Author: almakos

Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se për ndryshimet kushtetuese janë në koordinim dhe janë duke punuar me partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë që të ndodhin këto ndryshime. Mexhiti tha qeveria së shpejti do t’i ketë mbi 80 deputetët.“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi…

Lexo më Shumë

Avokati kosovar, Arianit Koci po vazhdon betejën procedurale në Beograd për rikthimin e trupit të Faton Hajrizit në vendlindje. Koci ka treguar në detaje bisedat e tij me zyrtarët e institucioneve në Beograd. “1.I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim.Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë.Nuk e fshihte.2.E kishte njohur policin e vrarë.“Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur.“Shko në stacionin e policisë. Po të presin.” – ishte lamtumira e…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj u përfshinë nga flakët, ku u dogjën parcela të mbjella me ullinj e pemë frutore e sipërfaqe pyjore, duke rrezikuar gjithashtu dhe banesat. Policia e Kavajës ka arrestuar dy autorët e këtij zjarri masiv. Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar kanë ndezur flakët në pronat e tyre për të djegur mbeturina, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke bërë që zjarri të shpërndahet më tej. Në pranga ka rënë B.H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj dhe Z.S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj. Ata akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës…

Lexo më Shumë

Me rihapjen e çështjes së “21 janarit”, Gjykata e Tiranës ka dorëzuar dosjen e plotë të saj në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi është konfirmuar nga gazetari për Balkan Web, Igli Çelmeta. Me datë 15 korrik, SPAK ka proceduar me regjistrimin e çështjes “21 janari”, për veprat penale: -“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” dhe “ë”, si dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë -“Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248…

Lexo më Shumë

Seanca paraprake e “Sterilizimit” është shtyrë për shkak të mungesës së një avokati. Kjo seancë do të mbahet më 12 shtator 2024. Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit për herë të parë në sallë, që pas arrestimit të tij për hetimet që po kryhen ndaj abuzimeve me fondet evropiane për SASPAC. Beqaj është shprehur se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta. Ai ka kërkuar të bëjë një deklaratë për këto akte procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ka ndërprerë. Shkak është bërë mungesa e mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Lexo më Shumë

Dy shqiptarë në Itali kanë vjedhur një banke dhe kanë tentuar dy herë të grabisin institucionet e kredive. Në gjurmët e tyre ka rënë policia italiane, teksa ka arrestuar njërin prej tyre dhe tjetri është i shpallur në kërkim. Ngjarja e vjedhjes së bankës ka ndodhur nga fundi i marsit, ndërsa nga fillimi i muajit mars tentuan grabitjen e 3 institucioneve kredidhënese. Në banesën e tyre në Caorle, në provincës e Venecias, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike, të tipit hashash.

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Tabanovcë sot në mëngjes pritja për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është nga 30 deri në 40 minuta, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM gjithashtu njofton për frekuencë të shtuar të automjeteve jashtë zonave urbane. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 46 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi në muajin qershor arriti të vjedhë një banesë, e po kështu tentoi të kryente të njëjtën vepër penale në 3 të tjera. Në pranga ka renë 46 vjeçari G.B., banues në Laç. Pasi ka vjedhur banesën e shtetasit E.D., ka tentuar vjedhjen në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan. Uniformat blu po hetojnë nëse 46 vjeçari ka kryer e vjedhje të tjera të mëparshme. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë pasditen e sotme në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë të Maqedonisë. Sipas informacionit të shkurtër zyrtar të MPB-së për “Fokus”, të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, celularët dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur. “Ministria e Brendshme – Departamenti për Policinë kundër krimit dhe Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar veprojnë sipas Urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake dhe sipas kërkesës së Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsioni. Të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, telefonat celularë dhe dosjet e gjyqtarëve…

Lexo më Shumë

Dy tërmete, epiqendrat e të cilëve i tkaojnë rajonin epiqendror Dellçevë – Berovë, 125 kilometra në juglindje të Shkupit, regjistroi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup. “Tërmeti i parë ndodhi në orën 18 e 28 minuta dhe ishte me manjitudë të matur lokale të Rihterit ML3.6, prëderisa i dyti në orën 18 e 30 minuta me manjitudë lokale të Rihterit ML2.9”, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Sipas të dhënave të deritanishme me të cialt disponon observatori, tërmeti i parë është djerë nga popullata në qytetet Berovë, Dellçevë dhe rrethinë, me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës…

Lexo më Shumë

Pep Guardiola ka dhënë një përditësim për të ardhmen e Edersonit në mes të pasigurisë nëse portieri do të mbetet lojtar i Mançester Sitit këtë sezon. Braziliani ka qenë objekt i interesit nga Liga Pro Saudite, me Al-Itihadin që duket më i gatshëm për të joshur 30-vjeçarin larg nga “Etihad”. Ai luajti 45 minuta të martën mbrëma, ndërsa kampionët e Premier Ligës nisën fushatën e tyre parasezonale me një humbje 4-3 ndaj Sëlltikut. Ederson erdhi nga stoli në pjesën e dytë në vend të Stefan Ortegës. Trajneri nuk ka dhënë asnjë indikacion se çfarë mund të rezervojë e ardhmja. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Pas eliminimit të shpejtë nga Liga e Konferencës dhe disa ditëve pushim, Vllaznia rinisi dje përgatitjet për sezonin e ri, që fillon më 18 gusht. Skualifikimi që në turin e parë të kompeticioneve europiane dhe sidomos ajo humbje turpëruese në Shkodër, kanë lënë një shije të keqe në ambientin futbolldashës kuqeblu. Madje tashmë ka edhe jo pak skepticizëm për Vllazninë e sezonit të ri, nëse mund të jetë në nivel të lartë për të pretenduar titullin, apo jo. Lëvizjet në merkato kanë qenë të rëndësishme, me afrime si Gurishta, Deliu, Kahrimanoviç, Qato e Bajrami, ndaj dhe në parim skuadra kuqeblu…

Lexo më Shumë