Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në një intervistë për TV 24 deklaroi se sonte mandatari Hristijan Mickoski dhe liderët e VLEN-it pritet t’i shtrëngojnë duart për qeverinë e ardhshme. “Negociatat janë drejt fundit dhe koalicioni “VLEN” do të mbyllë negociatat për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE-në. Parimet e qeverisë së re janë vendosur, programet janë harmonizuar dhe jemi drejt fundit të eshalonit të tretë”, dekaroi Mexhiti. MARKETING
Author: almakos
Nuk mendoj se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike prej para zgjedhjeve e deri pas tyre, tha euroambasadori Dejvid Gir, në emisionin Top Tema në Telma ku sonte ishte mysafir, në çështjen për ndryshimet kushtetuese të cilat janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit. Gir më tej shtoi se pas gati dy vitesh negociata të mundimshme me Bullgarinë, u arrit një marrëveshje e cila zhbllokoi procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe me të cilën vendi mori disa detyrime. “Pjesë e asaj marrëveshje është që do të kishin ndryshime në kushtetutë për të përfshirë njerëzit që identifikohen…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjendjen në klinikat kirurgjikale pranë Qendrës Klinike Universitare “Nëna Terezë” Shkup lidhur me problemin për stacionin kompresor, si dhe për aktivitetet dhe masat e ndërmarra deri më tani me qëllim të tejkalimit të tij me çka është marrë vendim për zëvendësim të pajisjes së stacionit qendror kompresor me pajisje të re, dhe për dislokim të stacionit. “Thuhet, që institucionet publike nga sfera shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikat universitare, entit dhe Qendrës Urgjente Shkup të bëjnë ndërrimin e pajisjeve të stacionit qendror…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein, me ç’rast janë shkëmbyer mendime për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, për perspektivat për themelimin e bashkëpunimit zhvillimor, si dhe për procesin integrues evropian të Maqedonisë, përparimi në reforma dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës. Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkova, dy bashkëbisedueset, kanë përshëndetur marrëdhëniet tradicionalisht të mira politike ndërmjet dy vendeve, me ç’rast presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur interesim për përforcimin e kontakteve të përgjithshme dhe intensifkimin, përkatësisht dialog më aktiv politik me Suedinë në nivelin më të lartë. “Presidentja Siljanovska…
Vota jonë në zgjedhje është mesazh për fqinjët veriorë. Rruga e tyre drejt Evropës kalon edhe nga vendi ynë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, shtetit të së drejtës dhe Marrëveshjeve. Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane. Kreu i Qeverisë greke deklaroi se kjo është diçka që e shqetëson si Shkupin ashtu e shqetëson edhe Tiranën. Micotakis, ndër të tjera, ka kërkuar edhe një herë nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Micskoaki, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër, të bëjë një deklaratë kategorike se respekton Marrëveshjen e Prespës në të cilën siç tha…
Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Siç informojnë nga DPHM-ja, temperaturat do të kenë rritje graduale, ndërsa pritet të jetë veçanërisht nxehtë nga fillimi i javës së ardhshme. Nesër temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 24 deri në 35 gradë. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi, i cili për mediat nga Kosova është shprehur se Kosova është atdheu i tij.Mickoski ka thënë se nëse Gashi e ka thënë këtë, atëherë duhet të kërkojë falje.“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Afrim Gashit, unë mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Nuk kam dëgjuar për deklaratë të tillë, por nëse ka deklaratë të tillë, atëherë mendoj se duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Duhet ta bëjë sa më shpejtë, sepse nga këtu merr rrogë dhe nga ana e maqedonasve, shqiptarëve, turqve…
Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se do ta realizojnë programin e premtuar para qytetarëve, e që mori mbështetje masive në zgjedhje.Mickoski, përcjell SHENJA, ka deklaruar se do të arrijnë që ta transformojnë shtetin.“Së shpejti nga sot do të formohet Qeveria e re reformuese e cila do të ketë qëllim kryesor të ecin proceset para. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçal, por ta zhvillojmë shtetin tonë, qytetarët të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, të zhvillojmë punët në ekonomi, na pret një cikël i fort…
Vota jonë në zgjedhje bëhet porosi për fqinjët tanë veriorë. Rruga e tyre drejt Europës kalon edhe përmes vendit tonë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, sundimit të së drejtës, Marrëveshjeve. Diçka që ka të bëjë me Shkupin, njejtë edhe me Tiranën, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Selaniku, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA nga Athina. Këto ditë kulminon fushata parazgjedhore në Greqi për zgjedhjet europiane që do të mbahen të dielën, dje Mitsotakis foli në mitingun e Demokracisë së Re në Selanik, ndërsa nesër do të mbajë tubimin e fundit, tradicionalisht në qendër…
Në dy tre ditët e fundit janë shtuar 20-30 mijë vota, se si janë shtuar ata vota vlen të diskutohet. Këtë e tha deputeti Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për pritshmërit dhe anketat që kanë folur për një fitore të Frontit Evropian karshi VLEN-it.“Duhet të dilet me një raport të shëndosh, por jo të flitet me pallavra sepse deri këtu jam mbush me pallavra. Thotë aj njani ky ka ble vota, aj tjetri e ka bërë këtë atë, ato janë thashetheme. Për mua është me rëndësi të dilet me koncept të rëndësishëm se çka ndodhi ditët…
Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasni në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse do të ishte e shëndetshme për shqiptarët që BDI të shkojë në opozitë dhe të ketë rotacion politik, deklaroi se në pushtet do të shohim dikë që shumë shpesh ka qenë në pushtet, andaj nuk pajtohet edhe me këtë koncept.“Ideja të vije një forcë e re e shëndosh është ok, nuk kam asgjë kundër, por. Një gjë nuk mund ta kuptoj dhe duhet ta them. Nuk është problem të shihen numrat. E dëgjova një ditë Zekirjain, me sa përkushtim atë konceptin të cilin e ka formu…
Nga koalicioni VLEN i ka reaguar Ali Ahmetit, duke thënë se ai u mund më 8 maj, dhe se tani po vjen një kapitull i ri në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.Ata thonë se ajo histori do të shkruhet nga VLEN, si fitues në kampin e pastër politik shqiptar.“Koha e regjimit të 22 viteve të BDI-së, dy herë me LSDM-në dhe një herë me VMRO-DPMNE-në, përfundimisht ka mbaruar. Partitë që menaxhojnë komunat shqiptare si Tetova, Gostivari, Çairi, më së paku mund të jenë të dobëta ose të papërgatitura. Na vjen keq që Ahmeti ende lufton të pranojë…

