Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski të enjten do ta marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska. Për kohën e formimit të përbërjes së re qeveritare, Mickoski tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Pres që nesër presidentja Siljanovska ta japë mandatin. Pres që një orë e më parë ta paraqes përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së re, po mendohemi pak për shkak të festave fetare, do të duhet mbahet llogari edhe për këtë, kështu që duhet të nivelizojmë disa gjëra. Pres që Qeveria…
Author: almakos
Me moton “Përgjigjja është libri”, u hap sot në mesditë edicioni i 24-t i Panairit të Librit, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë. Në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Numri i titujve të rinj në këtë panair është rreth 2000, ndërkaq numri i titujve të viteve të fundit arrin në rreth 6 000. Shtëpia Botuese, “Logos-A” nga Shkupi merr pjesë me dhjetëra tituj, 16 prej të cilave janë tituj të rinj,…
Drejtori aktual i ZZHIT, Jovan Despotovski, sot para Muzeut të Qytetit të Shkupit e dorëzoi kandidaturën për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke dërguar mesazh se partia është në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për një fillim të ri. “Pas nesh është stacioni hekurudhor më i goditur nga tërmeti katastrofik para 61 viteve. LSDM gjendet në një situatë shumë të rëndë dhe LSDM ka nevojë për një fillim të ri. Atë që e publikuam sot një program të ri për LSDM të re. Besojmë edhe se do të bëjmë përpjekje që gjithë programi ynë, gjithë ekipi ynë…
Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë e papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal. “Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari O.S. duke…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit maj të vitit 2024, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, është rritur për 0.3 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet: Ushqime për 0.4 për qind, Pije alkoolike për 0.5 për qind dhe Pije joalkoolike për 0.6 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në maj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 5.0 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – maj 2024,…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin maj të vitit 2024. Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që zotërojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomati, t’i përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes bankarisë elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 qershor 2024. Me qëllim për të shmangur bllokimet para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet…
“Kemi filluar të realizojmë atë që u premtuam qytetarëve, po paraqesim një projektligj pas një procedure të shkurtuar për riorganizimin e organeve dhe ngritjen e dy ministrive të reja, pres mbështetjen e të gjithë deputetëve”, deklaroi Mickoski “Para zgjedhjeve që kaluan, ne premtuam një shtet funksional dhe ligjor, një qeveri efikase që do të zbatonte reforma dhe do të përmirësonte jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, u shpreh Mickoski. Mickoski gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar propozimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar…
E ardhmja e Evropës pas zgjedhjeve evropiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, ngjarjet gjeopoliitke në Mesdheun Lindor, zgjidhja e qetë e kontesteve, përballja me krizën klimatike, por edhe në ngjarjet ekonomike evropiane, do të jenë temat kryesore të Konferencës ndërkombëtare dyditore për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor e organizojnë “Instituti Aleksis Cipras” dhe “Fondacioni Zoran Zaev”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Greqia. Konferenca do të mbahet në Athinë, me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës,, është planifikuar pjesëmarrja e shefave të organizatave ndërkombëtare, kryeministrave, eurokomisarëve, përfaqësuesve kryesorë qeveritarë, ish-presidentëve, kryeministrave dhe…
Kandidatura për kryetar të LSDM-së gjatë ditës së sotme pritet të parashtrojnë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual, Venko Filipçe dhe ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale, Sllavjanka Petrovska. Kandidaturë do të parashtrojë edhe drejtori aktual i ZZHTI-së, Jovan Despotovski pasi që sot para mediumeve do ta shpalosë programin e vet. “Fillim i ri, LSDM e re është programi me të cilin e kërkoj mbështetjen për kryetar të LSDM-së. Në fokus të këtij programi janë njerëzit. Ky program bashkon, ndërkaq nuk favorizon, dhe në të cilin do të ketë vend për të gjitha propozimet dhe idetë e njerëzve të cilët…
Filiali i një banke në bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup sot paradite është grabitur nga një person i cili duke u kërcënuar me pistoletë ka marrë para. “Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB. MARKETING
Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korridoreve 8 dhe 10, nga konsorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”, ende s’kanë filluar pasi pronarët e tokave që do të shpronësohen, janë të pakënaqur me vlerësimin e tyre. Dy autostradat, njëra në pjesën perëndimore të vendit nga Tetova deri në Qafë Thanë, në kufirin me Shqipërinë, dhe tjetra që lidh qytetet Prilep dhe Manastir janë me një gjatësi prej 109 kilometrash. Kostoja e realizimit të projekteve arrin në 1.3 miliard euro, ndërsa afati i ndërtimit të tyre është 57 muaj apo deri në fund të vitit 2027. Por, banorët e…
Grupi parlamentar i Të majtës sot kryetarit të Kuvendit i ka dorëzuar Kërkesë zyrtare me shkrim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI – në bazë të papajtueshmërisë së funksionit deputet dhe kryeministër. “Spikeri i ri i Kuvendit është i detyruar, kur të fillojnë kushtet ligjore për ndërprerjen e mandatit të deputetit, këtë ta konstatojë në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit. Kjo është dispozitë e shprehur ligjore nga Kushtetuta e RM-së, si dhe nga një varg ligjesh të tjera të veçanta: Ligjin për Kuvendin e RM-së, Ligjin për deputetët, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin…

