si profesor në një koelgj amerikan ku do të marrë pagë, duke…
Për 5 muaj autoritetet kanë mbledhur 23,6 milionë euro nga pik- pagesat në autostradë. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informoi se nga pagesa e taksës rrugore në pesë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar 1.454.587.856 denarë ose e përkthyer në euro 23.651.835 euro, që në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2023 paraqet rritje për 132.635.906 denarë ose 2.156.681 euro. NDËRMARRJA PUBLIKE SHTETËRORE “Tendenca për të ardhura të rritura të realizuara në vitin 2024 është konstante, me rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti. Shuma e mjeteve të paguara të taksave rrugore është…
Arben Taravari ka konfirmuar se ai do të jetë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e ardhshme. “Me shumë gjasa do të jem ministër”, u përgjigj Taravari në një dalje para mediave kur u pyet nga gazetarët nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë. Bisedimet për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM janë drejt fundit dhe shumë shpejt palët pritet të dalin me marrëveshje finale./ MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar sot se nuk është i pajtimit se vendi ka hapur negociatat me BE-në.Ai tha se për të ndodhur kjo duhet të ndryshohet kushtetuta.“Mua më vjen keq që kemi parë fotografi 3-4 herë që kemi filluar negociatat. Njerëz, ejani të bëhemi të sinqertë. Që të nisim negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nuk fillohen negociatat me fotografi nga avioni. Kështu që ejani të mos flasim shumë, të bëjmë shumë, dhe kur të nisim bisedimet t’u themi njerëzve, ne filluam”, deklaroi Taravari. MARKETING
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u dërgoi shkresa Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadave të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Belgjikës, misionit të OSBE-së në Shkup, Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Departamentit të Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në RMV dhe Komisionit Evropian në Bruksel, në të cilën shpreh shqetësimin për njoftimet e shumicës parlamentare se po përgatisin një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy kategoritë kushtetuese dhe të pavarura – Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Llogës: Përmes shkresës e njoftova komunitetin ndërkombëtar…
Janë 29 deputetë të përbërjes së kaluar ata që kanë kërkuar tu paguhet apanazh. Ata për një vit do të marrin para të qytetarëve edhe pse nuk do të ushtrojnë më detyrën e deputetit. Më poshtë është edhe lista me emrat e ish deputetëve që kanë kërkuar apanazh. MARKETING
Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili si dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor Fejzulla Sadiki, përcollën karavanin e parë të haxhinjëve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së. “Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjemë. Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër…
Kuvendi për nesër në mesditë ka caktuar seancë të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës së seancës së parë të këtij Komisioni, janë Konfirmimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëdhënësve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqyrtimi i kërkesës nga ish presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pezullimin e së drejtës së pensionimit të tij pas përfundimit të detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqyrtimi i kërkesave për paga pas përfundimit të detyrës deputet në…
Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Biljana Mihajllovska, deklaroi se QSHP do të formojë dhjetë komisione për herën e parë këtë vit, për secilën nga lëndët e përfshira në provimin e maturës, që duhet të konstatojnë parregullsi gjatë vlerësimit. “Do të merret parasysh edhe grupi i viber-it në të cilin është shpërndarë testi i gjuhës amtare në fillim të provimit të shtunën. Teksti nga ai grup viber, si dhe çdo tekst tjetër që ata gjejnë në çdo grup viber do t’u jepet recensentëve”, tha ajo. MARKETING
Në Gjykatën Themelore në Strugë sot filloi procesi gjyqësor kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko për furnizimin e veturës “Audi” nga ana e Komunës së Strugës. Avokati, para fillimit të debatit kryesor, dorëzoi parashtresë me listë prej 68 dëshmive verbale dhe materiale dhe kërkoi që të shtyhet debati kryesor derisa gjykata t’i sigurojë dëshmitë në detyrë zyrtare, sepse siç tha, ai ka bërë përpjekje, por pa sukses. “Me dorëzimin e kësaj liste, mbrojtja do të bëjë përpjekje ta hedhë poshtë tezën e prokurorisë publike se i akuzuari ka kryer vepër penale në përgjithësi”, është qëndrimi i avokatit të kryetarit Merko.…
Koordinimi i parë mes kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe përfaqësuesëve të partive në Kuvend, nxorri në pah faktin se shumica që pritet të formohet nuk i ka 80 deputetë për të votuar Ligjin për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Pushteti pret që ta ketë mbështetjen edhe të partive opozitare, kurse opozita rezervohen të japin qëndrim, siç thonë, pa e parë fillimisht ligjin. VMRO-DPMNE pret mbështetjen e 80 deputetëve dhe këto ditë sipas deputetit të VMRO-së Nikolla Micevskit, ligji do të prezantohet në Kuvend. Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së “Jemi kah fundi i të gjithë zgjidhjes ligjore, presim këto ditë edhe të parashtrohet…

