Një grua 45-vjeçare nga Shkupi është privuar nga liria pas një denoncimi se për një periudhë të gjatë e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj 13-vjeçare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se H.Gj. është privuar nga liria sot, më 3 shtator, në orën 02:20, në Shkup. Policia ka vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm për dhunë në familje në një shtëpi në zonën e Gazi Babës.
Sipas denoncimit, nëna për një periudhë të gjatë e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e mitur, të cilën, siç është denoncuar, shpesh e mbante të mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë, përcjell Pa Censurë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik, inspektori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale.
Pas sqarimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, nga MPB njoftojnë se do të ndjekë denoncimi i duhur.



