DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian nuk do të votojë nuk do të votojnë ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, pasi që siç thonë nga ASH-ja nuk pajtohen me atë propozim. Lajmin për TV Shenja e ka konfirmuar zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri. “Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takim, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për…
Author: almakos
Gjatë ditës së sotme (e premte) është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim ishin të pranishëm Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Nikola Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.Në takim u diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE-ja u arsyetuan se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh, transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim.Ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar. Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore. “Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi…
Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja. “Sot (07.06.2024) në ora 02:30 në zonën e Bit Pazarit, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup janë ndaluar Ç.J.(21), D.N.K (21), E.K. dhe Ç.M (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 02:00 në parkingun në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht A.A (31). ) nga Shkupi”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Ata janë ndaluar në stacionin politicor tw…
Me 74 vota “për” dhe 24 “kundër”, Kuvendi ka miratuar nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive. Deputetët që votuan kundër nga LSDM dhe partia E Majta kërkuan tërheqjen e amendamenteve të propozuara, me arsyetimin se ligje të tilla sistematike nuk duhet të miratohet pas një procedure të përmbledhur. Mickoski, i cili nga dje është mandatar për përbërjen e qeverisë së re, duke kërkuar mbështetje për ndryshimet ligjore, tha se ato janë të nevojshme për shkak të reformave në administratë dhe për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj” ka marrë…
Në muajin maj, inflacioni në shitjet me pakicë në vend është rritur për 5,8 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas statistikave, rritja e çmimeve muajin e kaluar në nivel të gjithë ekonomisë ishte 4.5 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Bëhet fjalë për një rritje çmimesh që tashmë kanë pasur një valë rritjeje gjatë vitit të kaluar. ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE “Për një vit, rritja më e madhe e çmimeve ishte për frutat me 22 %, e ndjekur nga sheqeri, çokollata, mjalti, perimet, qumështi, djathi,…
Në vitin 2023 janë regjistruar 14 fëmijë të nënave nën moshën 15 vjeç. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për natalitetin në vitin 2023. Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 7,4 përqind më pak foshnje sesa në vitin 2022. Kanë lindur 16.859 fëmijë, nga të cilët 16.737 kanë lindur të gjallë dhe 122 kanë lindur të vdekur, shumica e të porsalindurve janë meshkuj, pra 50.9 përqind. Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur në gusht – 1558. Sipas moshës së nënës, peshën më të madhe prej 33.0 përqind e zënë lindjet e…
Ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Siç njoftojnë nga DPHM-ja, nga fillimi i javës tjetër temperatura ditore gjithandej do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa pjesë juglindore edhe rreth 40 gradë. Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë deri në vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 74 “për” dhe 24 “kundër”, u miratua nevoja për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive.Ajo që pritet tani është që sot më vonë të mblidhet Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Komisioni Ligjvënës Juridik për të diskutuar mbi çështjen në fjalë, ndërsa më pas pas përfundimit të procedurave, pritet të votohet në seancë plenare. MARKETING
Disa thirrje për shumë emergjenca, mes tyre rreziku i pranisë së gjarpërinjve në ndërtesat e zonave të banuara, janë regjistruar në 24 orët e fundit në numrin 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK). “Në orën 10:44 të ditës së djeshme, në oborrin e ISHP “Crniçe” është raportuar për prani të gjarpërinjve. Është kërkuar reagim i menjëhershëm nga institucioni përkatës për eliminimin e problemit. Në ora 17:02 është vërejtur edhe një gjarpër në oborrin e Qendrës për trajnim në Fakultetin e Sigurisë – Shkup”.“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për shfaqjen e gjarpërinjve në këtë periudhë më të ngrohtë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është sqaruar për deklaratën e tij se “Kosova është atdheu im”, e cila u komentua shumë në opinion, madje edhe nga mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski.Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistë për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij.“Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjona, nga të cilat gjashtë për vozitje pa patentë shofer, gjashtë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.“Gjashtë gjoba janë vendosur për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, shtatë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë. Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit…

