Author: almakos

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme (9 korrik) në kryeqytet, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje’. I riu i identifikuar si Korado Mile, banues në kryeqytet, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg. Përveçse në Tiranë, Korado ishte i shpallur në kërkim dhe nga policia e Durrësit dhe Shkodrës po sërish për vjedhje. NJOFTIM Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet dhe ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë, për veprën penale “Vjedhja”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektiv të uniformave blu në Tiranë, pasi dyshohet të ketë falsifikuar dokumente, duke ndihmuar kështu kandidatët përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë. Sipas njoftimit, inspektori 29 vjeçar, i identifikuar si Gj.Gj., ka kryer veprat penale si më poshtë: “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”. Hetimet ndaj rastit po vazhdojnë për implikimin e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme. NJOFTIM Shkodër, ndalohet një punonjës policie. Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë…

Lexo më Shumë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar kompaninë “5D”, e njohur për përfitimin e tenderave abuzues. Në bazë të hetimeve të prokurorëve, ka rezultuar se shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga kompania “5D Konstruksion” sh.p.k. që përbënin produkt të veprës penale, janë nxjerrë jashtë sistemit bankar përmes skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje ‘cash’ nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë riinvestuar në aktivitetin tregtar të kompanisë. SPAK ka sekuestruar pasuritë si më poshtë: Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme…

Lexo më Shumë

Qytetarët që kanë debi të akumuluara ndër vite për shkak të mospagesës së rregullt të faturave të energjisë elektrike kanë afat që deri në fund të këtij viti të kenë lidhur një akt marrëveshje me OSHEE-në, me qëllim për të përfituar nga skemat lehtësuese që ul kamatëvonesat nga 50-100 për qind. Pas një analize që OSHEE ka bërë mbi arkëtimet, rezulton një debi në vlerën e 85 miliardëve, një të tretën e të cilës e zënë institucionet publike, ndërsa pjesën dërrmuese qytetarët. Nisur nga kjo, OSHEE ka dalë së fundmi me një skemë të re lehtësuese për shlyerjen e këtyre…

Lexo më Shumë

Orët e para të mëngjesit një 22 vjeçar me origjinë shqiptare mbeti plagosur në Greqi për shkak të një atentati me armë zjarri, teksa disa persona që po udhëtonin me automjetin tip ‘Audi’ hapën zjarr ndaj makinës ‘Smart’ ku ndodhej i riu shqiptar si pasagjer. Dhjonisi Kapllani, me origjinë nga Erseka mbeti i plagosur tek kofsha, jashtë rrezikut për jetën, teksa u braktis nga drejtuesi i mjetit me të cilin po shoqërohej. Mësohet se ka qenë një ‘Audi’ Q2 që ka ndjekur ‘Smart-in’, ku ndodhej dhe i riu shqiptar, e teksa të dy makinat kanë ndaluar, ishte Dhjonisi Kapllani ai…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (07.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 gjoba, nga të cilat: 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për kalim në semafor të kuq, pesë gjoba u shqiptuan për mosvënien e rripit të sigurimit, 13 për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletës…“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë fshatrat e bashkisë Dropull. Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shprehet se helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura kanë ardhur në ndihmë të operacionit për shuarjen e zjarreve. Gjithashtu nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme. Postimi Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një euro blihet me 99.7 lekë dhe shitet me 100.4 lekë. Një dollar do të blihet me 91.9 lekë e do të shitet me 92.8 lekë. Përsa i përket frangës zviceriane do të blihet me 102.2 lekë e do të shitet me 103.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 117.7 lekë dhe do të shitet me 118.7 lekë.

Lexo më Shumë

Zhvillimet ekonomike në vend po pësojnë një zhvendosje të dukshme nga aktivitetet e prodhimit drejt shërbimeve dhe kjo tendencë ka qenë e fortë, sidomos në vitin 2023. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se sektorët e prodhimit, industria dhe bujqësia kanë ulur peshën në totalin e punësimit, teksa është rritur kontributi në punësim i sektorit të shërbimeve dhe administratës publike. Në vitin 2023 ishin të punësuar 1,327,042 persona, 28,662 më shumë, ose me rritje 2.2% në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë, me 32.3% të totalit të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sonte në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila i referohet “marrëveshjes xhentëllmene” për postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, theksoi se është e vërtetë se kjo pozitë nuk është e rregulluar me ligj, siç nuk ka qenë as në të kaluarën, por është e rregulluar me Rregulloren e Punës së Qeverisë. “Ne kemi një marrëveshje. Unë jam zëvendëskryeministri i parë dhe këtë e ka shpjeguar edhe Kryeministri. Është e vërtetë që nuk është e rregulluar ligjërisht. Mexhiti foli edhe për balancuesin ku tha se një angazhim…

Lexo më Shumë