Nga Basir Çollaku “Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Po ne?! Ne kemi shumë më shumë se kaq. Prodhojmë ankorim për anije ruse të sanksionuara në kohë embargoje. Sigurisht edhe për ato me ngarkesa mbetjesh kimike dhe toksike. Prodhojmë magazina për ilaçe surrogate në afate skadence nga vende me standard jo BE-USA. Prodhojmë…
Author: almakos
Edhe dy ditë pas publikimit të spotit për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Hristijan Mickoski, vazhdojnë reagimet dhe kritikat. Bashkimi Demokratik për Integrim i ka ndarë vërejtjet e tij për këtë spot. Kritika kryesore e tyre qëndron në atë që siç thonë shqiptarët nuk ekzistojnë në rrëfim, ndërsa shtojnë se Qeveria ka zgjedhur të paraqesë një version ekskluzivisht maqedonas të tij. MARKETING Bashkimi Demokratik për Integrim “Spoti është vetëm në gjuhën maqedonase. Artistët janë maqedonas. Në spot nuk ka Marrëveshje të Ohrit, dokumentin që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e karakterit multietnik të…
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e 6-të të hotel “Radisson” në Tiranë. Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një kondicioner, ndërsa situata është drejt normalizimit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Situata është vënë nën kontroll brenda disa minutash.
Fondi i Sigurimit Shëndetësor thotë se problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk është si rezultat i problemeve teknike ose ndërprerje e sistemit të Fondit, por atyre nuk u janë paguar kontributet. Ata sqarojnë se sigurimi shëndetësor aktivizohet automatikisht pas evidentimit të kontributeve të paguara. Siç bëjnë me dije përfaqësues të Fondit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në koordinim për realizimin e procedurave të nevojshme për tejkalimin e situatës në kohë sa më të shkurtë. Fondi i Sigurimit Shëndetësor “Sipas të dhënave të regjistruara në sistem, në Ministrinë e Brendshme janë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat të partisë për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme lokale. MARKETING Nga BDI-ja thonë se kandidatura e Jahijit synon të sjellë një qasje të re në drejtimin e komunës, me fokus te zhvillimi, investimet dhe shërbimet për qytetarët. “Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës. Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete…
Kënga e njohur “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës. Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjalë”, një prej këngëve më të njohura të repertorit të Shkurte Fejzës. “I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim. Përfshirja e këngës së saj në këtë produksion shënon një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar…
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet anëtare të Bashkimit Evropian panë një rënie në përdorimin e duhanit dhe produkteve të lidhura me të në vitin 2025, ndërsa shumica e vendeve në rajon, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, panë një rritje të ndjeshme në konsumin e cigareve. Maqedonia është ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të përditshëm të duhanit dhe produkteve të lidhura me të në Evropë, me pothuajse një në katër qytetarë mbi 16 vjeç (22.5% në vitin 2022) që janë përdorues të përditshëm. Edhe pse shkalla në Maqedoni është nën mesataren e vendeve kryesore…
Këto janë pamjet e siguruara nga News24 këtë të martë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku në temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, kafshët shihen të rraskapitura, të lodhura e të sëmura, ndërsa përpiqen, në një ambient që nuk i ngjan aspak habitatit të tyre natyror, të kapin hijet e rralla që mund t’i mbrojnë nga dielli përvëlues. Arinjtë, luani, ujku, por edhe kafshë të tjera, si lopët dhe kuajt, shihen duke u përpëlitur nga vapa dhe etja, në ambiente që të lenë dyshimin se nuk ofrojnë kushtet minimale për përballimin e këtij të nxehti ekstrem që ka…
Një gjykatë penale në Damask dënoi sot në mungesë me dënimin me vdekje ish-presidentin sirian Bashar al-Assad pasi e dënoi atë për vrasje me paramendim, torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu. MARKETING Gjykatësi Al-Arian i Gjykatës së Katërt Penale në Damask tha se dëshmia e dëshmitarit vërtetoi rolin e Asadit në krimet si “vendimmarrësi më i lartë” dhe se ai ka përdorur institucionet shtetërore për të lehtësuar kryerjen e tyre. Gjykata e dënoi Assadin për vrasje me paramendim të viktimave të shumta, përfshirë fëmijë, torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit, dhe…
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së, në një konferencë për shtyp sot tha se në afërsi të burimit të ujit në Rashçe po digjet një deponi ilegale, me çka është edhe një kërcënim për ujin. MARKETING “Në veri, në afërsi të burimit të ujit Rashçe, një katastrofë e re ekologjike po digjet. Një kërcënim i ri për ujin e pijshëm të pastër po ndodh këtu në zonën e mbrojtur ekologjike të Rashçe, dhe kjo është para syve të qeverisë së Mickoskit”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së, në një konferencë për shtyp sot. “Zona përreth…
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë-Sarandë, ku një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës që të çon në fshatin Bajkaj, në afërsi të një pike karburanti. Sipas informacioneve, autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, me targë AB017PD dhe me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Ndërkohë i plagosuri Agim…
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së hënës një zonë të banuar në fshatin Orenjë, në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd, duke vënë në rrezik të paktën një banesë private dhe godinën e Shkollës së Mesme të Bashkuar të zonës. Flakët u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë me banesat dhe institucionin arsimor. Menjëherë pas marrjes së informacionit për rënien e zjarrit, strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në Librazhd u mobilizuan për ndërhyrje. Në operacion u…

