Author: almakos

Ministri i Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi, ku u shpëtuan 11 emigrantë të marrë peng. Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal. “Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur të gjithë deputetëve kritike për dakordësinë që arriti PS dhe PD për listat e kandidatëve për deputet. Në fjalën e tij, Bardhi i ka sfiduar, duke thënë se nëse janë dashnor të listave të hapura le të japin dorëheqjen dhe të kandidojnë si të pavarur. Sipas Bardhit, kush thotë që Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që të hapen 100% listat ose gënjen ose është injorant. Bardhi: Në këtë foltore po flitet për shumëçka, por jo për atë që është thelbi. Po nxirret cdo problem që ka ndodhur në të shkuarën…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë etnike në institucionet shtetërore, me çka rritet numri për punësim i maqedonasve, ndërsa ulet numri i shqiptarëve. Në llogaritjen e re për punësimet është përfshirë vetëm numri i popullsisë rezidente sipas Regjistrimit të fundit. Llogaritja e mëparshme, në të cilën sipas Minçevit nuk ishte respektuar Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik, është nga viti 2022 kur ministër ishte Admirim Aliti. GORAN MINÇEV,MINISTËR I ADMINISTRATËS PUBLIKE “Ndryshimi i përqindjeve të mjetit balancues është bërë ekskluzivisht në përputhje me Ligjin për të…

Lexo më Shumë

Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme për shëndetin, madje mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sklerozës tek njerëzit në moshë madhore. Ky është konkluzioni i një studimi të botuar në prill të këtij viti. Studimi u krye në Korenë e Jugut dhe në të morrën pjesë 473,000 njerëz mbi moshën 65 vjeçare. Në harkun kohor të mbi 6 viteve, 13 përqind e pjesëmarrësve në studim u diagnostikuan me demencë. Prevalenca e kësaj sëmundjeje ishte më e madhe në mesin e meshkujve që kishin një indeks të shëndetshëm të masës trupore por një bel më…

Lexo më Shumë

61 vjet më parë, një tërmet katastrofik rreth orës 05:17 minuta në mëngjes mori 1.070 jetë, 3.000 njerëz u lënduan dhe mbi 200.000 banorë mbetën të pastrehë në qytetin e Shkupit. Më 26 korrik 1963, qyteti i Shkupit u godit më një tërmet prej magnitudë gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”. Për të kuptuar edhe më shumë këto plagë të kësaj date, qytetarët e intervistuar nga Televisioni Shenja, shpjeguan përjetimet e tyre gjatë kësaj dite, ku ishte e vështirë për ata se si të e përshkruajnë, të ndjehen të lumtur që nuk kishin familjarë të vdekur apo…

Lexo më Shumë

Xherri Kardinale, numri 1 i “Red Bird Capital” dhe pronar i Milanit, ka dhënë një intervistë në CBC krah Xhesika Gelmanit, administratore e “Kraft Analytics Group”, një kompani lider në sektorin e të dhënave dhe analitikës në botën e sportit dhe argëtimit me të cilën klubi kuqezi nënshkroi një partneritet të zyrtarizuar dje. Milani në turne për të dytin vit në SHBA. Cili është qëllimi? Mendoj se njerëzit në krye të futbollit amerikan kanë bërë një punë fenomenale, por janë penguar nga fakti që lojtarët në ekosistemin amerikan nuk janë pjesë e atij global. Dhe derisa të ketë një integrim…

Lexo më Shumë

“Me sa di unë, ka indicie për abuzime, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia, përmes shpalljeve të manipuluara, zgjedhjeve e të ngjashme. Ka indikacione të tilla, nëse do të vërtetohen do të tregojë MPB-ja”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për bastisjen e djeshme në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve. Kryeministri Mickoski shtoi se nëse vërtetohen këto indikacione, do të jetë një dëshmi më shumë se Prokuroria dhe gjyqësori janë të kapur nga partia. “Por, nëse vërtetohet, nga ajo që kam në dispozicion, është një hap tjetër…

Lexo më Shumë

Zheng Haohao s’ka mbushur ende 12 vjeç, por është gati për pjesëmarrjen e saj të parë në Olimpiadë. Kinezja e talentuar ka lindur më 11 gusht 2012, vetëm një ditë para përfundimit të Olimpiadës në Londër. Tri edicione më vonë Haohao do të garojë në “Paris 2024” dhe është favorite për medalje e arit në skateboard. Në rast triumfi ajo do të bëhej sportistja më e re në historinë që fitonte medalje olimpike. Rekordi aktualisht i përket notares danezes Inge Sorensen, e cila në “Berlin 1936” triumfoi në 200 metra bretkosë në moshën 12 vjeç e 24 ditë. Para epokës…

Lexo më Shumë

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë për Marsel Baçin dhe Selam Hykën, të cilët janë arrestuar si të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (16 vjeçare) dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion. Bëhet me dije se Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shtetas. Sipas policisë shtetasi Marsel Baçi e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, ndërsa Selam Hyka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur. Selami Hyka 41 vjeç, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka dërguar një sërë kritikash ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi.Bexheti shkruan se dygjuhësia nuk është askund në ftesa, ndërsa për mbledhjet njoftimet bëhen sot për sot.“Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të paktën tregoni dinjitet dhe nëse nuk keni kapacitet që të menaxhoni atëherë…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së Izet Mexhiti, ka folur për rastin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Maqedoni me kërkesë të Serbisë. Mexhiti tha se ka tendencë nga BDI që ky të paraqitet si rasti i parë i arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni. Megjithatë ai tha se po punojnë që ai të lirohet sa më shpejt“Ka tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin se ky është rasti i parë. Ata që i njohin rrethanat e dinë se ka qenë rasti Dugolli, Morina dhe disa raste tjera kur ka pasur pushtet…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë arrestuar tre persona në Tiranë, e kanë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pasi kanë përshtatur një ambient të marrë me qira në lagjen nr.1 të Durrësit, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Në pranga kanë rënë R., 33 vjeç, M.D., 25 vjeçe dhe F.P., 25 vjeçe, ndërsa janë shpallur në kërkim A.S., 42 vjeç, M.R., 30 vjeç dhe K.M., 24 vjeçe, e këta banues në kryeqytet. Personat A.R., M.R., dhe A.S., ishin ata që kishin organizuar ambientin, ndërsa M.D., F.P., dhe K.M., ishin shtetaset që ushtronin prostitucionin. Përgjatë ushtrimit të kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3…

Lexo më Shumë