Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit. Sipas njoftimit, në garë janë gjithsej 16 kandidatë, mes tyre edhe dy gra. Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë:Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj. Pas dorëzimit të dokumentacionit, një komision i posaçëm do të bëjë verifikimin e kushteve ligjore dhe më pas do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët, përpara…
Author: almakos
Shqipëria dhe Serbia kërkojnë anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Në një artikull të përbashkët për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përshkruan idenë e tyre si një integrim funksional të pjesshëm që do të shërbente si hap i ndërmjetëm për të ringjallur procesin e zgjerimit të BE-së dhe për të rritur stabilitetin në rajon. Propozimi i tyre përfshin integrim gradual në tregun e përbashkët dhe në zonën Shengen, por pa të drejtë për komisioner në Komisionin Evropian, pa anëtar në Parlamentin Evropian dhe pa të drejtë vetoje — të…
Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me perspektivën evropiane të vendit. Ai thekson se Kosova është larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Serbinë dhe institucioneve që do ta mundësonin këtë përparim. Arifi shprehet se Parlamenti Evropian ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të ecë përpara në rrugën evropiane pa një progres të dukshëm në bisedimet me Serbinë. Ai thekson se situata aktuale është alarmante dhe kërkon një vëmendje të menjëhershme nga institucionet kosovare. “Perspektiva e vetme e Kosovës është ajo…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka përmbyllur seancën paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish presidentin, ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerë. Gjykata pritet të vendosë të mërkurën që vjen nëse do ta kalojë për gjykim ose jo dosjen në ngarkim të tyre. Gjatë seancës, ish-Presidenti ka kundërshtuar akuzat ndërsa ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama. “Kam qenë shtetar dhe asnjëherë nuk kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të thjeshtë. Nuk kam lëvizur me charter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, është shprehur ish presidenti gjatë seancës paraprake.…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga ekspertiza, ndërsa konfirmohet se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga Policia pas denoncimit të familjarëve të së ndjerës. Dje u tha se e reja ishte shtatzënë, ndërkohë që ekspertiza vërtetoi të kundërtën. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është…
Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi sot për një rritje të pritshme të çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tyre mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Nga BDI thonë që institucionet të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset, duke ofruar edhe gatishmërinë për të mbështetur vendime në Kuvend për zbatimin e masave emergjente. “Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër ndaj paralajmërimeve dhe të injorojë rreziqet që kërcënojnë standardin jetësor të qytetarëve, duke mos ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ata nga goditjet e reja të çmimeve. Të gjitha parashikimet profesionale dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese. Siaps tij, shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka shkraur Osmani, raporton SHENJA. MARKETING
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), raporton gazetarja Klodiana Lala. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë. Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e…
Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend, thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.“Ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente për vendosjen e parimit të Badenterit gjatë votimit të ligjeve që sillen me Badenter në Kuvend, ose ligjeve dhe dispozitave të tjera që prekin të drejtat dhe barazinë e bashkësive etnike në vend.Aleanca për Shqiptarët dhe Kryetari, Ziadin Sela,…
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot paradite (12 mars) për seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta. Ajo u pa të hynte në godinë dhe para se të kalonte derën komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se “sot ishte filmi i saj në orën 18:00”. Gjithashtu ajo u tha gazetarëve se: “Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës në parlament, filmi im pasdite…”, tha ajo ndër të tjera. Po kështu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Avokati Cakrani u…
Juristët peshojnë efektet e vendimit të pritshëm të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK jo vetëm në hetimin e mëtejshëm të dosjes “Balluku”, por edhe në raste të tjera të ngjashme në të ardhmen, ku subjekte do të jenë ministra dhe deputetë. Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të votojë të enjten (sot) mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Votimi pritet gjithsesi të jetë një formalitet, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca…

