Me 106 vota pro dhe 2 kundër deputetët në Kuvend votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u dakordësua mes PS dhe PD. Dy votat Kundër ishin te deputetit Enkelejd Alibeaj dhe demokratit Dashnor Sula.Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan për draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas propozimit, në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit.Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor thuhet se listat e partive do të jetë e mbyllur dhe gara do të jetë vetëm për ato pak vende, ku kandidatët nuk e kanë të sigurt që do të jenë brenda listës fituese.Konkretisht, secila parti…
Author: almakos
Pas konferencës për media të VMRO-DPMNE, ka reaguar Drin Ahmeti, pronar dhe menaxher i kompanisë Everest. Ai ka shkruar se në lidhje me kronikën në Televizionin 24 të datës 24.07.2024 me titull “Driton Kuçi ishte Ministër i Ekonomisë kur në vitin 2016 u dha koncesioni për nipin e Ali Ahmetit”, si dhe konferencat për shtyp të publikuara në kanalin zyrtar në YouTube të partisë politike VMRO-DPMNE më 25.07.2024 dhe 26.07.2024 të mbajtur nga Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, ju njoftojmë se është gënjeshtër e plotë dhe informatë e plasuar gabimisht në publik. “Kompania “Everest XhD” SHPKNJP…
Me zërin që i dridhej, Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryetares se Parlamenti. Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla mori fjalën në fund, duke njoftuar se për arsye shëndetësore vendosi që të lërë drejtimin e Parlamentit. Fjala e plote: E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare! Këtu, sot, mbyllet…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ervin Salianji, i cili drejtoi për 4 muaj Komisionin Hetimor për sistemin TIMS ka prezantuar sot në Kuvend mendimin e pakicës. Në fjalën e tij, Salianji publikoi gjetjet e Komisionit Hetimor, ndërsa tha se mazhoranca zvarriti kërkesat për informacion me pretendimin se ka pasur ndryshime të reja ligjore, por në fakt, sipas Salianjit kanë qenë pretekste për të bllokuar dhe për tu bërë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur në sistemin TIMS. “Për shkak se komisioni nuk e kishte ezauruar të plotë veprimtarinë e tij dhe ekspertët e këtij komisioni kërkuan më shumë kohë për shkak të gjetjeve që…
Ministria e Shëndetësisë ka emëruar edhe disa institucione publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut. Nga atje njoftojnë se u.d drejtor në spitalin klinik në Tetovë është emëruar Agim Berisha. “Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar u.d. drejtorë në institucionet e mëposhtme shëndetësore publike: Klinika Universitare për Neurokirurgji – Lulzim Agai Klinika Universitare për Sëmundje të Syve – Natasha Shekerinov. Klinika universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle – Karolina Simonovska. Spitali Special i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” Çair – Pranvera Izairi. Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive – Jasmina Gjorgievska Pavllovska. Klinika Universitare për Kirurgji të Fytyrës,…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend. Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullësinë rezidente dhe jo atë të përgjithshne është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të…
Lojërat Olimpike Paris 2024 janë hapur sot me ceremoninë e zakonshme ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë në këto ditë për të fituar medaljet e lakmuara. Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë menduar që “sfilata” të zhvillohet në varka mbi lumin Senë. Kështu, delegacioni shqiptar ka qenë pjesë e varkës së tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi në këtë paradë të pazakontë.…
Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit ne fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon ne vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe pune por era e forte ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e Mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit. “Zjarri është vendosur nga dore njeriu, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me pare kemi patur temperatura edhe me te larta dhe nuk kemi pat…
Egnatia përballet këtë të diel me Napolin në një miqësore luksi në Itali. Një sfidë e veçantë për rrogozhinasit, por edhe për napolitanët që njohin pak ose aspak futbollin shqiptar. Ndaj “Radio Kiss Kiss Napoli” ka intervistuar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për të mësuar diçka më shumë rreth ekipit rrogozhinas. De Biazi, edhe pse është në kontakt të vazhdueshëm me vendin tonë, ka pranuar se njeh pak gjëra për këtë klub, edhe për faktin se ka pak vite që ka dalë në skenë si një skuadër me pretendime për trofe madhorë në Shqipëri. “E njoh pak, ka…
Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare dhe për pasojë ka ndërruar jetën. Sipas njoftimit të shefit të krimeve të policisë në Tropojë ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbone. Sipas informacionit nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë. Për këtë janë njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova.
Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, pak orë para nisjes së Lojërave Olimpike. Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Macron ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024. Në oborrin e Pallatit Élysée veç Presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve. [embedded content]

