Më 02.09.2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në 15:00, në territorin e të gjithë shtetit, Sektori për Punë të Qarkullimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka kryer një kontroll aksional të drejtuar ndaj kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët. Gjatë kontrollit të kryer janë konstatuar gjithsej 189 kundërvajtje. Numri më i madh i kundërvajtjeve është konstatuar në zonën e SPB Shtip – 57, SPB Manastir dhe SPB Strumica me nga 32 dhe SPB Tetovë me 27 kundërvajtje.
Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të konstatuara, 159 kanë të bëjnë me kalimin e pasigurt të rrugës, përkatësisht kalimin jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë ose në një vend që nuk është parashikuar për kalimin e këmbësorëve. Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 134 kundërvajtje të llojit tjetër. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vazhdon me zbatimin e kontrolleve të përforcuara të qarkullimit me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim. Apelojmë tek këmbësorët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit, rrugët t’i kalojnë ekskluzivisht në kalimet e shënuara për këmbësorë ose në vende të tjera të parashikuara për kalim të sigurt dhe me sjelljen e tyre të kontribuojnë për siguri më të madhe në qarkullim.



