Orët e para të mëngjesit një 22 vjeçar me origjinë shqiptare mbeti plagosur në Greqi për shkak të një atentati me armë zjarri, teksa disa persona që po udhëtonin me automjetin tip ‘Audi’ hapën zjarr ndaj makinës ‘Smart’ ku ndodhej i riu shqiptar si pasagjer.
Dhjonisi Kapllani, me origjinë nga Erseka mbeti i plagosur tek kofsha, jashtë rrezikut për jetën, teksa u braktis nga drejtuesi i mjetit me të cilin po shoqërohej.
Mësohet se ka qenë një ‘Audi’ Q2 që ka ndjekur ‘Smart-in’, ku ndodhej dhe i riu shqiptar, e teksa të dy makinat kanë ndaluar, ishte Dhjonisi Kapllani ai që zbriti nga mjeti, duke u hapur kështu zjarr nga pala tjetër.
Pas këtij momenti të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi, duke lënë 22 vjeçarin në rrugë.
Menjëherë ka mbërritur policia në vendngjarje teksa i riu u dërgua me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacione, Dhjonisi Kapllani ka dalë ditën e djeshme nga burgu, i dënuar për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Bazuar në hetimet e kryera deri më tani, autori që ka plagosur të riun shqiptar dyshohet të jetë një 26 vjeçar grek, me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.
LEXO EDHE:



