Spanja dhe Franca përballen sot në gjysmëfinalet e EURO 2024 në Mynih, në atë që është cilësuar si një tjetër finale e parakohshme e turneut.
Përballë vendoset skuadra që ka dhuruar lojën më të bukur gjatë këtij edicioni, me ekipin më cinik të turneut, i cili ka shkuar deri në këtë pikë çuditërisht falë 2 autogolave, një penalltie në kohë të rregullt dhe një serie penalltish në çerekfinale.
Dy ideologjitë e ndryshme të futbollit do të përballen sot në Mynih, për të caktuar një finaliste, me shumëkënd që mendon se ky duel do të jetë ai i cili do të prodhojë edhe emrin e ekipit fitues të turneut.
LIVE SPANJË-FRANCË 2-1
21′ Lamin Jamal / 9′ Kolo Muani
NGJARJET KRYESORE
21’ GOOOL SPANJA! Magji e Lamin Jamal i cili shmang dy lojtarë dhe lëshon një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposht Menja. (VIDEO)
19’ Zbritje e shpejtë e Mbape në krahun e majtë, ai tenton portën brenda zonës dhe gjuajtja e tij devijohet jashtë pas dy devijimesh.
13’ Navas ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rabio.
12’ Një top në zonë nga spanjollët nuk devijohet drejt portës me kokë nga Morata.
9’ GOOOL FRANCA! Mbape nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku Kolo Muani me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
7’ Top në thellësi i Kolo Muani për Mbape, Navas me mjeshtëri i heq topin sulmuesit para se t’i drejtohej portës.
5’ Lamin Jamal nga e djathta e sulmit harkon në shtyllën e dytë një top perfekt për Fabian Ruiz, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)
2’ Fabian Ruiz Hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në shtyllën e dytë nuk gjen askënd.
1’ Nis dueli i parë i gjysmëfinaleve.
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJA: Unai Simon; Hesus Navas, Naço, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Niko Uilliams; Morata.
Trajner: Luis De La Fuente
FRANCA: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, T. Hernandez; Kante, Tçuameni, Rabio; Dembele, Kolo Muani, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp
PANORAMASPORT.AL