Dy shqiptarë në Itali kanë vjedhur një banke dhe kanë tentuar dy herë të grabisin institucionet e kredive. Në gjurmët e tyre ka rënë policia italiane, teksa ka arrestuar njërin prej tyre dhe tjetri është i shpallur në kërkim.
Ngjarja e vjedhjes së bankës ka ndodhur nga fundi i marsit, ndërsa nga fillimi i muajit mars tentuan grabitjen e 3 institucioneve kredidhënese.
Në banesën e tyre në Caorle, në provincës e Venecias, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike, të tipit hashash.