Në moshën 57-vjeçare ndërroi dje kryeredaktori i gazetës “Panorama” dhe gazetari i njohur, Aristir Lumezi, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Lumezi nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që i preu jetën në mes në moshën 57-vjeçare. Pavarësisht se luftoi me gjithë forcat e tij për të mposhtur sëmundjen, ai i mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas pikëllim të thellë. Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Lumezi ka qenë gazetar i politikës për dy dekada…
Author: almakos
Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2023, është 21.286, duke shënuar 11,3% vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Jetët e humbura nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe ato të frymëmarrjes shënuan rënie gjatë vitit të kaluar, por ato me sëmundje tumorale shënuan rritje. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, vdekjet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” zënë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara me 51,7%, duke vazhduar të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grup-sëmundje kanë shënuar rënie me 15,9%. “Sëmundjet…
Sot është finalizuar me sukses nisma e AMA-s për ngritjen e një prej instrumenteve më të rëndësishëm të tregut audioviziv. Pas një pune 6-mujore, është zyrtarizuar Komiteti i Përbashkët i Industrisë, i cili do të hedhë hapat e mëtejshëm për fillimin e procesit të Matjes së Audiencës. Pas një procesi nxitës për palët, drejtuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, pas disa tryezave të organizuara me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë OSHMA-ve dhe agjencive të marketingut, si dhe pas përzgjedhjes së 3 televizioneve bartës të licensave rajonale, KPI është e plotë dhe gati për të vijuar më tej. Tanimë si një…
“Në takimin e djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski, biseduam për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe kthimin e tyre në nivelin e vitit 2017 kur u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë”, tha kryeministri bullgar Dimitar Glavçev para fillimit të vazhdimit të sotëm të Samitit të NATO-s në Uashington. “Të dy ishim të këtij mendimi, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk ka asgjë më të mirë se marrëdhëniet e mira dhe të mira mes fqinjëve. Madje mund të thuhet se ne jemi më shumë se fqinjë me Republikën e Maqedonisë së…
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-uzinën e baterive në Berat, duke rrezikuar banesat e disa qytetarëve aty parë. Mësohet se zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”. Pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse. Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit, zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij, duke shmangur rrezikun. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i cili ndodhet në Uashington në Samitin e NATO-së, në një dalje për mediat tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve, që të paktën 2% e Bruto Prodhimit Vendor të investohet në moderinizimin e ushtrisë. “Dhe ne do të japim kontributin tonë, Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë dhe të promovojë vlerat në atë mënyrë. Si Qeveri, ne duam të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe të konfirmojmë shpirtin liridashës të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas. Ajo që dua të konfirmoj gjithashtu është se…
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e samitit të NATO-s me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Alenacës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet kur është takuar me Presidentin Biden dhe Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stina e verës shkakton shumë vështirësi në shëndetin e një diabetiku. Nëse ky i fundit nuk tregon kujdes ndaj temperaturave të larta dhe ushqyerjes ai mund të përballet me disa probleme. Në këtë artikull do të mësoni për kujdesin që një diabetik duhet të tregojë gjatë stinës së verës. Dëmtime të nervave Komplikimet që shkakton diabeti i tipit 2 kanë tendencën të përkeqësohen në stinën e verës. Një prej këtyre komplikacioneve është dëmtimi i nervave që shkaktohet nga kombinimi i temperaturave të nxehta dhe lagështisë. Dëmtimet e nervave më pas mund të ndikojnë shumë organe në trup përfshirë aftësinë vetëfreskuese…
Opozita do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Himarës më 4 gusht me shqiptaro-amerikanin Petro Gjikuria. Sipas gazetarit Osman Stafa, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria do të garojë përballë kandidatit të mazhorancës, Vangjel Tavo. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht. Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Beleri nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk u lejua të betohet para Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte…
Temperaturat vazhdimisht do të jenë në rritje dhe do të arrijnë edhe në 42 Gradë Celsius. Kurse rritja e lagështisë së ajrit, do të krijoj ndjesinë e temperaturës edhe më të lartë nga ajo që matet. Kështu paralajmërojnë sinoptikët e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Ata shtojnë se me qenë se ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë , do të jetë aktive faza portokalli. Julijana Fidanoska-Mishkoska, sinoptikane “Nga e premtja presim që temperatura të ketë rritje graduale, kështu që deri të ejten e ardhshme do të kemi mot shumë të nxehtë, me temperatura që do të arrijnë edhe deri…
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime për qytetarët se si të ruhen ndaj temperaturave të larta. MSH-ja bëri thirrje që të konsumohet sa më shumë ujë gjatë gjithë ditës, të shmanget dielli në periudhën 10:00-16:00 dhe të përdorët krem mbrojtës. Ministria ftoi edhe për pauza të rregullta nëse punoni jashtë. “Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Më herët ka reaguar edhe Instituti Hidrometeorologjik. IHMK…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 10 vota për ka votuar për të pezulluar subjektin politik “Graðanska Inicijativa Gore”, kjo për shkak që ky subjekt politik nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor me datën e paraparë e që ka qenë 20 qershori i këtij viti. Por, i është dhënë afat prej 45 ditësh që të mbajë të njëjtin. Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ishte ai që dha këtë rekomandim, duke thënë se Kuvendi është dashur të mbahej më 20 qershor. “Kuvendi i radhës për t’u mbajtur nga ky subjekt politik data e fundit…

