Author: almakos

Prej orës 11:00, në korisnë e djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është vendosur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit me ç’rast gjatësia prej 1.000 metrave, korsia e rrugës për ndalje të detyrueshme dhe korsia për vozitje do të jenë të mbyllura, përderisa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsinë e majtë të rrugës për tejkalim. Siç kumtuan nga LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. ntensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth gjysmë ore. Në vendkalimin kufitar…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, pasi një 13 vjeçar është rrëzuar nga një mjet lundrues “jet ski” dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Mësohet se e mitura është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Vajza kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura. 13-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Sarandës, por më pas mjekët vlerësuan që ajo të dërgohet drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Lexo më Shumë

Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu sot shqetësim për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësoi si të vonuara. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Celibashi theksoi se votimi i Diasporës duhej futur në ligj një vit më parë, sipas qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë do të miratojë Kuvendi për këtë çështje. Ai i bëri këto komente pas një tryeze të rrumbullakët të KQZ-së dhe OSBE-së me partitë politike dhe shoqërinë civile, ku kreu i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran,…

Lexo më Shumë

 Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme (9 korrik) rreth orës 16:00, në një godinë të braktisur në Shijak. Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale K.H. Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka humbur jetën nga ndonjë ngjarje kriminale. Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po…

Lexo më Shumë

Rënia e flokëve është një nga problemet më të zakonshme të njerëzve sot. Si burrat ashtu edhe gratë mund të preken nga ky shqetësim dhe nevoja për ta trajtuar është gjithnjë prezente. Kjo sepse flokët shpesh mund të bëhen të pabindur e të dobët për një sërë arsyesh. Një ndër më të përhapurat është dëmtimi nga faktorët e jashtëm, por edhe trashëgimi gjenetike e të pasurit flokë të rrallë. Cilido qoftë rasti juaj, nëse po përjetoni humbje të flokëve kini parasysh trajtimet natyrale dhe këshillat e mëposhtme: Kujdes me ushqimin Ushqimet që konsumoni gjatë ditës tuaj normale ndikojnë drejtpërdrejt edhe…

Lexo më Shumë

Aderimi në NATO forcoi sigurinë tonë kombëtare, përmirësoi pozicionin tonë ndërkombëtar dhe hapi mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik. Kështu deklaroi kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s. Sipas tij, përmes anëtarësimit në NATO, LSDM ka konfirmuar përkushtimin e partisë për zhvillim, vlera demokratike, paqe të qëndrueshme dhe siguri. Venko Filipçe “Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë, kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve. Socialdemokratët ndërmorën hapa vendimtarë në këtë drejtim, që me Marrëveshjen e Prespës në…

Lexo më Shumë

Një ditë pas aksidentit të autobusit të Ndërmarrjes së Qarkullit Publik, sot ka reaguar vet shoferi i autobusit të Linjës 2. Na japin të vozisim autobusë me defekt, prandaj dje autobusi doli nga rruga dhe u përplas në rrethojën prej betoni afër QT “Mavrovka”. Kështu u shpreh shoferi Ferzi Arifi, në një konferencë për media para selisë së NQP “Shkup” të cilën e organizoi Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM). Në aksidentin e djeshëm, përveç shoferit Arifi, është lënduar edhe një grua. Ndërkaq, kryetari i sindikatës Marjan Risteski, tha se fajtor për aksidentin është menaxhmenti i kompanisë, i cili…

Lexo më Shumë

Shoqërimi i rrugëve me mbeturina ka bërë kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovskin, që të reagoj ndaj Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” e cila është nën kompetencat e kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Kostovski ka reaguar duke thënë se gjendja e Komunës së Butelit është alarmante ku ekipet nuk janë paraqitur në shumicën e territorit të Komunës së Butelit. DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT “Gjendja në Komunën e Butelit është alarmante, për më shumë se dhjetë ditë ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup që janë nën komandën direkte të Danela Arsovskës nuk janë paraqitur në shumicën e…

Lexo më Shumë

Pesë denime me burg dhe një denim me kusht, u shqiptuan për rastin “Zinxhiri”, që ka të bëjë me evazion fiskal. I akuzuari i parë Sasho Vuçkov është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg, babai i tij poashtu me 2 vjet burg dhe 1.000 euro gjobë, ndërsa nëna e të akuzuarit të parë është dënuar me 1 vit e 11 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Dy të akuzuarit e tjerë, të cilët u deklaruan fajtorë, morën 2 vjet burg dhe nga 1000 euro gjobë secili. Vetëm një nga gjashtë të dyshuarit që u deklaruan fajtor një ditë më…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit, raportojnë mediat gjermane. Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj. Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas. Aktualisht nuk ka një urdhër…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga tuneli i Llogarasë i cili u hap vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë shkruan se prej datës 5 korrik, e deri më sot  (9 korrik), përmes këtij tuneli kanë kaluar  41 mijë automjete. “Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkruan Rama. [embedded content]

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë. Organi hetues kërkoi sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë. Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e  tij e…

Lexo më Shumë