Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku u mor në pyetje një orë nga prokurorët e posaçëm. Ndreu është shprehur për media se ai ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Socialisti shprehet se ndodhet në këtë akuzë për shkak të denoncimit nga Partia Demokratike mbi një problem procedure, ku PD-ja në Lezhë nuk është dakord që të shtrohet trotuari për qytetarët. Sipas tij e gjitha është një kallëzim politik, e nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Pjerin Ndreu u paraqit i vetëm në ambientet e Prokurorisë…
Author: almakos
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu është paraqitur ditën e sotme (10 korrik) në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Ndreu ka mbërritur në institucion rreth orës 10:00. Janë siguruar pamjet në momentin kur Pjerin Ndreu ka hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme i vetëm. Nuk dihet ende përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, priten informacione të mëtejshme. [embedded content]
Greqia ka dërguar dy avionë të tipit Canadair për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kanë kapluar Dropullin dhe Finiqin. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, teksa cilëson se avionët grekë vijnë si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, duke u ardhur në ndihmë forcave tona. Gjithashtu Peleshi shpreh mirënjohje për qeverinë italiane dhe kroate për gatishmërinë e tyre për të sjellë mjete ajrore në ndihmë të shuarjes së zjarrit. Postimi i Niko Peleshit: Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në…
Në Uashington vazhdon Samiti i NATO-s, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të formimit të Aleancës në vitin 1949. Tema kryesore janë sigurimi i mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën, planet për parandalimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të Paktit, forcimi i industrisë dhe investimeve të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale. Sekretari i përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi mbrëmë se pret që në Samit të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës, si dhe vendime për forcimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën. Në Samit merr pjesë edhe delegacioni qeveritar i Maqedonisë me në krye…
Një djalë 13 vjeçar shqiptar ka telefonuar policinë në Civitanova Marche (Macerata), duke i kërkuar ndihmë, pasi i ati po e dhunonte. “Ejani se babi po na rreh” ka qenë thirrja e tij në telefon. Kur uniformat blu mbërritën në adresën e dhënë nga i mituri, ata gjetën dy fëmijë të mitur në rrugë, të përlotur e një prej tyre kishte shenja dhune në trup. 13 vjeçari ka shpjeguar se në banesë po dhunohej e ëma, një grua 42 vjeçe, me origjinë shqiptare. Efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së lënduar dhe dy fëmijëve të mitur. Kur policia…
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se kjo javë do të shënojë valën e tretë të të nxehtit afrikan për këtë vit, e shoqëruar me mot shumë më të ngrohtë se mesatarja dhe me temperatura maksimale që në disa zona në regjion, do të kalojnë edhe 40 gradë Celsius. ASHNA njofton se kjo valë e nxehtë dhe relativisht e gjatë, do të intensifikohet do të vazhdojë edhe në fundjavë. Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 34°C – 39°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 18°C – 23°C. Ndërkaq, për sot nga Instituti…
“Në 20 vjet e fundit ma shumë ka qeverisë LVV-ja se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën (AAK), e unë po ta jap bilancin e qeverisë 18 mujore të Haradinaj dhe qeverisë 4 vjeçare të Kurtit,” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Gjatë diskutimit me Dibran Hoxhën, Tahiri i thotë se për 18 muaj AAK-ja ka punuar më shumë se qeveria Kurti në 4 vjet qeverisje. “Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e kemi bë statutin e Trepçës, i kemi bërë 50km autostradë, i kemi nisë autostradat që kanë qenë të buxhetuar, i kemi bërë ligjet…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zgjedhjet që bëjnë për të konsumuar ushqime jashtë në këtë periudhë të vitit, për shkak të temperaturave të larta. Gjithashtu kujdes duhet treguar edhe në shtëpi, për mënyrën e gatimit dhe ruajtjes së ushqimeve. Teksa renditen dhe një sërë këshillash që duhen pasur parasysh si më poshtë: Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit! Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë…
Përvojat e Francës, si një nga shtete udhëheqëse në Bashkimin Evropian, në pjesën e energjetikës, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër mund të jenë shumë të rëndësishme për shtetin, ishte konkluzioni nga takimi i sotëm i ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska me ambasadoren franceze në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner. Siç qëndron në kumtesë, është arriturë marrëveshje për bashkëpunim me intensiv dhe shkëmbim të opinioneve dhe përvojave me ekspertë francezë në pjesën e energjetikës. Bozhinovska e theksoi transparencën për investime franceze në sektorin e energjetikës, duke pasur parasysh praninë e kompanive franceze në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit, krahas të tjerave janë…
Spanja dhe Franca përballen sot në gjysmëfinalet e EURO 2024 në Mynih, në atë që është cilësuar si një tjetër finale e parakohshme e turneut. Përballë vendoset skuadra që ka dhuruar lojën më të bukur gjatë këtij edicioni, me ekipin më cinik të turneut, i cili ka shkuar deri në këtë pikë çuditërisht falë 2 autogolave, një penalltie në kohë të rregullt dhe një serie penalltish në çerekfinale. Dy ideologjitë e ndryshme të futbollit do të përballen sot në Mynih, për të caktuar një finaliste, me shumëkënd që mendon se ky duel do të jetë ai i cili do të…
Një aksident ka ndodhur në Korçë, në unazën e qytetit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka përfunduar në lulishte duke dëmtuar lehtë një të moshuar që po pushonte aty. Ndërkohë, policia po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot në Uashington pati takim me ish amabsadorin e SHBA-së Filip Riker, me të cilin bisedoi për sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe mbështetja që na nevojitet për realizimin e interesave strategjike. “Vizitën në Uashington e shfrytëzova për takim me ish ambasadorin e SHBA-së Filip Riker. Diskutuam për sfidat me të cilat përballet Maqedonia, mbështetjen e cila është e nevojshme për realizimin e interesave strategjike. Diskutuam edhe për potencialin që e ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik. Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, shënoi në Fejsbuk kryeministri Mickoski.…

