Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar sot se nuk është i pajtimit se vendi ka hapur negociatat me BE-në.
Ai tha se për të ndodhur kjo duhet të ndryshohet kushtetuta.
“Mua më vjen keq që kemi parë fotografi 3-4 herë që kemi filluar negociatat. Njerëz, ejani të bëhemi të sinqertë. Që të nisim negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nuk fillohen negociatat me fotografi nga avioni. Kështu që ejani të mos flasim shumë, të bëjmë shumë, dhe kur të nisim bisedimet t’u themi njerëzve, ne filluam”, deklaroi Taravari.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Durmishi: Me mbështetje financiare nxisim investimet dhe konkurrueshmërinë e kompanive vendore
- Ndriçohet kaosi me centralet fotovoltaike: Leje pa planifikim dhe mungesë kontrolli
- Katari dënon sulmet e reja iraniane ndaj Kuvajtit
- Shtatë vdekje nga ethet e Nilit Perëndimor në vend
- Nëna për një periudhë të gjatë e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht vajzën e saj 13-vjeçare
- Viktima e shtatë dhe një rast i ri i dyshimtë rrisin shqetësimin për përhapjen e etheve të Nilit Perëndimor
- Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze
- Vali Corleone dhe Anita po bëhen prindër



