Seanca paraprake e “Sterilizimit” është shtyrë për shkak të mungesës së një avokati. Kjo seancë do të mbahet më 12 shtator 2024.
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit për herë të parë në sallë, që pas arrestimit të tij për hetimet që po kryhen ndaj abuzimeve me fondet evropiane për SASPAC.
Beqaj është shprehur se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.
Ai ka kërkuar të bëjë një deklaratë për këto akte procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ka ndërprerë. Shkak është bërë mungesa e mbrojtjes për një nga të pandehurit.