Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare dhe për pasojë ka ndërruar jetën.
Sipas njoftimit të shefit të krimeve të policisë në Tropojë ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbone.
Sipas informacionit nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për këtë janë njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova.