Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është sqaruar për deklaratën e tij se “Kosova është atdheu im”, e cila u komentua shumë në opinion, madje edhe nga mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski.
Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistë për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij.
“Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të sqaroj se Afrim Gashi ka lindur në Shkup, këtu jeton dhe punon me familjen e tij dhe vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut.
Për shkak të opinionit po shpjegoj se deklarata e saktë në intervistën time ishte se “Kosova është vendlindja ose atdheu i prindërve të mi dhe, si të tillë, unë e respektoj për hir të tyre”.
Megjithatë, besoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin aq mirë, sa të mos kërkojmë shpjegime të hollësishme të nocioneve si vendlindja, atdheu ose mëmëdheu, pasi shqipja përdor edhe një emër të përbërë që ndërtohet nga fjalët mëmë e dhe. Për mua gjëja më e rëndësishme është që me veprat tona të tregojmë se si e shohim ne vendin tonë, cili është përkushtimi ynë ndaj tij, cili është kontributi ynë dhe cili është dallimi mes atyre që e ndërtojnë dhe e pasurojnë atë dhe atyre që e shkatërrojnë dhe e vjedhin atë. Pohimet dhe deklaratat patriotike nuk u sjellin dobi qytetarëve dhe ne nuk jemi këtu për të garuar se kush është më patrioti. Mua nuk më pëlqejnë debatet e tilla dhe kjo është hera e fundit që unë deklarohem për këtë temë”, ka shkruar Gashi.
Data 19.07.2025
Aktuale
- VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!
- Takimi Kurti–Limaj: Shpresat për një Kuvend funksional rriten në prag të konstituimit
- Mbretëresha e Algoritmeve: Ai-Da krijon portretin e Mbretit Charles
- Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike
- LSDM publikon emrat e kandidatëve për 16 komuna në zgjedhjet lokale të tetorit
- Tentoi të hapë derën e avionit gjatë fluturimit pas një sherri me stjuardesen, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët (Emri+Foto)
- “Arsimi i lartë ka qenë një dramë!”- Prof. Dr. Et’hem Ruka: Universiteti Luarasi ishte ekselent që në fillim, po e mban me dinjitet vlerësimin
- Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”, Prof. Dr. Et’hem Ruka: Sukses për Shqipërinë! Të rinjtë marrin diplomë elitare